Kosovës ti hiqen urgjentisht masat e pa drejta kufizuese nga BE

Kosovës ti hiqen urgjentisht masat e pa drejta kufizuese nga BE
Kosovës ti hiqen urgjentisht masat e pa drejta kufizuese nga BE

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 12 March 2024 - 08:01

Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj -Zhuriani

Para ca kohësh BE-ja padrejtësisht e futi nën masa kufizuese Republikën e Kosovës dhe tani që është marrë vendimi, që në Veri të Kosovës të votohet për largimin e kryetarëve aktual atje, pasi që serbët mblodhën nënshkrime për këtë marifet, pra për zgjedhje të reja, edhe masat ndaj Kosovës duhet të pezullohen pa asnjë vonesë.

-Edhe pse nuk shtyhet bjeshka me gjoks, por është koha shumë e përshtatshme që për këtë sebep ne të kërkojmë heqjen e këtyre masave kufizuese dhe për këtë duhet marr seriozisht dhe të ngulim këmbë edhe ne. Pra, që të mos heshtim por duhet lëvizur diçka drejt adresës së BE-s të kërkohet kjo punë dhe gabim që e morën kundër nesh se u pa hapur se u ledhatua Serbia fashiste. Bashkimi Evropian hapur dhe publikisht e ka përshëndetur vendimin KQZ-së për zhvillimin e largimit të kryetarëve unë do thoja kryetarëve legal shqiptar në të gjitha komunat por me popullsi më të madhe serbe atje dhe pa hezitim fare Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e caktoi edhe datën që me 21 prill të mbahem votimet dhe njëkohësisht si thash që të largohen kryetar në katër komunat në veri të Republikës së Kosovës, që ndryshe ne po e plotësojmë edhe kërkesën fundit, sepse ndër kushtet ishte edhe kjo që e mbajti PENG vendimin e Bashkimit Evropian për rishikimin e masave kufizuese, ndaj edhe ne e kemi rastin më të volitshëm që ne po e plotësojmë këtë kusht shumë i rëndësishëm për ne dhe natyrisht dhe e drejtë dhe pa pengesë dhe pa rishqyrtim do të duhej larguar këto masa kufizuese që ishin krejt të padrejta por neve na vunë si dënim, sepse i forti vepron edhe padrejtësish se ne jemi dëshmitar të kohës se sa e sa herë është vepruar kundër Republikës së Kosovës.

Po ashtu për të bindur faktorin ndërkombëtar dhe sidomos Bashkimin Evropian do të ishte mençuri dhe mirë që zgjedhjet të mbahen të drejta, të lira dhe demokratike që të bindim Bashkimin evropian që edhe ky është një fakt që duhet hequr masat kufizuese në Kosovë edhe pse nuk ishte aspak faji ynë, por serbët si popullatë më e madhe atje i bojkotuan. Edhe pse ishte faji i tyre kur u zgjodhën kryetarët shqiptar në katër komunat e vendit në veri nuk u pranuar nga ta, pra nga serbët lokal publikisht se pas shpinës së tyre fshihej regjimi fashist në Beograd i Aleksandër Vuçiqit. Dhe, më pas me njëmijë telashe u vendosën kryetarët shqiptar në zyrat e tyre në veri të vendit dhe ata do të zgjedhin kryetarët në këto katër komuna dhe do shohim se si do të pranohen nga faktori ndërkombëtar dhe kjo do të nënkuptonte që Qeveria e Republikës së Kosovës pa mund të madh që të kërkoj që masat kufizues të largohen dhe kanë mundësin që të korrigjojnë gabimet e veta ndaj Kosovës që datojnë shumë herët që shume herë jemi dënuar padrejtësish si në këtë rast.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".