Urdhër-arrestim për kryesin e listës serbe nga Prokuroria Speciale dhe Gjykata Themelore në Prishtinë

Urdhër-arrestim për kryesin e listës serbe nga Prokuroria Speciale dhe Gjykata Themelore në Prishtinë
Urdhër-arrestim për kryesin e listës serbe nga Prokuroria Speciale dhe Gjykata Themelore në Prishtinë

Dardan Grapci

  • 06 March 2024 - 18:03

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Pozicionimi i Listës Srpska në mbrojtje të të dyshuarve për krime luftë, nuk është asgjë tjetër vetëm se përzierja flagrante në pavarësinë e sistemit të drejtësisë në Kosovë, mos pranimi dhe mos njohja e ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës, prandaj kjo sjelle është edhe një argument tjetër pse duhet nxituar dhe rishqyrtuar rolin ë këtij subjekti politik për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme, për ta ndaluar dhe suspenduar nga e drejta e pjesëmarrjes së mëtutjeshme në garën zgjedhore, sepse është pozicionuar hapur në mbrojtje të strukturave kriminale. Madje edhe zyrtarët e sajë , sikur rasti i Radojçiqit, është kapur në flagrancë në drejtimin dhe ekzekutimin e sulmit terrorist ndaj shtetit të Kosovës më 24 shtator të vitit të kaluar. 

 

Së fundi lista serbë doli hapur në mbrojtje të të arrestuarit dhe të dyshuarit për krime lufte që u arrestua një ditë më parë ne veri të Mitrovicës. Ky subjekt politik ka reaguar në mënyrë skandaloze dhe ka kërkuar lirimin e të gjithë të arrestuarve të deritashëm për krime lufte, që është një presedan e llojit të vetë, injorim i viktimave të krimeve serbe dhe përpjekje për rehabilitim të krimit dhe të kriminelëve! Lista serbe ,arrestimet e qytetarëve nga ky komunitet të dyshuar për krime lufte po i kualifikon si “vazhdim i presionit ndaj popullit serb”. Për më tepër, ata vazhdojnë të përdorin edhe një gjuhë kërcënuese dhe deklarojnë se arrestimet e tilla të serbëve “sjellin përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës në terren”, në vend që, sipas tyre, “situata të qetësohet dhe të shkojë në drejtim pozitiv”. Ky subjekt politik shkon edhe më larg, akuzon edhe ndërkombëtarët, e bënë përgjegjës edhe EULEX-in që sipas tyre po lejon institucionet e Kosovës të ndërmarrin masa represive ndaj qytetarëve serb për të cilët thonë se nuk ka fakte për veprat që ju ngarkohen për veprat penale e kriminale. Me këto reagime Lista serbë është pozicionuar skajshmërisht kundër ligjeve dhe kushtetutës së shtetit të Kosovës, kundër institucioneve ligj zbatuese dhe në mbrojtje të hapur të të dyshuarve për krime lufte, dhe kjo nuk do të duhej toleruar, është një qasje politike dhe veprim që duhet ndëshkuar pa u hamendur dhe pa u vonuar. Një përgjegjësi për lejimin e injorimit të institucioneve të shtetit nga ky subjekt politik, gjithsesi e ka edhe Qeveria që nuk ka reaguar si duhet e sa duhet, që kur Lista i ka bojkotuar institucionet dhe ka filluar të ju kundërvihet atyre në të gjitha format antiligjore, me veprimtari kriminale. Me këtë heshtje të gjatë nga ana e Qeveris se Kosovës, në raport me provokimet e Listës Srpska, duket sikur po i konvenon edhe Qeverisë qe Lista Serbe po vepron kundër ligjeve të Kosovës, edhe pse është duke bëre propaganda të egra e të turpshme, me shumë të pa vërtetë, me urdhër të Vuçicit. Mirëpo kjo duhet të ndalohet, sanksionohet dhe urgjentisht të ndëshkohet. KQZ-ja duhet të inicim procedurën që Listën Serbe ta suspendoj dhe largoje nga databaza, nga regjistri i partive politike, duke i ndërprerë të gjitha mandatet që padrejtësisht është duke i ushtruar, si dhe ta shpallë këtë parti si ilegale ne Kosovë. Gjithashtu partitë pozite dhe opozitë duhet që së bashku të kërkojnë nga Kryeministri, Presidentja dhe Kryetari i Kuvendit largimin e Listës serbe me vendim dhe dekret zyrtar të bazuar në ligj e kushtetutë Qeveria e Kosovës, përderisa derisa nga Kuvendi praktikisht ajo vetë është larguar sepse nuk shkojnë në Kuvend më shumë se njëherë në 6 muaj, sa për ta ruajtur mandatin dhe për ti marr pagat e deputetit kot së koti. Prokuroria speciale e Kosovës dhe Gjykata themelore në Prishtine duhet të lëshojnë flet-arrest për kryetarin, nënkryetarin dhe anëtarët e kryeses së ngushtë të Listës Serbe të cilët janë të pozicionuar kah Beogradi dhe të cilët po marrin instruksione se si ta destabilizojnë Kosovën

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"