Aleanca Serbi – Rusi është një letër e djegur tregim për histori

Aleanca Serbi – Rusi është një letër e djegur tregim për histori
Aleanca Serbi – Rusi është një letër e djegur tregim për histori

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 14 March 2024 - 07:57

Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj-Zhuriani

Budallëku më i madh i Serbisë fashiste, natyrisht i ndërsyer nga Rusia, është që të kërkon konflikt, edhe pse e di mirë se do jetë e humbur si gjithmonë. Vetëm shikoni kronologjinë e luftërave që ka bërë Serbia, të gjitha luftërat i ka nisur dhe të gjitha i ka humbur. Mendimi im personal është se NATO dhe forcat amerikane kurrë nuk kanë qenë më të përgatitur si tani, se e dinë me kënd kanë punë dhe nuk do guxojnë të ngrenë kokë se kokën e kanë të shtypur që në fillim.

-Paralajmërimi i analistit politik dhe i njohësit shumë të hollë të Ballkanit, Janusz Bugajski, nuk është për tu hedhur poshtë, por për tu marr seriozisht dua të them një gjë që NATO dhe Amerika këtë lojë të pistë të Rusisë dhe pjellës se saj Serbisë fashiste i din në çdo milimetër dhe që nuk mundë të provojnë kurrë një gjë të tillë, pos disa provokimeve që të hapin zjarr në disa fronte sa për të trazuar këto forca.

-Serbia kriminele e shtyrë nga Rusia që po jep shpirt e di këtë punë dhe përpos kërcënimeve të tipit të Kim Jungut nuk mund të shkojmë me tej se mbi kokë brenda një kohe të shkurtër e humbin rrugën në oborr, dhe keni vënë re kush i përcjell me shumë vëmendje duke parë rrezikun që po vdesin dhe nuk kanë më moral politik as ushtarak dhe janë të urryer nga e gjithë bota e qytetëruar, por dalin dhe kërcënojnë botën ME BOMBEN ATOMIKE. Por, në fund të fundit kush do ta pësoj më keq se vetë Rusia.

A dini ju se planet e Rusisë cariste kanë qenë në fillim se brenda tri katër dite do ta gëlltisin Ukrainën dhe sa t´i marrë vendet ku janë të populluara me shumë rus pjesa tjetër e Ukrainës do e ngre flamurin e bardh. Dhe, tani pyesim si doli plani i tyre, plotësisht i dështuar se as nuk mundë të flasim me shifra se sa numër njerëzish janë vrarë dhe djegur se as që mendohet, e sa mjete ushtarake kanë humbur.

NATO dhe Amerika jo vetëm që i di se ku janë bazat ushtarake të Serbisë fashiste dhe të Rusisë, po i di edhe me numër se sa janë dhe çfarë janë, prandaj ata e dinë rrezikun që NATO dhe Amerika i kanë bazat në Ballkan, tani edhe në Shqipëri, dhe mendoni se do të hapë luftë Serbia! Me kë do hap luftë, me kë të mendoj, brenda pak minutash do të reagoj forca e NATO-s dhe ato amerikane në të gjitha drejtimet. NATO dhe Amerika, Ballkanin Perëndimor e kanë në pëllëmbë të dorës, ku pos asaj se sa forca të KFORIT janë në Kosovë, dhe ke parasysh edhe ushtrinë tonë e kemi të përgatitur nga Amerika dhe e pajisur me të gjitha mjetet ushtarake dhe luftarake të një ushtrie të rregullt dhe mjaft moderne. Ata e dinë se njëherë e provuan dhe u doli keq hesapi, se Rusia dhe Serbia jo vetëm këtë por ata e kishin menduar edhe planin e tyre që do të shtrihet problemi shumë shpejtë si vaji në lakra dhe do të marshojnë, mirëpo kur hasen në forcat tona ikën malit si cubat e Shumadisë me bishtin ndër vegë.

Budallëku më i madh i Serbisë fashiste, natyrisht i ndërsyer nga Rusia, është që të kërkon konflikt, edhe pse e di mirë se do jetë e humbur si gjithmonë. Vetëm shikoni kronologjinë e luftërave që ka bërë Serbia, të gjitha luftërat i ka nisur dhe të gjitha i ka humbur. Mendimi im personal është se NATO dhe forcat amerikane kurrë nuk kanë qenë më të përgatitur si tani, se e dinë me kënd kanë punë dhe nuk do guxojnë të ngrenë kokë se kokën e kanë të shtypur që në fillim. Rusia ka kërcënuar edhe vendet Baltike dhe tashmë vone e kërcënoi dhe Suedinë, por pos fjalëve dhe kërcënimeve nuk ka asgjë nga Rusia. Suedia me një këmbë në NATO dhe aq më keq që NATO-n edhe pse e ka në prag të derës nuk ka përparuar gjë. Sipas gazetave gjermane dhe analistëve politik, Rusia edhe këtë luftë veç se e ka të humbur, por pastaj do e ketë luftën brenda saj që edhe atje është kundërshtuar lufta e panevojshme e Putinit. Është parë se si u vra edhe kundërshtari polik para pak ditësh. Bota e konsideroi se vrasja ishte nga shteti dhe kanë filluar edhe kërkimet e saj që brenda Rusisë të hapen hetime. Pra, shikoni se ku e ka frikën Rusia se çka mund të ndodhë.

Qofsha i gabuar por Rusia dhe Serbia fashiste pos ca provokimeve nuk do hapin luftë në Ballkanin Perëndimor sepse ajo nuk do të ndalej aty, por do përhapet që edhe Turqia nuk do rri duarkryq. Prandaj e them se NATO DHE Amerika kurrë nuk kanë qenë të përgatitura se në këtë rast kur kanë të bëjnë me sllavo-ortodokset zjarrvënës. Këta kanë vdekur njëherë e përgjithmonë, sepse janë edhe të izoluar dhe të rrethuar nga të gjitha anët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".