Vendimi gjyqësor për pronat e Manastirit të Deçanit është vendim i strukturave të fshehta serbo -ruse

Vendimi gjyqësor për pronat e Manastirit të Deçanit është vendim i strukturave të fshehta serbo -ruse
Vendimi gjyqësor për pronat e Manastirit të Deçanit është vendim i strukturave të fshehta serbo -ruse

Xhevat Meha

  • 14 March 2024 - 16:19

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Edhe pse për mua është vendim i pa drejtë, është vendim juridik i shkallës përfundimtare. Si i tille duhet të zbatohet, kjo nga fakti se Kosova është duke u ndërtuar si shtet që në themel ka, ose më drejt të themi, duhet të ketë zbatueshmërinë e akteve juridike të shkallës së fundit.

 

Vendimi i gjykatave të Kosovës rreth pronave të Manastirit të Deçanit nuk është vendim i drejt. Unë nuk jam jurist mirëpo është argumentuar gjerësisht dhe bindshëm nga juristët se nuk është vendim i drejt gjyqësor. Për mua, këto vendime gjyqësore janë kryer nga rrjeti i strukturave të fshehta serbo-ruse brenda institucioneve të Kosovës, përfshi këtu edhe gjykatat e Kosovës. Edhe pse për mua është vendim i pa drejtë, është vendim juridik i shkallës përfundimtare. Si i tille duhet të zbatohet, kjo nga fakti se Kosova është duke u ndërtuar si shtet që në themel ka, ose më drejt të themi, duhet të ketë zbatueshmërinë e akteve juridike të shkallës së fundit. A duhet të përshëndetur vendimi i Qeverisë? Kjo Qeveri ka vonuar marrjen e këtij vendimi për më tepër se një vit, dhe me këtë ka vonuar edhe aplikimin në Këshillin e Evropës për kaq kohë. Kjo zhagitje i ka sjell dëm të madh Kosovës. Nuk është e pranueshme sjellja e dëmeve ndaj shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".