Ambasadori amerikan godet Këshillin Prokuroria të Kosovës, të zgjidhet urgjentisht Kryeprokurori i Shtetit

Ambasadori amerikan godet Këshillin Prokuroria të Kosovës, të zgjidhet urgjentisht Kryeprokurori i  Shtetit
Ambasadori amerikan godet Këshillin Prokuroria të Kosovës, të zgjidhet urgjentisht Kryeprokurori i  Shtetit

Gani Qarri

  • 05 March 2024 - 07:37

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Blerim Isufajt, pas tërheqjes së ish aktakuzës penale, kundër Radojçiqit dhe mos ngritjes së aktakuzës tjetër të re, kundër tij, as pas kalimit të më tepër se 5 muajve, nga sulmi terrorist në Banjë të Zveçanit, duket se është bërë figura më e besuar prapa së cilës është fshehur me sukses dhe mbrojtur besnikërisht, deri më tani, një rrjet i tërë i nëntokës së kombinuar serbo-shqiptare, e krimit të organizuar! E lidhur me këtë lojë të pa përgjegjshme të KPK-së, ka reaguar së fundi edhe ambasadori amerikan Hovenier duke folur në konferencën vjetore të Prokurorit të Shtetit i cili madje nuk lëshoi rastin për ta rikujtuar detyrën që duhet ta kryej KPK-ja kryej obligimin për të propozuar kandidatin e ri apo rishpallur konkurs tjetër.

-Siç dihet, më 6 prill të vitit 2022 Këshilli Prokurorial i Kosovës e pati votuar Blerim Isufajn, në mënyrë të manipuluar "unanime" për Kryeprokuror të ri të Shtetit, si pasardhës i Aleksandër Lumezit, por qysh në publikimin e parë, patën reaguar me revoltim diplomatët ndërkombëtar dhe shoqëria civile, për anime dhe parregullsi në tërë procesin, aq sa gjendja kulmoi me pakënaqësi e ankesa edhe nga kundër kandidatët nëpër gjykatat e të gjitha niveleve dhe përfundoi me refuzimin e dekretimit nga ana e Presidentes Dr. Vjosa Osmani.

Për aq më tepër, si pasojë e gjithë kësaj, në një raport të publikuar më 24 mars 2022 nga Koalicioni i OJQ-ve, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike e Politike (GLPS) dhe Lëvizja FOL me titull “Integriteti i procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit (Raport i monitorimit dhe vlerësimit të procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit)”, ka rekomanduar të anulohet i tërë procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit dhe të shpallet konkurs i ri, sepse që nga fillimi ishin hetuar manipulime të skajshme.

Blerim Isufajt, pas tërheqjes së ish aktakuzës penale, kundër Radojçiqit dhe mos ngritjes së aktakuzës tjetër të re, kundër tij, as pas kalimit të më tepër se 5 muajve, nga sulmi terrorist në Banjë të Zveçanit, duket se është bërë figura më e besuar prapa së cilës është fshehur me sukses dhe mbrojtur besnikërisht, deri më tani, një rrjet i tërë i nëntokës së kombinuar serbo-shqiptare, e krimit të organizuar! E lidhur me këtë lojë të pa përgjegjshme të KPK-së, ka reaguar së fundi edhe ambasadori amerikan Hovenier duke folur në konferencën vjetore të Prokurorit të Shtetit i cili madje nuk lëshoi rastin për ta rikujtuar detyrën që duhet ta kryej KPK-ja kryej obligimin për të propozuar kandidatin e ri apo rishpallur konkurs tjetër. Ambasadori amerikan Hovenier, i dha edhe një goditje të turpshme Këshillit Prokurorial të Kosovës, për shkak të bllokimit të procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit, pasi që kandidatura e Blerim Isufajt është refuzuar, dy herë radhazi, të dekretohet nga Presidentja.

Dhe nga KPK, tani bëjnë edhe sikur kanë harruar, se qysh nga fillimi, kandidatura e Blerim Isufajt ishte kritikuar ashpër dhe kontestuar vendosmërisht, nga ambasadorët e QUINT-it, dhe nga organizatat e shoqërisë civile, të cilat e kishin monitoruar së afërmi zhvillimin e konkursit për kryeprokuror shteti deri në përmbylljen e tij, me përzgjedhjen e manipuluar të Isufajt nga KPK-ja. Prandaj Hovenier e përmendi edhe njëherë çështjen e Kryeprokurorit të Shtetit, ku tha se KPK duhet të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të vepruar në përputhje me standardet e qeverisjes së mirë dhe për të kthyer besimin e publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë në KPK si institucion publik. Ai po këtë porosi, e kishte dhënë në një takim si ky, edhe para dy vitesh, por KPK-ja nuk e kishte “dëgjuar” ndaj dhe u shpreh para tyre: “Më duket se para dy vitesh, kam qenë po në këtë podium, në këtë konferencë dhe kam kërkuar nga Këshilli Prokurorial që të sigurojë një proces të drejtë, transparent, e meritor për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ardhshëm të shtetit!?

Edhe tani, do ta bëj, po të njëjtën kërkesë dhe më vjen keq që më duhet ta përsërisë edhe dy vjet më vonë, por qeveria ime beson se KPK duhet të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të vepruar në përputhje me standardet e qeverisjes së mirë dhe për të kthyer besimin e publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë në KPK si institucion publik. Dhe nuk ma merr mendja që kam nevojë të them më shumë për këtë gjë, por ju inkurajoj juve, që të punoni më shumë për të krijuar një kulturë të llogaridhënies dhe profesionalizimit në çdo zyre tuajën”, ka deklaruar ambasadori amerikan. Prandaj shpresohet se kërkesa e ripërsëritur e z. Hovenier, më në fund do ta lëkund sadopak KPK-n, nga qëndrimi i ngurtë dhe i betonuar vetëm pas kandidaturës së Blerim Isufajt, i cili, pas heqjes së aktakuzës kundër Radojçiqit dhe mos ngritjes së aktakuzës së re, as pas kalimit të më tepër se 5 muajve, nga sulmi terrorist në Banjë të Zveçanit, duket se është bërë figura më e besuar prapa së cilës është fshehur me sukses dhe mbrojtur besnikërisht, deri më tash një rrjet i tërë i nëntokës së kombinuar serbo-shqiptare, e krimit të organizuar!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".