Kryeministri Kurti është aq kokëfortë me Vuçiqin aq sa janë edhe miqtë tanë kokëfortë me Putinin

Kryeministri Kurti është aq kokëfortë me Vuçiqin aq sa janë edhe miqtë tanë  kokëfortë me Putinin
Kryeministri Kurti është aq kokëfortë me Vuçiqin aq sa janë edhe miqtë tanë  kokëfortë me Putinin

Dr. Hysni Aliu

  • 02 March 2024 - 08:04

Shkruan:Dr- Hysni Aliu

Dikush mundë ta kritikoj z Kurti edhe për atë se përse nuk shkoj në Tiranë në samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, ama edhe kjo ka një arsye edhe objektive edhe subjektive. Nuk mundesh ti që ta ftosh dikë të bashkëngjitet si palaço në një forum të tillë, gjoja për ti ndarë miliardat, e në anën tjetër i mban sanksionet aktive duke i mohuar qindra milion euro vetëm se vendosi rend dhe ligj në vendin e vetë, ndërsa në të njëjtën kohë i njëjti institucion BE dhe SHBA nuk i vendosin sanksione Serbisë që ua plagosi pothuajse 100 ushtarë të KFOR-it dhe që kidnapoj policët e Kosovës, dhe vrau heroin Bunjaku në një aksion terrorist të organizuar pikërisht nga Serbia, për më tepër si shpërblim i ndahen miliardat për investime dhe i hapen kapituj integrimi.

-I përcjell ngjarjet në Kosovë, veprimet e Qeverisë sonë por edhe reagimet e aleatëve tanë perëndimor, po ashtu edhe ato që vijnë nga Vuçiq. I analizoj këto veprime dhe reagimet në to edhe nga aspekti objektiv edhe subjektiv, edhe nga aspekti afatgjatë por edhe afatshkurtër. Nuk e di përse, por unë nuk po mundem të gjej gabime në hapa të kësaj qeverie sa i përket raporteve me Serbinë por edhe me aleatët e Kosovës. Unë jam mësuar ti analizoj gjërat nga formula A. B.C , pra si fillon paraprakisht, çka ndodhe pastaj dhe cilat janë pasojat. Të jem i sinqertë, edhe me ambasadorin Hovenier, edhe unë ndaj mendimin që nuk ka pasur fushatë përgatitore për ndalimin e dinarit, dhe ky është një “ gabim ” i Qeverisë Kurti, por do të doja të di se cili është faktori që e detyroj BQK- në dhe Qeverinë Kurti të vepron në këtë mënyrë? Përse Kurti i dërgoj kryetarët nëpër komunat veriore pa koordinim me aleatët perëndimor, edhe kjo ka një përgjigje.

A fshihet pas të dyja këtyre vendimeve arsyeja e fshehtë që qeveria Kurti e nuhati në dy rastet tendencën për ndarjen e veriut, gjë që u faktua me sulmin terrorist të Radojçiqit e Vuçiqit, apo edhe tani Qeveria Kurti nuhati tendencën e disave në BE dhe SHBA që të bëjnë ndarjen de jure të Kosovës nëpërmes asociacionit me kompetenca ekzekutive, gjë që do të fillonte me njohjen e strukturave paralele dhe pasaportave e dokumenteve që lëshonin ato, dokumente që do njiheshin nga BE- ja, si një derë e hapur për ndarjen de jure të Kosovës. Pra sjelljet e Kurtit janë pasojë e sjelljes së çoroditur e të dëmshme të disa aleatëve me Kosovën, e jo si rrjedhojë e kryeneçësisë apo budallallëkut të Kurtit. Kurti është aq kokëfortë me Vuçiqin sa jeni ju miqtë tanë kokëfortë me Putinin. Tani, para se të mundohen të na e shesin dushkun për gogle, miqve tan ju kërkoj që të tregojnë prapaskenat e filmave të Holivudit, gjëra të cilat nuk i dimë ne por i dini ju dhe i nuhat Qeveria Kurti. Dikush mundë ta kritikoj z. Kurti edhe për atë se përse nuk shkoj në Tiranë në samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, ama edhe kjo ka një arsye edhe objektive edhe subjektive.

