Pa imponim, Republika e Kosovës i zgjidh vetë problemet e brendshme

Pa imponim, Republika e Kosovës i zgjidh vetë problemet e brendshme
Pa imponim, Republika e Kosovës i zgjidh vetë problemet e brendshme

Muhamet Kelmendi

  • 12 March 2024 - 07:55

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Zgjedhjet lokale të përcaktuara nga KQZ-a në katër komunat e veriut te Kosovës më 21 prill është një kërkesë e BE-së dhe e SHBA-ve. Ky vendim është parimisht i drejtë. Organet e Kosovës janë të afta për ti organizuar dhe mbajtur. BE e përshëndeti vendimin e KQZ-se. Por, ky Union nuk i hoqi masat ndaj Republikës së Kosovës. Ato i la në fuqi. Veprim alogjike i BE-së. Duket se UE nuk do ti hoqi masat e vendosura ndaj Kosovës. Kosova do të mbetet nën presion të UE-së dhe të SHBA-ve. Shkaqet janë tashmë të qarta. Serbia është e përkëdhelura e BE dhe e SHBA-së. Me këtë po synohet të tërhiqet shteti serb nga lidhja me Rusinë dhe me Kinën.

-Ky pikësynim është vështire i realizueshëm. Serbia nuk ikë nga lidhjet tradicionale me Rusinë dhe me Kinën. Është shumë e varur nga këto dy shtete. Vartësia është ushtarake dhe ekonomike, sikundër edhe tradicionale. Të gjitha mjetet e luftës moderne për shtetin serb janë nga Rusia dhe Kina. Këtë nuk mundet Serbi ta ndërprenë dhe nuk ikë nga vartësia ruso-kineze. As sanksionet ndaj Rusisë nuk i pranoi shteti serb. Po tolerohet nga UE dhe nga SHBA. Natyrisht se zgjedhjet në katër komunat e veriut janë ne kuadër te legjislacionit te Republikës. Komunave u duhen zgjedhjet për te pasur udhëheqje. Mirëpo, në çështjen e asociacionit nuk duhet të veprohet, pa e nënshkruar marrëveshjen edhe shteti serb.

Marrëveshja është e pranuar. Kërkohet nënshkrimi që të merren obligimet në dy anë të sajë. Kërkohet që shteti serb ta pranon gjendjen faktike në vend. Nuk mund të vazhdohet me ideologjinë nacional- raciste, duke e konsideruar Kosovën në vend serb dhe shqiptarët popull pa të ardhme. Këtu është edhe ana më e padrejtë e BE-së dhe e SHB-ve. Çdo ditë dëgjohen shovinistët në Beograd duke deklaruar se Kosova është serbe. Serbia nuk e bënë asnjë veprim konstruktiv kundruall Kosovës. Edhe aksione terroriste që i bëri Serbia në Banjskë nga grupi terrorist i Radojçiqit nuk u dënuan nga BE e SHBA. Këto veprime terroriste nuk u sanksionuan as në raportin vjetor për gjendjen në Ballkanin Perëndimor nga BE. Kjo nuk pranohet. Është koha kur çdo gjë kërkohet te merr përgjigjën duhur. Gjendja është e rëndë. Konfliktet janë thelluar. Në Serbi po përgatiten grupe terroriste për të vepruar në Kosovë. Këto duhet të dënohen n Vuçiq njofton se është takuar me ambasadorin Hill, nuk jep detaje se çka i tha ky i fundit nga BE e SHBA. Koha nuk pret.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".