Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pronat e Deçanit duhet ri hetuar dhe ri gjykuar

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pronat e Deçanit duhet ri hetuar dhe ri gjykuar
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pronat e Deçanit duhet ri hetuar dhe ri gjykuar

Blerim Burjani

  • 14 March 2024 - 16:24

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Duke i dhënë leje Agjencionit Kadastral për regjistrimin e pronës në pronësi të Manastirit, rruga e Kosovës është e hapur për anëtarësim në KE , por pasojat janë të mëdha dhe të pa riparueshme. Tashmë kur jemi tek përgjegjësia, nga ajo nuk mundë të humbi, amnistohet askush. Pra askush nuk mundet dhe nuk dihet të mbetet pa hetim dhe ndëshkim nëse konstatohet se në këtë proces ka konsumim të veprës penale nëpër procedurat që janë zhvilluar gjatë kalimit të rastit nëpër gjykata.

 

Rasti i pronave të Manastirit të Deçanit është rast serioz e skandaloz për një hetim të ri që duhet të ju bëhet personave të cilët e kanë trajtuar dhe proceduar këtë rast. Këtij hetimi duhet ti nënshtrohen gjyqtarët në të gjitha nivelet nëpër të cilat ka kaluar çështja e pronave, për tu verifikuar sis a ka qenë e ligjshme dhe ku e nga cilët persona është devijuar. Nuk mundë të injorohet fakti qe pavarësisht presionit për ta zbatuar atë, dhe interes të shtetit për anëtarësim në KE, Komunës së Deçanit dhe shtetit të Kosovës i është bërë dëm i madh. Pra mendoj se kur jemi tek çështja e pronave, nisur nga rasti me këta 24 hektar të Komunës së Deçanit, një hetim dhe ri verifikim duhet të zhvillohet me proceset që janë filluar dhe kanë vazhduar që nga koha e AKM-së. Rasti I pronave të Deçanit lë shumë për të dyshuar dhe është në interes për tu hetuar, duhet të ketë hetim penal, se si ka ndodhur që edhe Gjykata Kushtetuese ka nxjerr një vendim gjyqësor të dëmshëm . Kjo çështje duhet të zbardhet. Pra, Kryeministri Kurti ka vepruar drejt në këtë rast kur është detyruar ta zbatoj një vendim që ka apo mundë të ketë në përmbajtjen e tij edhe konsumim të veprës penale nga gjyqtarët që e kanë sjellë atë, Jo vetëm kaq , me këtë Vendim të Gjykatës Kushtetuese mundë të ketë ndodhur dhe të jetë bërë shkelje e rëndë e Kushtetutës së vendit dhe kodit penal. Megjithatë, duke I dhënë leje Agjencionit Kadastral për regjistrimin e pronës në pronësi të Manastirit, rruga e Kosovës është e hapur për anëtarësim në KE , por pasojat janë të mëdha dhe të pa riparueshme. Tashmë kur jemi tek përgjegjësia, nga ajo nuk mundë të humbi, amnistohet askush. Pra askush nuk mundet dhe nuk dihet të mbetet pa hetim dhe ndëshkim nëse konstatohet se në këtë proces ka konsumim të veprës penale nëpër procedurat që janë zhvilluar gjatë kalimit të rastit nëpër gjykata.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".