Devolli i angazhuar për shkatërrimin e Telekomit të Kosovës, argat i operatorit serb me instruksione të Vuçiqit

Devolli i angazhuar për shkatërrimin e Telekomit të Kosovës, argat i operatorit serb me instruksione të Vuçiqit
Devolli i angazhuar për shkatërrimin e Telekomit të Kosovës, argat i operatorit serb me instruksione të Vuçiqit

Dardan Grapci

  • 03 March 2024 - 08:51

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

 

Për ta pastruar thellësisht krimin që ka ndodhur në Telekomin e Kosovës nga grupet mafioze të interesit, mendoj që ka ardhur koha që të aktivizohet edhe AKI-ja, që ti kërkojë me detaje të gjitha marrëveshjet dhe transaksionet që janë bërë, dhe ti intervistoj personat e përfshirë në këtë plan që për qëllim e kanë pasur shkatërrimin e Telekomit të Kosovës. Gjyqtarët të cilët janë korruptuar duhet të largohen nga pozitat e tyre, dhe të arrestohen. E jo të amnistohen ose të lihen të lirë. Njëherit e kam edhe një pyetje për Blerim Devollin

 

 

Për kënd je duke punuar që ta shkatërrosh Telekomin e Kosovës, për Serbi?. Sa po paguheni bre që ta shkatërroni një operator shtetëror të Kosovës? Tregoni haptas a jeni pro serb a jo, sepse sa po shihet haptas jeni duke punuar në favor te MTS-it dhe Partisë së Vuçiqit. -Në situatën në të cilën gjendet Telekomi I Kosovës, konsideroj se duhet të intervenon urgjentisht edhe Qeveria e Kosovës, për ta shpëtuar atë nga prej projekti për rrënim dhe gllabërim nga oligarkët Devolli. Është koha për të ju dhënë atyre grushtin e merituar si grupi mafioz të lidhur ngushtë me strukturat e korruptuara të gjyqësorit i cili akoma është në masë të madhe nën kontrollin e nëntokës së krimit të organizuar, e të cilët pas kërcënimit të javës së kaluar, përmes gjyqësoret të korruptuar, me vendim të Gjykatës Komerciale, i kanë bllokuar llogaritë bankare të Telekomit në kërkim të zhvatjes së 5.7 milion euro në emër të borxhit ndaj ish operatorit Z-Mobile. Të enjten pas dite është njoftuar opinion publik se Telekomit të Kosovës i janë bllokuar llogaritë bankare, pas vendimit të Gjykatës Komerciale lidhur me borxhin prej 5.7 milionë euro I cili po I kërkohet nga ZMobile. Këtë e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në Telekom, Lamih Balaj. Ky hap ndaj Telekomit nga ana e Gjykatës Komerciale vjen vetëm pak dita pas një alarmi publik që e ngritën në konferencë për medie zyrtarët e Telekomit të Kosovës të cilët e kanë cilësuar antiligjor dhe të dëmshëm aktvendimin e Gjykatës Komerciale për kontestin mes Dardafon Net- Z-Mobile dhe Telekomit nga vendimi i Arbitrazhit të viti 2016-s me duke thënë se sipas këtij vendimi, hapen rrugë për bllokimin e llogarive bankare të Telekomit “dhe grabitjen e shumës prej mbi 5.7 milionë € të tjera”. Sikur që dihet, menaxhmenti i Telekomit të Kosovës edhe një javë më parë ka drejtuar akuza serioze kundër individëve brenda Gjykatës Komerciale të cilët sipas tyre po veprojnë njëanshëm në favor të –ish operatorit virtual Z-Mobile dhe po e rrezikojnë seriozisht funksionimin e Telekomit. Lidhur me këtë aferë akuzat janë drejtuar konkretisht kundër gjyqtarit të komerciales Hasan Kryeziu. Ata kanë treguar se me datë 16.02.2024, Telekomi i Kosovës e ka pranuar