Zgjedhjet në Evropë dhe SHBA do e lënë në hije agjendën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Zgjedhjet në Evropë dhe SHBA do e lënë në hije agjendën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë
Zgjedhjet në Evropë dhe SHBA do e lënë në hije agjendën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Gjon Keka

  • 06 March 2024 - 18:06

Shkruan: ANALISTI-Gjon Keka

Modeli që u përdor nga ndërmjetësit ishte zhgënjyes,sepse nuk lehtësoje e as largojë pengesat por vetëm sa i mbajti ato pjesë të problemeve për vetë palët e dialogut që i kishin sjell në tavolinë ,sepse është vështirë të riformësohen befas shekujt e së kaluarës sipas ideve sado të zgjuara të jenë ati apo të bukura për nja forma e tyre të jashtme. Po ashtu në këtë dialog u pa qartë se dy palët nuk shprehën vullnetin e tyre maksimal për të bërë sakrifica në gjëra të vogla në favor të paqes dhe të mirës së brezave dhe të ardhmes së dy vendeve si shtete sovrane,edhe kjo ishte një nga arsyet që dialogu nuk pati sukses.

 

Në fakt jo vetëm zgjedhjet në Evropë, por edhe në Amerikë do të kenë ndikim në shumë çështje të së ardhmes së botës në përgjithësi e në veçanti në Kosovë e rajonin tonë. Diplomacia shëtitëse së fundi e emisarit Lajçak është një tregues i provës së fundit të kësaj garniture të ndërmjetësve në lidhje më dialogun dhe marrëveshjet eventuale që mund të arrihen në këto tryeza të orëve të fundit të Evropës para zgjedhjeve të saj. Si çdo herë në diplomaci metoda e negociatave është përgjithësisht e preferueshme se konflikti dhe të gjitha mjetet tjera më të buta apo më të rënda, për sa kohë që dikush mund të shpresojë ende për të arritur qëllimin përmes dialogut e negociatave. Edhe përpjekjet e vazhdueshme të ndërmjetësve evropian kanë qenë në kuadër të kësaj metode negociuese, duke tentuar që palët t'i mbajnë sa më shumë në tavolinën dialogut por pa asnjë efekt të dobishëm, dhe pa asnjë rezultat që e definon qartë t ardhmen e secilës palë, pastaj të obligimeve të përbashkët, dhe të pikave të marrëveshjeve të mëparshme dhe të tanishme që do të duhej t'i implementonin në tërësi dhe pa vonesa të paarsyeshme të dy palët në këtë dialog të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga ShBA. Dialogu që nga fillimi është parë që nuk do të prodhonte rezultate të dukshme , sepse filloi pa një kornizë të qartë ,pa pika mbështetëse dhe të pajtueshme nga të gjithë palët dhe pa një vizion e afat të fundit të tyre. Po ashtu një nga gabimet në këtë dialog ishte edhe njëanshmëria e ndërmjetësve si Lajçak dhe Borrell,ku në fakt ndërmjetësit do të duhej të ishin neutral, ndihmues të palëve ,nxitës të frymës së zgjidhjeve e kompromiseve për të dy palët , të mbajtjes së anës së drejt dhe jo të gabuar,të ballafaqimit të palëve me detyrat ,faktet dhe obligimet që të dyja palët do të duhej të i kryenin pa vonesë dhe pa e penguar njëra tjetrën etj etj. Sado që u bë përpjekje për të arrit diçka , u modifikuan shumë tekste ,shumë pika të marrëveshjes, u ri aktualizuan shume marrëveshje të mëparshme etj, të gjitha këtij vetëm sa treguan se palët nuk ishin në terrenin ë duhur të ndërmjetësve të paanshëm dhe në fushën e betejave të së vërtetës dhe gënjeshtrave ,të mungesës së frymës së besimit, respektit reciprok,të praktikës se në tavolinë po bisedojnë dy shtete e jo dy persona sikur u sollën ndërmjetësit më palët, pastaj se të dy ndërmjetësit vinin nga vendet që nuk e njihni Kosovës si shtet dhe kjo e ka bërë edhe më të vështirë rezultatin dhe arritjen e marrëveshjes më mirëbesim. Një zgjidhje e përgjithshme e ndërmjetësve në kuadër të këtij dialogu është që mos t'i bëjnë kërkesa të paarsyeshme të tjerëve dhe as duke mos u mohuar kërkesat e tyre të drejta palëve në dialog. Modeli që u përdor nga ndërmjetësit ishte zhgënjyes,sepse nuk lehtësoje e as largojë pengesat por vetëm sa i mbajti ato pjesë të problemeve për vetë palët e dialogut që i kishin sjell në tavolinë ,sepse është vështirë të riformësohen befas shekujt e së kaluarës sipas ideve sado të zgjuara të jenë ati apo të bukura për nja forma e tyre të jashtme. Po ashtu në këtë dialog u pa qartë se dy palët nuk shprehën vullnetin e tyre maksimal për të bërë sakrifica në gjëra të vogla në favor të paqes dhe të mirës së brezave dhe të ardhmes së dy vendeve si shtete sovrane,edhe kjo ishte një nga arsyet që dialogu nuk pati sukses. Me pak fjalë dialogu që në fillim u pa se do të jetë i dështuar,prandaj edhe përpjekjet e fundit të emisarit të BE Lajçak do të jenë pa rezultate as thelbësore e as simbolike drejt ndonjë marrëveshje para zgjedhjeve në Bashkimin Evropian. Prandaj edhe çdo dialog që niset gabim,pa një kornizë të qartë dhe pa afat të caktuar përfundon gabim dhe pa rezultate konkrete e kompromise të palëve. Diplomacia e dështuar por jo përfundimisht e dështuar nënkupton mungesë të vizionit nga të gjithë, që do të thotë se ndërmjetësit duhet të ndërrohen dhe palët të ulen në tavolinë me një kornizë ,me afat dhe më një nënshkrim të treve si të palëve ashtu edhe të ndërmjetësve si garantues të marrëveshjes ndërkombëtare. Pas kësaj pastaj palët janë të detyruar t'i zbatojnë marrëveshjet dhe pikat e saj ,sepse obligimet ndërkombëtare kanë pasoja për secilën palë. Kështu që pas zgjedhjeve në Evropë duhet të vijë një garniturë e re e ndërmjetësve evropian për Kosovën dhe Serbinë ne dialog ashtu që të kemi vërtetë një diplomaci evropiane dhe ndërkombëtare më dinjitoze më të zgjuar dhe që i vendos të dy palët para tavolinës së obligimeve si palë të barabarta dhe që i ofron kornizën, afatin dhe lapsin për nënshkrim të marrëveshjeve ashtu që të lihet pas krahëve e kaluara, dështimet dhe pengesat etj, dhe të ecin të dy vendet me shikim përpara drejt integrimit në institucionet euroatlantike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"