Nuk mundesh ti që ta ftosh dikë të bashkëngjitet si palaço në një forum të tillë, gjoja për ti ndarë miliardat, e në anën tjetër i mban sanksionet aktive duke i mohuar qindra milion euro vetëm se vendosi rend dhe ligj në vendin e vetë, ndërsa në të njëjtën kohë i njëjti institucion BE dhe SHBA nuk i vendosin sanksione Serbisë që ua plagosi pothuajse 100 ushtarë të KFOR-it dhe që kidnapoj policët e Kosovës, dhe vrau heroin Bunjaku në një aksion terrorist të organizuar pikërisht nga Serbia, për më tepër si shpërblim i ndahen miliardat për investime dhe i hapen kapituj integrimi. Po e bëj një paralelizëm, psh. nëse në një konferencë për integrimin e vendeve të ish bashkimit sovjetik, do të ftohej edhe Ukraina edhe Rusia, dhe paraprakisht Ukrainës i vendosen sanksione e Rusisë do i jepeshin miliardat, çka mendoni, a do ju vinte Zelenski aty. Mos ardhja e Kurtit në Tiranë do të thotë vafshit në djall me ndihmat e juaja që paraprakisht të kushtëzojnë me shërbime kundër shteti tënd e me lojalitet që i ka hije vetëm një kryeministri që është anti shtetërore. Kurti ju tregoj, që ju mundeni të na fshini nga faqja e dheut, por nuk mundeni të na e thyeni dinjitetin njerëzor e shtet formues, ashtu siç nuk ka mundur ta bënë Serbia kur z. Kurti ishte në burg dhe torturohej në mënyrën më çnjerëzore të mundshme.

Për ambasadorin gjerman e kam një pyetje të thjeshtë: përse për Kosovën BE vendosi për sanksione e për Serbin nuk po gjetka konsensus e si rrjedhojë nuk po munden të vendosen sanksione madje as ndaj Radoiçiqit. Si po del që z. Kurti e Kosova qenkan më terrorist se Radoiçiqi e Vuçiqi.. Përse aleati ynë Gjermania të cilën duhet ta dëgjojmë për çdo gjë, nuk vendosi veto për ta mbrojtur Kosovën nga sanksionet, ashtu siç Hungaria e disa shtete tjera po vendosin veton për Serbinë. A është më lehtë të mbrohet terroristi Radoiçiq që është edhe në listën e Interpolit gjë të cilën po e bëjnë Hungari me disa, apo të mbrohet një shtet që dërgoj kryetarët e komunave në zyrat e veta që ishin të okupuara për 23 vite, kjo edhe falë mbrojtjes nga ju të strukturave paralele serbe.

E për z Hovenier, ambasador i një populli që shqiptarët aq shumë e duan, përse ti identifikohesh me shtetin tënd SHBA në që ne e duam edhe si Shtet edhe si popull amerikan, e kryeministrin tone të votuar me 51% të popullsisë po e ndanë nga populli. Pra si është e mundshme që popullin e ndan nga shteti e shtetin nga populli. Për më shumë, përse ata kryeministrat tjerë që i dirigjonte Lista Serbe dhe robëruan Kosovën për 20 vite ishin për juve partner e aleat e miq e çdo gjë, derisa populli i urrente deri në pafundësi ( po flas për shumicën e popullit që nuk vidhnin së bashku me ta). Zoti ambasador Hovenier, a do të thotë kjo që kryeministër i mirë është ai që ju shërben juve e robëron popullin e vetë e përkrah terroristët si Radojçiqi duke bërë biznes me ta, dhe e kundërta nuk konsiderohet aleat nëse punon për popullin dhe shtetin e vetë.