aktvendimin e Gjykatës Komerciale, Dhoma e Shkallës së Parë, që lidhet me kontestin e dalë nga Vendimi i Arbitrazhit i vitit 2016 i zhvilluar në mes Telekomit të Kosovës dhe kompanisë Dardafon/Zmobile (me pronar Blerim Devolli). Ky aktvendim, i marrë nga gjykatësi Hasan Kryeziu, konsiderohet se është tërësisht antiligjor, i padrejtë, në kundërshtim të plotë me gjendjen faktike, në kundërshtim të plotë me provat e pakontestueshme, dhe më keq, në kundërshtim të plotë me vendimin e Dhomës së Shkallës së Dytë pranë të njëjtës Gjykatë, i marrë me 30.11.2023, dhe një mos respektim i plotë i Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me të drejtën për gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Dhoma e Shkallës së Dytë pranë Gjykatës Komerciale, i ka kthyer tri herë në rigjykim vendimet e Dhomës së Shkallës së Parë për të njëjtin rast, si pasojë e shkeljes së dispozitave ligjore dhe shkeljes së të drejtave materiale të palës debitor (Telekomit të Kosovës), është thënë në reagimin kundërshtues të menaxhmentit të Telekomit të Kosovës. Për të ju kundërvënë kësaj zhvatje makabre, zyrtarët e Telekomit kanë njoftuar se kanë ngritur edhe kallëzim penal ndaj gjykatësit të çështjes Hasan Kryeziut në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Megjithatë është e drejtë dhe e domosdoshme që në këtë rast kriminal të përpjekjes për zhvatje të involvohet për të ndërhyrë dhe gjetur zgjidhjen e drejtë edhe Qeveria e Kosovës, si aksionare e Telekomit që ka derdhur milionat në përpjekje për ristrukturim dhe zhvillim , duke u pajisur me teknologji të re, sidomos në fushën e telefonisë mobile Vala. Veprimet që duhet të merr Telekomi për tu mbrojtur nga zhvatja duhet të jenë akoma më të ashpra, sidomos ndaj atyre që ja krijuan kurthin për ta shkatërruar. Së pari VALA dhe Telekomi i Kosovës duhet ta denoncojnë rishtas penalisht dhe dorëzojnë në Gjykatë ish-drejtorin e Telekomit z. Agron Mustafa i cili ka gisht në këtë aferë kriminale për ta shkatërruar Telekomin e Kosovës. E dyta i bej apel Blerim Devollit që urgjentisht të kërkon të hiqet, anulohet ai vendimin nga gjykata, lë të ja liron Telekomit llogarit bankare dhe në fund ato të holla të cilat i kanë marrë nëpërmjet arbitrazhit disa vite më parë t'ia kthej Telekomit sepse janë marr me hile dhe padrejtësisht, pra është zhvatje e pastër. Për ta pastruar thellësisht krimin që ka ndodhur në Telekomin e Kosovës nga grupet mafioze të interesit, mendoj që ka ardhur koha që të aktivizohet edhe AKIja, që ti kërkojë me detaje të gjitha marrëveshjet dhe transaksionet që janë bërë, dhe ti intervistoj personat e përfshirë në këtë plan që për qëllim e kanë pasur shkatërrimin e Telekomit të Kosovës. Gjyqtarët të cilët janë korruptuar duhet të largohen nga pozitat e tyre, dhe të arrestohen. E jo të amnistohen ose të lihen të lirë. Njëherit e kam edhe një pyetje për Blerim Devollin - Për kënd je duke punuar që ta shkatërrosh Telekomin e Kosovës, për Serbi?. Sa po paguheni bre që ta shkatërroni një operator shtetëror të Kosovës?. Tregoni haptas a jeni pro serb a jo, sepse sa po shihet haptas jeni duke punuar në favor të MTS-it dhe Partisë së Vuçiqit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".