Marrëveshja gjysmake e Ohrit nuk ofron zgjidhje të qëndrueshme të raporteve Kosovë Serbi

Marrëveshja gjysmake e Ohrit nuk ofron zgjidhje të qëndrueshme të raporteve Kosovë Serbi
Marrëveshja gjysmake e Ohrit nuk ofron zgjidhje të qëndrueshme të raporteve Kosovë Serbi

Blerim Burjani

  • 13 March 2024 - 07:34

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Situata nuk është aspak premtuese se do të zbatohet marrëveshja e gjymtë e Ohrit. Këtë e kanë kuptuar të dy palët. Kjo marrëveshje nuk e ofron atë që donë palët por atë që duan qarqet ndërkombëtare. Pra , Marrëveshja e Ohrit nuk ofron zgjidhje dhe stabilitet afatgjatë politik, ekonomik dhe integrues për në BE.

-Tani më ka përpjekje për ta kthyer në binarë tërë procesin, ku të dy palët po ikin prej marrëveshjes, e këta dy negociator po i ndjekin pas. Pra nuk ka nevojë për ndjekje. Unë mendoj se marrëveshja e Ohrit nuk ofron shtensionimin por i ngrinë disa procese dhe lë hapësire që më vonë të rregullohen gjërat. E këtë taktikë e kanë vërejtur të dy palët dhe po ikin qëllimisht nga kjo marrëveshje. Eskobar dhe të tjerët po merren me dinarin por jo me marrëveshjen që është e dobët për palët, e për ata është shumë e mirë,por palët nuk mendojnë njëjtë dhe për këtë arsye ikin prej saj, e negociatorët bëjnë përpjekje për të vendosur së pakut marrëdhënie pozitive.

Meqenëse në diplomaci nganjëherë ndodhin edhe befasi interesante, mundë të ndodhë që një marrëveshje e përafërt, jo marrëveshje e plotë, të ndodhë më shpejtë, por unë ende nuk e kam përshtypjen se shumë shpejtë do të të ndodhë një marrëveshje e tille. Arsye ka mjaftueshëm . BE dhe SHBA dëshirojnë ta bëjnë një marrëveshje të përafërt për të thënë se ka ndodhë një sukses, që do të thuhet se është arritur një marrëveshje me substancë të qëndrueshme politike dhe ndërkombëtare. Kjo do të ishte e arritur që të vazhdohet pastaj pas zgjedhjeve në BE dhe SHBA që të arrihet një marrëveshje e plotë dhe të përmbyllet cikli i dështimeve dhe konfuziteteve. Kohë nuk ka përderisa proceset ndërkombëtare po shkojnë me shumë zhvillime negative.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".