Serbia me ambicie pushtuese ka plan për ta sulmuar Kosovën

Serbia me ambicie pushtuese ka plan për ta sulmuar Kosovën
Serbia me ambicie pushtuese ka plan për ta sulmuar Kosovën

Agim Bajrami

  • 14 March 2024 - 16:22

 Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Serbisë i konvenon një konflikt ballkanik përveç projektit të saj politik dhe hegjemonisë kombëtare serbe, edhe për tërheqjen e vëmendjes nga kërkesat e opozitës, që po e kundërshtojnë regjimin e Vuçiqit, dhe korrupsionin dhe krimin shtetëror serb,duke i shkelur dhe sulmuar edhe lirit dhe të drejtat e njeriut,si rasti i Sanduloviqit dhe të tjerëve . Në anën tjetër, Kosova për të mbrojtur integritetin e saj kushtetues, po bënë përgatitjet maksimale përmes agjencive të saja kushtetuese të sigurisë,që në rast agresionit eventual serb,të përballen me ruajtjen e rendit kushtetues ,lirive e të drejtave demokratike të qytetarëve të Kosovës pa dallim, përmes mekanizmave të saja kushtetuese.

 

Serbia , edhe pse i mbajti “zgjedhjet fantome” parlamentare, ku fitoj partia e presidentit serb Vuçiq, e të cilat zgjedhje i kontestuan opozita dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat i monitoruan gjatë fushatës dhe votimit në dhjetor të vitit të kaluar, nuk ka ndryshuar asnjë milimetër në rrafshin e saj politik me fqinjët. Sipas vëzhguesve ndërkombëtare e veçmas të OSBE-,thuhet, se zgjedhjet në Serbi, janë përcjell me shumë parregullsi, manipulime, e votime nga personat që nuk ishin në listat e votuesve të vendbanimeve përkatëse. Dhe nga kjo u vërtetua,se demokracia në Serbi është larg standardeve ndërkombëtare dhe evropiane. Edhe Parlamenti Evropian ka nxjerr rezolutën përmes të cilës ka dënuar manipulimet qeveritare me zgjedhjet serb të dhjetorit të vitit të kaluar, duke kërkuar nga Komisioni Evropian, të ngrihen fondet financiare për ndihmë për zhvillimin dhe forcimin e qeverisjes demokratike dhe të sundimit të ligjit në Serbi. Në zgjedhjet e fundit në Serbi, kanë munguar zgjedhje të lira,të drejta,ligjore, fer e demokratike. Dhe presidenti serb Vuçiq ,ka vazhduar me procesin e konsolidimit të Kuvendit të Serbisë duke i quajtur zgjedhjet parlamentare të dhjetorit si më të avancuara demokratike deri më tani, dhe ka vendos në krye të Kuvendit serb, ish kryeministren Ana Bernabiq ,ndërsa për kryeministër , është kandidati i favorizuar, Marko Gjuriq. Autoritet serbe të shtetit serb, sigurinë e Ballkanit Perëndimor e ndërlidhin, me zhvillimet rajonale dhe me gjerë,dhe mbajnë qëndrimet politike dhe të sigurisë; se ndaj Kosovës përqendrohen ,të mbajnë situatën e tensionuar, duke i nxitë qytetarët serbë të Kosovës , të kundërshtojnë shtetin e Kosovës, përmes defunksionalizimit të saj, të mbajnë pozicionin e marrëdhënieve të ngushta me Rusinë dhe aleancën lindore, duke i ushtruar,përgatit dhe mbajt grupet serbe të gatshme për të ndërmarrë masat e sulmit kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues Republikës së Kosovës, me qëllim të ndarjes apo ripushtimit të Kosovës. Projekti i agresionit serb ndaj Kosovës, mbështetet, varësisht nga zhvillimet e mundësive të gjeopolitikës globale,dhe fitorja e mundshme e kandidatit Trump në krye të administratës amerikane, ku sipas botës serbe nga mundësia e fitores ruse në Ukrainë, Serbia do të shpresonte dhe besonte, se forcat e vendimmarrjes ndërkombëtare nuk do të mund të mbeten në mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës. Dhe nga këto rrethana gjeopolitike, siç beson Serbia,të cilat do të mund të zhvillohen në favor të Serbisë ,edhe federata e Bosnjës dhe Hercegovinës, do të mund të rrezikohej nga lëvizja secesioniste e Republikës Srpska, ku do të mund të shfaqej konflikti brenda Bosnje, në një anë, për mbrojtjen e Bosnjës së Dejtonit ,dhe në anën tjetër, për pavarësi të Republikës serbe, në krye me Dodik ,i shtyrë dhe i përkrahur dhe mbështetur nga Rusia dhe Serbia. Konfliktin në Kosovë dhe Bosnje, e nxisin dhe janë të interesuar për një konflikt të tillë ballkanik, Rusia për të hapur një front tjetër të luftës në Ballkanin perëndimor , përmes aleatit të saj, Serbisë së vogël konfliktuoze. Serbisë i konvenon një konflikt ballkanik përveç projektit të saj politik dhe hegjemonisë kombëtare serbe, edhe për tërheqjen e vëmendjes nga kërkesat e opozitës, që po e kundërshtojnë regjimin e Vuçiqit, dhe korrupsionin dhe krimin shtetëror serb,duke i shkelur dhe sulmuar edhe lirit dhe të drejtat e njeriut,si rasti i Sanduloviqit dhe të tjerëve . Në anën tjetër, Kosova për të mbrojtur integritetin e saj kushtetues, po bënë përgatitjet maksimale përmes agjencive të saja kushtetuese të sigurisë,që në rast agresionit eventual serb,të përballen me ruajtjen e rendit kushtetues ,lirive e të drejtave demokratike të qytetarëve të Kosovës pa dallim, përmes mekanizmave të saja kushtetuese. Qeveria serbe qartë ka përcaktua doktrinën e formulimit të saj luftarake; diplomacia, lufta apo heshtja ndaj Kosovës. Dhe për Serbinë, prioriteti i saj shtetëror, është " lufta" në rajon siç thonë ata, " për mbrojtjen e ekzistencës serbe"!`Dhe për rrjedhojë të situatës së përgjithshme globale,rajonale dhe në raport me qasjen armiqësore të Serbisë fqinje ndaj shtetit të Kosovës, dhe sipas, përgatitjeve serbe të nivelit të gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe, për rreth kufirit me Kosovën,Kosova duhet të jetë e përgatitur maksimalisht, në kundërvënie dhe mbrojtje e lirive,të drejtat qytetare dhe pronat e tyre, ndaj çfarëdo sulmi eventual, që do të mund të përgatiten e të iniciohen nga Serbia.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".