KPK-ja jo transparente e ka keqkuptuar pavarësinë ligjore e kushtetuese

KPK-ja jo transparente e ka  keqkuptuar pavarësinë  ligjore e kushtetuese
KPK-ja jo transparente e ka  keqkuptuar pavarësinë  ligjore e kushtetuese

Hasan Preteni

  • 13 March 2024 - 07:36

Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni

Problemi është bazik, duhet që i gjithë spektri politik të mobilizohet dhe ta ndryshojnë ligjin për KPK-në dhe për zgjedhjen e Kryeprokurorit. Kryeprokurori duhet të zgjedhjet nga Kuvendi, ti raporton kuvendit dhe kuvendi të shkarkon. Në Amerikë është kështu, kështu është edhe në shtetet tjera me demokraci të konsoliduar, kështu është edhe në regjion.

-KPK-ja është shtet në veti, ata e keqkuptojnë pavarësin e tyre. Për ta pavarësia është do te bëjmë çka dojna. Qeveria të na siguron mjetet financiare e ne i emërojmë prokurorët, i ngrisim në pozita,i shkarkojmë,vendosim për të gjitha pozitat udhëheqëse. S’ka transparencë, nuk ka llogaridhënie, e mungesa e këtyre dyjave e krijon korrupsionin dhe paligjshmërinë. Nëse janë të bindur se kanë të drejtë atëherë mos të ju binden as mekanizmave ndërkombëtare e as shoqërisë civile.

Le të vazhdojnë duke reflektuar pa lëkundje, e nëse ndodhë e kundërta atëherë është problem, me çfarë persona kemi punë, cili është integriteti i tyre, pse po ju nënshtrohen presioneve. Nuk ka qëndrueshmëri e as integritet në gjithë sistemin prokurorial. Problemi është bazik, duhet që i gjithë spektri politik të mobilizohet dhe ta ndryshojnë ligjin për KPK-në dhe për zgjedhjen e Kryeprokurorit. Kryeprokurori duhet të zgjedhjet nga Kuvendi, ti raporton kuvendit dhe kuvendi të shkarkon. Në Amerikë është kështu, kështu është edhe në shtetet tjera me demokraci të konsoliduar, kështu është edhe në regjion. Nëse kjo nuk ndryshon do të kemi mendësinë e njëjtë dhe nuk do të kemi organ të akuzës serioz e as profesional. Paga më e vogël e një prokurori është rreth 2500 euro, paga me të mira se kryeministri dhe ekzekutivi tjetër. Diferencën në mes të shtetit demokratik dhe anarkisë e bën prokurori, të kemi prokuror të përgjegjshëm, profesional, të përkushtuar dhe patriot. Do të kemi shtet, liri dhe demokraci në të kundërtën!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".