Marrëveshjet e pranuara nga Kosova dhe Serbia detyrimisht do të zbatohen

Marrëveshjet e pranuara nga Kosova dhe Serbia detyrimisht do të zbatohen
Marrëveshjet e pranuara nga Kosova dhe Serbia detyrimisht do të zbatohen

Muhamet Kelmendi

  • 09 March 2024 - 08:07

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Kosova dhe Serbia kanë bërë shumë marrëveshje në të kaluarën, përgjatë procesit të zhvilluar të dialogut. Edhe në vitin e kaluar u bënë dy. Asociacioni del edhe nga Marrëveshja e fundit e Brukselit dhe Aneks marrëveshja e Ohrit.

- Këto dy marrëveshje janë pranuar nga pala kosovare. Tash po kërkohet nga z Kurti nënshkrimi i tyre për t’ u zbatuar. A do të nënshkruhen apo jo? Kjo tash për tash nuk dihet! Temat tjera, si dinari etj , janë futur pa analizë të qartë paraprake në tema konfliktuoze me palën serbe.

Tash Republika e Kosovës xhindet para dilemave të thella dhe kërkohet syqeltesi në zhvillimet tjera. Natyrisht se për shkak të zgjedhjeve në Evropë dhe në SHBA nuk priten zhvillime intensive. Pas zgjedhjeve do të intensifikohen angazhimet. Kosova e ka lidhur veten me marrëveshje dhe ato duhet të zbatohen. Në pyetje është vetëm koha se kur do të fillohet me zbatimin e tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".