Qeveria ta harton dhe dërgon në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin final për Asociacionin

Qeveria ta harton dhe dërgon në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin final për Asociacionin
Qeveria ta harton dhe dërgon në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin final për Asociacionin

Gjon Keka

  • 17 March 2024 - 08:54

Shkruan: ANALISTI-Gjon Keka

Kërkesa e vazhdueshme e ShBA për ta dërguar draftin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese është një nga kërkesat e vazhdueshme , dhe kur dihet se kjo çështje si sot si nesër do të duhet me u adresua dhe me u dërgua në kushtetuese ,për qeverinë më mirë do të ishte ta dërgojnë një draft të Asociacionit , por që brenda draftit duhet të futen garancitë nga ShBA dhe vendet tjera mike evropiane që ky asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do t'i lihet asnjë derë hapur për ta prish funksionalitetin e shtetit të Kosovës.

 

Së pari duhet thënë se kushtet që po tentohet t'i vendosen Kosovës në procesin e anëtarësimit në këshillin e Evropës janë të padrejta dhe të pa justifikueshme. Ndërsa sa i përket obligimeve që kanë mbetur që nga e kaluara dhe të ri aktualizuara së fundi në dialog nga marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit, ku është kërkuar vazhdimisht nga emisarët dhe nga faktori ndërkombëtar që të ecet përpara edhe me këtë çështje ato duhet të trajtohen vetëm mbi bazën ligjore e kushtetuese të shtetit të Kosovës. Sikur vendimi me rastin e Manastirit të Deçanit, edhe kjo e Asociacionit janë vendime të vështira,por që kanë mbetur këto gurë në rrugën e Kosovës dhe duhet hequr sa më parë që mos t'i mbesin edhe më tutje nëpër këmbë Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit në organizatat ndërkombëtare dhe institucionet evropiane. Kërkesa e vazhdueshme e ShBA për ta dërguar draftin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese është një nga kërkesat e vazhdueshme , dhe kur dihet se kjo çështje si sot si nesër do të duhet me u adresua dhe me u dërgua në kushtetuese ,për qeverinë më mirë do të ishte ta dërgojnë një draft të Asociacionit , por që brenda draftit duhet të futen garancitë nga ShBA dhe vendet tjera mike evropiane që ky asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do t'i lihet asnjë derë hapur për të prish funksionalitetin e shtetit të Kosovës. Dhe sikur edhe tha Emisari amerikan Escobar se „Asociacioni është i rëndësishëm për Kosovën edhe në rrugën e saj drejt BE-së, duke shtuar se derisa deri në dhjetor, kandidatët e vetëm për zgjerimin e Bashkimit Evropian ishin vendet e Ballkanit Perëndimor, tani janë edhe Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia. Po ashtu sipas Escobar “asociacioni është në të vërtetë aftësia e komunave me shumicë serbe për të ofruar shërbime në gjuhën serbe, shërbime të cilat ato tashmë kanë të drejtë t’i ofrojnë. Kjo është e gjitha. Asnjë pushtet ekzekutiv, asnjë shtet brenda shtetit, asgjë që do t’u jepte atyre, asnjë veto mbi kushtetutshmërinë apo funksionalitetin tuaj. Dhe, asgjë jashtë strukturës së kornizës ligjore të Kosovës. Pra, me fjalë të tjera, është duke u ofruar garanci dhe pak vetë menaxhim për pakicat, që e kanë tashmë pakicat e tjera brenda Evropës dhe brenda Shteteve të Bashkuara. Pra, kjo nuk është asgjë tjetër përveçse e sjell marrëdhënien e Kosovës me pakicat e saj në nivel evropian. Prandaj, ka qenë në Planin e Ahtisaarit, prandaj është në marrëveshjen e Brukselit, prandaj është në atë të Ohrit. Prandaj, duhet të vazhdojmë shpejt.” Sikur shihet në këto deklarata të emisarit Escobar ai tregon për garancitë dhe e shpjegon se si do të duhet të jetë asociacioni ,pra pa asnjë kompetencë ekzekutive. Prandaj duke parë këtë garanci Kosova duhet të ecë përpara dhe të arrijë që edhe këtë gurë ta heq nga rruga ,edhe këtë pengesë që po i pengon hapat e saj evropiane drejt të ardhmes. Vetë emisari Escobar tha se gjersa zgjatet kjo dhe vonohet ,duke ditur se ky obligim është i së kaluarës ai potenconte edhe këtë se „...duhet t’i heqim masat. Ne kemi nevojë që ju të arrini të merrni kandidaturën dhe ne kemi nevojë që ju të anëtarësoheni në Partneritetin për Paqe, urgjentisht përpara se ta humbim këtë mundësi historike...” Duke parë këtë ,Asociacioni, cilido që të jetë ai, mund të organizohet dhe të funksionon vetëm brenda ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës prandaj këtë barrë Qeveria duhet ta heq sa më parë nga vetja dhe ta harton një draft të sajin final për ta dërguar në interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Asociacioni të jetë si i të gjithë komunave të Kosovës dhe brenda ligjeve e kushtetutës së Kosovës, pa asnjë pikë apo hapësirë për kompetenca ekzekutive dhe këtë garanci e dha emisari amerikan dhe duhet futur edhe këtë garanci të ShBA dhe vendeve mike për të dëshmuar këtë në dokument si një garanci për vetë natyrën e Asociacionit në fjalë. Me pak fjalë edhe pse ky vendim nuk është i lehtë ,por duke parë që është një obligim i së kaluarës ,barrë e tanishme dhe pjesë e marrëveshjeve në dialog,tani është momenti i fundit që qeveria të vepron duke shkruar një draft statut final të asociacionit,madje duke cituar pikë për pikë edhe fjalët e mëdha garantuese të emisarit Escobarit dhe gjithë diplomatët evropian dhe faktori ndërkombëtar në përgjithësi të cilat e kanë theksuar se ai Asociacion duhet të jetë i përafërt me Asociacionin e komunave të tjera të republikës së Kosovës, e që do të thotë se ai Asociacion nuk do të duhet të përmbaj, dhe nuk ka asnjë shans të përmbaj kurrfarë kompetencash ekzekutive.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".