Eskobar i qartë: Ose me ne, ose drejt humnerës kolektive shqiptare

Eskobar i qartë: Ose me ne, ose drejt humnerës kolektive shqiptare
Eskobar i qartë: Ose me ne, ose drejt humnerës kolektive shqiptare

Agim Bajrami

  • 13 March 2024 - 09:53

 

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Çka në fakt po e paralajmëron Eskobar, vendimmarrjen politike në Kosovë? Agjencitë e Inteligjencës Amerikane, këto ditë e njoftuan opinionin se në Kosovë dhe ndërkombëtar, se është e mundshme, të shpërthejnë trazirat apo edhe konfliktet ndëretnike në Kosovë. Në gjuhën diplomatike thuhet, kur dështon diplomacia në zgjidhjen e një çështje të marrëdhënieve ndërkombëtare, të karakterit lokal apo rajonal, vijnë në shprehje konfliktet ndërmjet palëve në kontest, dhe varësisht nga fitorja në teren përmes forcës, jepet edhe zgjidhja diplomatike , për çka më parë palët nuk janë marr vesh dhe nuk kanë arrit zgjidhje.

Tani edhe Eskobar, me vendosmëri po i dërgon mesazh Prishtinës zyrtare, se jeni vonuar me kohën dhe menjëherë duhet ti kryeni detyrat e marra, se vonesat janë të disfavorshme për Kosovën. Detyrat të cilat i kërkohen Prishtinës zyrtare janë; - Të mos ndërmerr veprime të pa koordinuar ,duke u thirrur në emër të sovranitetit shtetëror , pasi që edhe Ukraina ishte shtet sovran dhe anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, por u sulmua nga Rusia dhe ju shkëput Krimea dhe disa rajone tjera, dhe ende gjendet në luftë; - Kosova ,duhet të bashkëveproj me autoritet e SHBA si; ideatorët,themeltarë dhe bartëse e vetme, të lirisë,pavarësisë dhe shtet ndërtimit të Kosovës, në të kundërtën , Kosova si subjektiviteti juridik shtetëror do ti takon historisë , dhe në përballje e vetme pa SHBA, në sfidat e rendit të ri botëror do të jenë të paimagjinueshme drejt fatalizmit. Lufta në Ukrainë, në lindje të mesme ,Gaza, mundësia e shpërthimit në Taivan, ripushtimi i Nagarno Karabakut nga Azerbajgjani ,situata e sigurisë e brishtë, dhe në prag të shpërthimit në rajonin e Evropës jug-lindore (Ballkani Perëndimor), sidomos në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi e Maqedoni,për Qeverinë e Kosovës do të duhej të jenë faktor krucial për vepruar me diplomaci, me mençuri,të urtësi,të përmbajtur dhe thellë të koordinuar me faktorin e miqve të vendimmarrjes ndërkombëtare si; SHBA, BE , dhe shtetet tjera të demokracisë perëndimore,në përballje me luftën për dominim dhe krijim të rendit të ri ,nga aleanca e lindjes që përbëhet nga; Rusia,Kina,Irani,Korea e Veriut dhe grupime të shteteve tjera. Kosovës ,nuk i nevojiten provokimet ,por dëgjimi dhe koordinimi. Eskobar ,edhe në takimin me zyrtarët e lartë të politikë bërësve kosovare ,do të jetë i qartë ,ose me ne ,ose vazhdoni të vetmuar ,drejt humnerës kombëtare ,të cilët miqtë ndërkombëtar disfatën shqiptare nuk e dëshirojnë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".