Sfidat për sigurinë dhe sovranitetin e shtetit, ja nga kush dhe si mund të rrezikohet Kosova

Sfidat për sigurinë dhe sovranitetin e  shtetit, ja nga kush dhe si mund të rrezikohet Kosova
Sfidat për sigurinë dhe sovranitetin e  shtetit, ja nga kush dhe si mund të rrezikohet Kosova

Agim Bajrami

  • 05 March 2024 - 07:58

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Shqiptarët nevojitet të jenë vigjilent , dhe çdo lëvizje të dyshimta, apo të lëvizjeve në emër të ndonjë stërvitje, apo aktiviteti tjetër civil, të forcave ushtarake serbe, apo të kamufluar përmes shoqërive civile , apo ceremonive fetare,menjëherë, t'i lajmërojnë, organe e sigurisë të Republikës së Kosovës, dhe kështu do mund të ndihmohet siguria e qytetarëve të shtetit të Kosovës.

-Edhe analistja amerikane, Ivana Stradner , ka parapa sulmin e mundshëm të Serbisë me mbështetjen e Rusisë, e bazuar në informatat e detajuara të shërbimit të intelegjencës amerikane, që zhvillon aktivitete në Serbi, përmes, skicave dhe detajimeve tjera të drejtimeve, nga mund të sulmohej Kosova.

Dhe këto të dhëna janë të specifikuara nga shërbimi i inteligjencës amerikane në Serbi ku subjekte të këtyre sulmeve do të mund të jenë; Bosnja dhe Hercegovina, dhe Kosova. Në të gjitha rastet, territori i Maqedonisë së veriut,Greqisë , dhe rajoni juglindor i Serbisë, duke përfshirë;Luginën e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës do të mund të përdoren për sulme ndaj shtetit të Kosovës. Vija kufitare në lindje-jug të Kosovës do të mund të jenë aksione të sulmeve serbe ndaj shtetit të Kosovës,por jo gjithnjë siç ne e presim nga veriu i Kosovës, ose Kosova mund të sulmohej nga dy anë të drejtimeve dhe nga strukturat brenda të forcave terroriste serbe. Shqiptarët, nevojitet të jenë vigjilent , dhe çdo lëvizje të dyshimta, apo të lëvizjeve në emër të ndonjë stërvitje, apo aktiviteti tjetër civil, të forcave ushtarake serbe, apo të kamufluar përmes shoqërive civile , apo ceremonive fetare,menjëherë, t'i lajmërojnë, organe e sigurisë të Republikës së Kosovës, dhe kështu do mund të ndihmohet siguria e qytetarëve të shtetit të Kosovës.

Detyrimin e paralajmërimit për përgatitjet e mundshme të sulmeve eventuale nga Serbia ndaj qytetarëve dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës , e kanë për obligim të bëjnë shqiptarët kudo që janë, në; Serbi,Maqedoni, apo edhe në vendet e shtetet tjera, të cilët edhe mund të posedojnë ndonjë informatë, se Serbia ka planifikuar dhe po përgatitet, dhe do t'i realizoj sulmet eventuale dhe të mundshme ndaj jetës,pronës,e institucioneve, dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Sulmet serb-ruse, supozohet, se mund të jenë 'të rrezikut të lartë' , nga marsi deri në qershor të këtij viti, por nuk përjashtohet mundësia , gjatë tërë këtij viti, të shfrytëzohet situata e zhvillimeve ndërkombëtar, e angazhimit ,të aleancës së NATO-s në kriza tjera ndërkombëtare të konflikteve dhe të sigurisë globale , dhe Serbia në aleancë me Rusinë dhe bllokun e lindjes si;Irani, Kina, Korea Veriore dhe të tjera,dhe përmes kishës ortodokse ruso-serbe , dhe bashkësisë islame tek besimtarët ekstrem të vendeve ballkanike perëndimor të ndërlidhura me vendet islamike në lindjen e mesme dhe më gjerë, të përdorin situatën e angazhimit serb për sulme ndaj shtetit të Kosovës, duke e përdorur skenar të ndryshëm të bërjes së ndonjë incident nga forcat paramilitare serbe brenda komunitetit serbë, dhe më pastaj, për t'i fajësuar shqiptarët, dhe Qeverinë e Kosovës ,me justifikimin e sulmeve të gjëra ndaj pronës,jetës së qytetarëve, dhe të institucioneve të shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".