Politikat luftënxitëse të Serbisë nuk po ndalen, po i përplasen për koke edhe faktorit ndërkombëtar

Politikat luftënxitëse të Serbisë nuk po ndalen,  po i përplasen për koke edhe faktorit ndërkombëtar
Politikat luftënxitëse të Serbisë nuk po ndalen,  po i përplasen për koke edhe faktorit ndërkombëtar

Skender Mulliqi

  • 05 March 2024 - 07:48

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Serbia e Vuçiqit nuk po e pranon realitetin e ri të krijuar , se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur. Nuk po e pranon faktin Beogradi zyrtar së nuk do të këtë kthim të proceseve mbrapa, me luftë apo pa luftë. Pavarësia e Kosovës është e pa negociueshme dhe e pakthyeshme. Ambiciet e shqiptarëve janë në bashkimin e trojeve etnike të ndara padrejtësisht nga Fuqitë e Mëdha të Kohës .Bashkësia ndërkombëtare sikur po bëhet së nuk po dëgjon dhe nuk po shikon veprimet subversive të Vuçiqit dhe të Putinit për destabilizim të Evropës dhe të Ballkanit. Po lejojnë Vuçiqin të vazhdon më politikat e vjetra.

-Nuk hiqet bindja së Serbia ka merituar që të dënohet për gjenocid në luftën e viteve të 90-ta në ish Jugosllavi. Kurrë nuk e ka shprehur vullnetin ky shtet që të këtë marrëdhënie të mira më shqiptarët. Kurrë nuk e ka pranuar faktin së jemi populli më i lashtë jo vetëm në Ballkan , por edhe shumë më gjerë. Jo vetëm pushteti kriminal i Millosheviqit, por edhe të gjitha pushtetet e pas luftës nuk treguan vullnet që të pranojnë realitetin së e kanë humbur luftën më shqiptarët në vitin 1999. Nuk e pranuan pushtetet e Serbisë që Kosova ishte e okupuar, dhe se duhet të pranojnë faktin e kryer të procesit të pavarësimit të Kosovës. Është ky një proces që kurrë nuk do të kthehet mbrapa siç po pretendon pushteti i Vuçiqit.

Po të ishte dënuar Serbia nga TPI në Hagë për krime të luftës mbi popujt jo sllavë , sigurisht do të kishin një situatë krejt tjetër politike brenda Serbisë dhe në rajonin e Ballkanit. Serbia do të ishte e detyruar që së paku ti paguaj dëmet e luftës për 50 vite , dhe së do të ishte strikt e monitoruar nga bashkësia ndërkombëtare, sikur dikur Gjermania e Hitlerit. Ky mos dënim shumë i padrejtë i Gjykatës për Krime të Luftës në Hagë, bëri që Serbia mos të reformohet, madje ajo po vepron pandalshëm për nxitje të luftës në rajon dhe veçmas ndaj Kosovës për ndarjen e saj. Të gjithë presidentet e Serbisë duke filluar nga Koshtunica , Tadiqi, Nikoliqi dhe tash Vuçiqi, ishin produkt e nacionalizmit serbomadh në rajon.

Nuk hoqën dorë nga dominimi i Serbisë mbi republikat e tjera të dala nga ish-Jugosllavia. Serbia e Vuçiqit nuk po e pranon realitetin e ri të krijuar , se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur. Nuk po e pranon faktin Beogradi zyrtar së nuk do të këtë kthim të proceseve mbrapa, me luftë apo pa luftë. Pavarësia e Kosovës është e pa negociueshme dhe e pakthyeshme. Ambiciet e shqiptarëve janë në bashkimin e trojeve etnike të ndara padrejtësisht nga Fuqitë e Mëdha të Kohës .Bashkësia ndërkombëtare sikur po bëhet së nuk po dëgjon dhe nuk po shikon veprimet subversive të Vuçiqit dhe të Putinit për destabilizim të Evropës dhe të Ballkanit. Po lejojnë Vuçiqin të vazhdon më politikat e vjetra. Ai ka grumbulluar rreth veti të gjithë garniturën fashizoide në pushtet në krye më kriminelin, Vojisllav Sheshel, të cilët bënë vrasje dhe deportime masive mbi myslimanet në Bosnje dhe mbi shqiptarët e Kosovës.

Vuçiqi po vazhdon më skenarë të vjetër, e që nuk përkon fare më realitetin. Mos ndëshkimi i kësaj politike shoviniste serbe, përditë e më shumë BE dhe Amerikës po i kthehet si bumerang. Ne vend që garnitura e çetnikizmit serb të ishte prapa grilave , ajo po e vazhdon pushtetin pa asnjë problem, madje ende po zhvillohen bisedime më ta , të karakterit ndërkombëtar , duke përfshi këtu edhe bisedimet për normalizim të marrëdhënieve Kosovë –Serbi, e që shumë vështirë është që të arrihen. Kur nuk dënohet e kaluara e një shteti kriminal , as e ardhmja nuk do të jetë e mirë. Këto politika luftënxitëse të Serbisë po i përplasën për koke faktorit ndërkombëtar. Jetët e njerëzve janë gjëja më e rëndësishme në botën demokratike ,e kjo sërish po cenohet nga kriminelet e luftës, Putin, Vuqiq, Dodik, Vulin,Daçiq, Sheshel, Nikoliq e ndonjë tjetër .Bota nuk bënë për asnjë interes ti harron masakrat, dhunimet , shkatërrimet dhe depërtimet gjithandej në Bosnje dhe në Kosovë. Pa u larguar nga pushteti kriminelët e lartë përmendur të luftës zor që do të ruhet paqja në Evropën Juglindore dhe në Ballkanin Perëndimor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".