Nuk ka paqe dhe stabilitet në rajon pa izolimin dhe ndëshkimin e regjimit kriminal serb të Aleksandër Vuçiqit, vazhdues besnik i doktrinës së Sllobodan Millosheviqit

Nuk ka paqe dhe stabilitet në rajon pa izolimin dhe ndëshkimin e regjimit kriminal serb të Aleksandër Vuçiqit, vazhdues besnik i doktrinës së Sllobodan Millosheviqit
Nuk ka paqe dhe stabilitet në rajon pa izolimin dhe ndëshkimin e regjimit kriminal serb të Aleksandër Vuçiqit, vazhdues besnik i doktrinës së Sllobodan Millosheviqit

Arsim Aziri

  • 06 March 2024 - 07:35

Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri

Ndonëse me shumë vonesë, sinjalet që vijnë nga faktori ndërkombëtar, qoftë nga BE apo edhe nga SHBA, na bëjnë të kuptojmë dhe besojmë se më në fund po përgatitet ngadalë, tereni për vendosjen e masave ndëshkuese ndaj Serbisë, nëse akoma vazhdon me provokime ndaj Kosovës dhe mos bashkëpunim në arritjen e marrëveshjes , zbatimin e saj, sikur që janë pajtuar palët në takimet e Brukselit dhe të Ohrit dhe bartja e ndikimit rus në rajon.

-Me kalimin e kohës, shihet qartë se faktori ndërkombëtar është duke u bindur se ishte veprim i gabuar dhe i nxituar vendosja e masave ndëshkuese e kufizuese ndaj Kosovës, dhe përkëdhelja e Serbisë në dëm të Kosovës. Tani më nga dita në ditë po vazhdojnë të shtohen zërat që po kërkojnë ndryshimin e politikës së BE-së në raportet Kosovë serbi. Këta zëra po i dëgjojmë të reagojnë edhe në Parlamentin Evropian i cili javën e kaluar miratoi një rezolutë përmes të cilës i dërgon mesazhe të qarta edhe regjimit të Aleksandër Vuçiqit.

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten në Komitetin e Punëve të Jashtme, është edhe një mbështetës i radhës për politikën që po e drejton qeveria e Kosovës , i cili ka kërkuar ndryshimin e kahes së politikës së ashpër në mes të Kosovës dhe Serbisë. Jo rastësisht Reuten ka deklaruar se ishte gabim i madh nga ana e BE-së që u sanksionua viktima, pra Kosova, e jo agresori, Serbia me satelitin e saj Republikën Srpska në Bosnjë, prandaj tha se duhet nxituar e vepruar me hapa të shpejtë kundër destabilizuesve si Aleksandër Vuçiqit dhe Millorad Dodikut. Madje eurodeputeti holandez mendon se presidenti Vuçiq po e shkatërron rrugën e Serbisë drejt BE-së, duke mos zbatuar marrëveshjet e arritura me Kosovën dhe duke refuzuar sanksionet ndaj Rusisë.

Eurodeputeti holandez e ka konstatuar më të drejtë se si shumica e parlamentit serb është shumë kritik me Bashkimin Evropian, sepse është e ndikuar dhe kontrolluar nga politika nacionaliste dhe pro ruse e Aleksandër Vuçiqit. Ai thotë se pavarësisht kritikave të shumta që ka pasur muajt e fundit, “kemi një situatë ku kemi vendosur sanksione ndaj Kosovës dhe jo ndaj agresorit, shkakut kryesor për destabilizimin dhe provokimet, që nuk i kishim parë prej shumë kohësh”. Pra është një konstatim shumë i drejtë dhe alarmues që duhet ta ketë parasysh secili shtet në kuadër të BE-së, për ta rikthyer vëmendjen dhe tehun e kritikës dhe masave ndëshkuese në adresë të Serbisë. Si pjesëtar i Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve, deputeti holandez i ka bërë thirrje Këshillit të Evropës të aplikojë sanksione kundër Milorad Dodikut, presidentit të Republikës Srpska, entitetit serb në Bosnjë-Hercegovinë, së bashku me partnerët e tij, pra Aleksandër Vuçiqit.

Politikani holandez madje ka thënë se Republika Srpska po krijon në mënyrë antikushtetuese institucione paralele në mjekësi, drejtësi, mbrojtje, siguri dhe taksim, krejtësisht sipas telekomandës së Vuçiqit në Beograd. Po ashtu, eurodeputeti holandez thotë se duhet të merr fund mbështetja nga ana e BE-së për ata lider politik të cilët në vend se të angazhohen për prosperitet dhe stabilitet të rajonit, veprojnë të kundërtën, sepse edhe Bashkimi Evropian është lodhur duke u dorëzuar para destabilizuesve si Vuçiq dhe Dodik, e ku të dy po cenojnë qëllimisht sundimin e ligjit dhe po nxitin konflikte etnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që mbajnë lidhje me presidentin rus Vladimir Putin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".