Qeveria të mos rrijë duarkryq dhe symbyllur karshi provokimeve serbe

Qeveria të mos rrijë duarkryq dhe symbyllur karshi provokimeve serbe
Qeveria të mos rrijë duarkryq dhe symbyllur karshi provokimeve serbe

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 09 March 2024 - 08:14

Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj-Zhuriani

-Të gjitha provokimet që i bënë Serbia fashiste nuk janë rastësi, kur dihet se kjo shtrigë e Ballkanit nuk lë gur e dru pa lëvizur për të penguar sukseset e Republikës së Kosovës në të gjitha sferat , prandaj ajo mundohet edhe me provokimet e saj të turbulloj dhe të trazoj të gjitha vendet kundër vendit tonë. Beri zhurmë dhe po vazhdon të mos ndalet me dinarin dhe shkoi aq larg deri në Nju Jork e Bruksel. Tani ajo mundohet të fus pyka edhe me vizat dhe me vizat e pasaportave ilegale të shtetit fashist serb për qytetarët serb, por që janë qytetar të Republikës së Kosovës që disa kanë filluar edhe ta njohin shtetin tonë.

-Kjo shtriga Serbi ka të ngjarë se shumë provokime i bënë kinse opinion Evropian dhe ai botëror do ta largojnë vëmendjen për sulmin terrorist e kriminal në Banjskë të Republikës së Kosovës që me provokime shumë serioze dhe të organizuara mirë e goditi tinëzisht tokën tonë që na e ka lënë Zoti hise. Ajo ka frikën se forcat tona policore akoma edhe sot e kësaj dite , pra çdo ditë po gjejnë plane që janë thurur në Serbi kundër vendit tonë dhe armatimin e mbetur që dha dëshmi se është sulmi i organizuar terrorist kundër Kosovës.

Dua të them se serbët e Kosovës që janë me pasaporta të lëshuara në Kosove mund të lëvizin lirshëm si gjithë qytetarët tjerë të Kosovës, por jo edhe ata që kanë dokument dhe pasaporta nga bandat kriminale në Serbi dhe mu për këtu shteti fashist serb i ndërsen edhe qytetarët lojal dhe disa vende prosllavo-ortodokse që të ngrenë pluhur për këtë punë.

Sido që të jetë, Qeveria e Republikës së Kosovës nuk duhet të rri duarkryq dhe symbyllur karshi këtyre provokimeve serbiane dhe lobimit në përkrahje të saj. Pra si themi ne nga anët tona Kosova duhet t´i bëj sytë katër se uji fle e hasmi s´fle. Reagimi duhet jetë i shpejt kur dihet se nuk është larg as Parlamenti Evropian e përfundon punën në prill që do të hyjnë në fushatën parazgjedhore të zgjedhjeve evropiane që do të mbahen në qershor të këtij viti, që reagimi duhet bërë sa më parë kundër këtyre provokimeve që po nuk reaguam, do të na kushtoj shumë shtrenjtë dhe nuk duhet ndodhur s i me qeveritë e bandave që kishin interesin personal dhe jo shtetëror të mos i përsëris INTERPOL-in, UNESCO dhe shumësa tjetër.

Po e përfundoj me thënien tonë:"Bjeri hekurit sa është i nxehur të drejtohet, se kur të ftohet është vonë me.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".