Cili është definicioni juaj për një burrështetas? A duhet të jetë ai shërbëtor i juaji e robërues i shtetit e kombit të vetë, apo shërbëtor i popullit të vetë e ndërtues i shtetit të vetë, e pastaj aleat besnik i miqve perëndimor. Ju lutem sqarona se çfarë kryeministri po kërkoni, dhe a besoni që një kryeministër që i tradhton interesat e vendit të vetë, mundet të jetë aleat i besueshëm i SHBA- së? Zoti Hovenier, kur ishte çështja e Afganistanit, e tani e Ukrainës, a po çalon z Kurti ne gatishmërinë e tij për të bërë të pamundshmen për të qenë në anën e perëndimit dhe vlerave të përbashkëta tona. Unë nuk kam dëgjuar kritika kurrë nga ju. Zoti Hovenier, përfaqësues i SHBA- ve e jo i popullit amerikan ( kjo nëse mendojmë sikur ju për Kurtin, ” ne qëndrojmë pranë popullit të Kosovës” por indirekt thoni që kryeministrin tuaj me 50% votash nuk ua duam), përse i njëjti kryeministër është maksimalisht bashkëpunues e përkrahës i perëndimit kur kemi të bëjmë me aleancën demokraci kundër diktaturës, e në anën tjetër po është i keq kur po e forcon shtetin e vet duke luftuar kriminalitetin e Serbisë. Përse aleancën e përzieni me robërimin e të qenurit skllav i të fortit, në vend që ti ndani këto dy gjëra. Miku i mirë, kurrë nuk lejon skllavërinë e mikut, e as nuk kërkon nënshtrimin e ti ndaj një armiku siç është Vuçiq.

Për ta thjeshtuar edhe më shumë z Hovenier, Kryetari e Kryeministri janë dinjiteti i popullit, janë babai e nëna e popullit atëherë kur këta dy sillen si baba dhe nënë në qeverisjen e tyre , ashtu siç po e bëjnë Vjosa dhe Albini, andaj mos u mundoni të ju thoni fëmijëve të dikujt se ”juve ju dua e s’ ju lë vetëm, por babën e nënën ti duani me pafundësi”, sepse sado që të jenë naiv, e madje budalla, fëmijët e kuptojnë që babai dhe nëna janë duke u sakrifikuar për ta, ashtu siç janë duke bërë kryetarja dhe kryeministri ynë. Sa i përket asaj të moshuarës 70 vjeçare, që po e përmendni, që u mësua me një sistem dhe donë kohë për t’u ç’mësuar, përse nuk po e pyetni Vuçiqin se përse po e lë atë të moshuar me vuajt, kur me një ndrydhje kodi bankar mundë ti transferon milionat e madje miliardat në Kosovë.

Përse po u dashka të fajësohet BQK ja dhe të izolohet Albini, i cili ja ndanë muaj për muaj pensionin nga shteti i Kosovës edhe të moshuarës 70 vjeçare, e nuk fajësohet Vuçiq i cili thotë ja parat me thasë në Kosovë ja populli Serb do të zhduket nga Kosova. Përse Kosova qenka fajtore, e jo Serbia. A do të thotë kjo që i keqi kurrë nuk është fajtor. Dhe për fund dy çështje: përse qëndrimet tuaja dallojnë aq shumë me ato të Parlamentit Evropian kur është në pyetje Kosova dhe Serbia, a jetoni në të njëjtën botë apo edhe ju jeni ndaras shteti e populli? çka do bënte Amerika ose gjermania nëse psh. Britania e Madhe do të kërkonte nga ju që pasi që jemi aleat për hir tonin të lënë rusin të vendos institucione paralele në vendet tuaja, me arsyetime se rusët janë mësua ashtu e mos të çartet Putini e po na nxë sherri. A ende nuk e mësuat me teatralitetin e Vuçiqit dhe propagandën ruso serbe, në të cilën përfshihet edhe ai rasti i 70 vjeçare. Çka do bëni nesër nëse krejt serbët hyn në grevë urie e spitalet e shkollat ndalin punën, si rrjedhojë bëhet një ” katastrofë humanitare” e improvizuar? Si ju përgjigjeni ju që vet po e nxisni? Mos i ngrini kurthe të tilla shtetit të Kosovës e as popullit perëndimor, sepse nuk ua kemi borxh as ne e as populli i shteteve që përfaqësoni.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".