Kosova para shansit kritik historik për anëtarësim në KE

Kosova para shansit kritik historik për anëtarësim në KE
Kosova para shansit kritik historik për anëtarësim në KE

Gjon Keka

  • 08 March 2024 - 08:08

Shkruan: ANALISTI - Gjon Keka

Shansi historik i Kosovës për t'u bërë anëtar i Këshillit të Evropës duhet shfrytëzuar dhe punuar që epilogu të jep pozitiv deri në anëtarësimin e saj në këtë institucion të rëndësishëm evropian dhe ndërkombëtar. Aq më tepër anëtarësimi në këshillin e Evropës vetëm sa e forcon Kosovën si subjekt ndërkombëtar dhe si shtet. Tani Kosova është në një pozitë të vështirë sepse duhet të bëjë kompromis dhe duke parë shansin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe problemit në lidhje me pronën në Manastirin e Deçanit e cila është bërë tani pjesë e kushteve para hyrjes në proces të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë evropiane.

-Edhe pse historia nëse bazohemi mbi fakte tregon se si prona ashtu edhe vendi e manastiret e kishat kudo kanë qenë më parë të iliro-arbërorëve ,respektivisht dardanëve, por me pushtimin otoman dhe imponimin e ideologjisë islamike në trojet tona,kishat u shkatërruan ,disa u lanë pas dore, pas ikjes së dardano-arbërorëve nga trojet e tyre gjatë pushtimit otoman. Pas shembjes së perandorisë otomane, trojet tona u pushtuan nga një pushtues tjetër ,pra pushtuesi serb dhe sikur dihet pas pushtimit të Kosovës si më parë ashtu edhe tani ata i përvetësuan kishat ,manastiret dardano-arbërore duke i bërë pronë të tyre pa qenë në fakt të tyre.

Edhe tani si më parë ka tendenca për t'i përvetësuar kudo ku ka gjurmë të kishave të mëparshme dardano-arbërore në Kosovë nga kisha politike serbe. Shqiptarët duke qenë të hutuar nga perdja e ideologjisë islamike në sytë e mendjet e tyre, po i lënë kishat arbërore në duar të tjera për t'i përvetësuar ,e në këtë rast në duar të kishës politike serbe. Mendoj se është urgjente që shqiptarët në Kosovë pa dallim t'i përvjelin punës së bashku me institucionet e shtetit të Kosovës dhe kudo ku ka gjurmë të kishave e objekteve të lashta historike kulturore arbërore t'i restaurojnë dhe t'i bëjnë pjesë të objekteve të ruajtura të trashëgimisë kulturore dhe historike të shtetit të Kosovës. Megjithëkëtë ajo që është me rëndësi se Manastiri i Deçanit është në Kosovës ,në territorin e republikës së Kosovës, prona e Manastirit është e Kosovës dhe kushtetuta e ka dhënë vendimin e saj ,Kosova nuk po humb asnjë pronë këtu ,prona e manastirit të Deçanit është pronë e republikës së Kosovës, dhe se manastiri është në Kosovë dhe do të jetë në Kosovë e jo diku tjetër.

Nganjëherë për të arrit diçka të madhe duhet të bëhet një kompromis i tillë,sepse dobitë e anëtarësimit janë më të mëdha se qëndrimi i Kosovës në pritje te dera e këshillit evropian. Si sot,si nesër vendimin e kushtetutës në rastin e tillë do të zbatohet një ditë, prandaj është vetëm humbje kohe. Mendoj se Kosova duhet ta hedh hapin drejt të ardhmes në anëtarësimin e saj në këshillin evropian, sepse ky do të ishte një ngritje e Kosovës në një pozitë me të lartë,sepse bëhet pjesë e traktatit që mbron të drejtat e njeriut ,demokracinë ,sundimin e ligjit etj,pra si pjesë e Konventës Evropiane të cilin pas anëtarësimit edhe Kosova duhet ta nënshkruaj sikur gjithë anëtarët tjerë të tij. Më anëtarësimin e Kosovës në këshillin evropian ajo bëhet pjesë e kauzave të përbashkët të Këshillit evropian. Pastaj Kosova do të avancohet edhe më tej,dhe do të përfitonte shumë si pjesë e tij,duke e shkurtuar edhe më shumë kështu udhën e saj drejt integrimit në institucionet tjera ndërkombëtare dhe ato të Bashkimit Evropian.

Madje anëtarësimi në këshillin evropian do ta fuqizonte Kosovën sidomos në luftën kundër korrupsionit, terrorizmit, kriminalitetit,pastaj në punën e reformimit të gjyqësorit dhe departamenteve tjera në lidhje me fushën e drejtësisë, të rendit,ligjit etj. Në rast të anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës , ajo do të bëhet pjesë e përbashkët sikur gjithë anëtarët tjerë në kuadër të këshillit,pra si promovuese e të drejtave të njeriut me anë të konventave ndërkombëtare, si .p.sh Konventës për krime kibernetike,Konventës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore ,konventës për njohjen e studimeve universitare dhe të diplomave ,të sportit etj. Dhe krejt në fund anëtarësimi i Kosovës në këshillin e Evropës do të ishte një arritje e madhe në rrugën evropiane, dhe një afrim edhe më i madh në rrugën e integrimit të saj në Bashkimin Evropian,sepse Kosova pa qenë anëtare e këshillit të Evropës nuk mund të jesh anëtare e Bashkimit Evropian.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".