Aleksandër Vuçiqi po mashtron, nuk po i zbaton marrëveshjet e firmosura në Brukselit as marrëveshjen gojore të Ohrit

Aleksandër Vuçiqi po mashtron, nuk po i zbaton marrëveshjet e firmosura në Brukselit as marrëveshjen gojore të Ohrit
Aleksandër Vuçiqi po mashtron, nuk po i zbaton marrëveshjet e firmosura në Brukselit as marrëveshjen gojore të Ohrit

Skender Mulliqi

  • 13 March 2024 - 07:44

Shkruan: Skënder Mulliqi

Politika aktuale e Vuçiqit dhe opozitës janë politika populiste, dhe kjo e vështirëson situatën dhe po i ndalon proceset drejtë normalizimit të marrëdhënieve më Kosovën përmes bisedimeve të cilat po zhvillohen që një kohë të gjatë. Vuçiqi dhe shumica e serbëve janë kundër marrëveshjes franko-gjermane , dhe vendosjes të sanksioneve kundër Rusisë. Është përshtypja e qartë së shumica e serbëve jo vetëm pushteti, nuk e mbështet anëtarësimin e Serbisë në NATO, si dhe nuk pajtohen që Kosova të inkuadrohet në OKB dhe në strukturat relevante të BE-së, ku parashihet në njërën pikë të planit franko –gjerman. Serbia në fakt ka mbetur me logjikë të shekullit të kaluar të luftës , dhe së është kundërshtare e madhe e kapitalizmit liberal.

-Serbët historinë e duan ashtu siç dëshirojnë vet. Faktet historike i shtrembërojnë , nuk i interpretojnë ato. Historia e tyre është e mbushur plotë rrena sipas preferencës të Dobrica Qosiqit. Marrëzitë serbe mbështetën mbi shkresat dhe elaboratet e shovinistëve të vjetër e të ri, në krye më SANU dhe Kishën Ortodokse Serbe. Kur është në pyetje Kosova, të gjithë serbet, janë të një mendje, si intelektualet, Akademinë e Shkencave, partitë politike më ndonjë përjashtim të vogël. Këtu vlen të përmendët opozitari Nenad Çanak, i cili haptazi po e kundërshton qëndrimin shovinist të serbëve ndaj shqiptarëve.

Çanak kishte një debat të fortë në televizion më krye çetnikun dhe kriminelin e luftës, Voisllav Sheshel, të cilën edhe e kishte deklasuar më fakte. Për Kosovën praktikisht nuk ka asnjë diskutim të gjithë janë dakord për gjithçka. Po mos të ishin nuk do ti kishin pasur të gjitha regjimet më logjikë pushtuese ndaj shqiptarëve. Edhe tash si pozita ashtu edhe pushteti nuk dallojnë . Edhe raportet më Mal të Zi dhe BH e kanë të njëjtën linjë politike , për bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet. Mendohet por edhe besohet së s’ka dikush nga serbët, që është adhurues i rrugës evropiane. Të gjitha regjimet të pas luftës në ish-Jugosllavi e shfrytëzuan BE-në për donacione, e orietimi i tyre politikë mbetet Rusia e Putinit për të cilën edhe e kanë lidhë fatin. Unë nuk kam njohuri së Serbia dhe qytetarët e saj janë pro standardeve të kërkuara nga BE-ja. Elitat në pushtet edhe pushteti i Vuçiqit nuk po i plotësojnë këto standarde. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiqi nuk është duke i zbatuar marrëveshjet e firmosura të Brukselit dhe marrëveshjen gojore të Ohrit.

Qëndrimet e partive politike dhe disponimi i qytetarëve tregojnë qartë përcaktimin e tyre pro rus, e antiperëndimor. Politika aktuale e Vuçiqit dhe opozitës janë politika populiste, dhe kjo e vështirëson situatën dhe po i ndalon proceset drejtë normalizimit të marrëdhënieve më Kosovën përmes bisedimeve të cilat po zhvillohen që një kohë të gjatë. Vuçiqi dhe shumica e serbëve janë kundër marrëveshjes franko-gjermane , dhe vendosjes të sanksioneve kundër Rusisë. Është përshtypja e qartë së shumica e serbëve jo vetëm pushteti, nuk e mbështet anëtarësimin e Serbisë në NATO, si dhe nuk pajtohen që Kosova të inkuadrohet në OKB dhe në strukturat relevante të BE-së, ku parashihet në njërën pikë të planit franco –gjerman. Serbia në fakt ka mbetur me logjikë të shekullit të kaluar të luftës , dhe së është kundërshtare e madhe e kapitalizmit liberal. Serbia është futur në vorbullën e injorancës ku gjithçka është e turbullt. Edhe zgjedhjet e 17 dhjetorit e treguan këtë qëllim.

Obsesioni i tyre politik , është logjika terroriste e shkëputjes më luftë të pjesës veriore të Kosovës. Një pretendim të tillë e pamë më aktin e dështuar të terrorizmit shtetëror serbomadh në Banjskë. Dhe, për çudi veç Kosovës gadi askush nga BE, nuk propozuan sanksione ndaj Serbisë, që është pritur, në krye të së cilës sot gjenden kasta e kriminelëve të luftës. Vuarja e sanksioneve dy herë është refuzuar nga BE-ja dhe Amerika. Barrën shumë të padrejtë të këtyre sanksioneve po e vuan Kosova, e cila nuk është duke i bërë askujt keq në rajon, e as minoritetit të privilegjuar serb, vetëm së ajo po mbron më ngulm sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".