Racizmi serb i regjimit të Aleksandër Vuçiqit e ka bekimin e Kishës Ortodokse serbe si në kohën e Millosheviqit

Racizmi serb i regjimit të Aleksandër Vuçiqit e ka bekimin e Kishës Ortodokse serbe si në kohën e Millosheviqit
Racizmi serb i regjimit të Aleksandër Vuçiqit e ka bekimin e Kishës Ortodokse serbe si në kohën e Millosheviqit

Skender Mulliqi

  • 19 March 2024 - 21:32

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Nga kisha në Banjskë u tentua që më luftë të shkëputet veriu i Kosovës. Kështu kishte vepruar Kisha Ortodokse Serbe më Millosheviqin në krye për shkatërrimin më luftë të ish-Jugosllavisë. Atëherë në krye të këtij institucioni fetar ishte racisti Pavle. Politikat kishtare për realizimin e idesë të “botës serbe”, po vazhdohen edhe sot më protagonistet e vjetër të politikës në krye të Serbisë. Edhe të gjithë fuqishmit në pushtet Aleksandër Vuçiq, Kisha po i shërben për homogjenizim të serbëve në Kroaci, Mal të Zi, BH dhe Kosovë.

 

 

Racistët , fashistët janë njerëz të dobët, të pashkolluar, primitiv të cilët jo vetëm që i helmojnë shoqëritë e tyre, por helmojnë shumë më gjerë. Ky reflektim zullumqar racist ndaj popujve të tjerë është instaluar më së shumti në Serbi. Janë instaluar në majat e pushteteve përmes institucioneve fetare. Racizmit në Serbi po i prinë Kisha Ortodokse Serbe. Elita kishtare në krye me Patriarkun Porfirije, e kanë marrë bajrakun e nacionalizmit serbomadh për ti kthyer vitet e 90-ta të luftës. Për ti treguar muskujt klerikët serb zgjodhën Cetinën në Mal të Zi, për promovim në krye të Kishës Serbe në Mal të Zi të Joanikia, ndërsa kishën e Leposaviqit grupi terrorist i Radojqiqit më kisha të tjera i zgjodhën si depo të armatimit. Nga kisha në Banjskë u tentua që me luftë të shkëputet veriu i Kosovës. Kështu kishte vepruar Kisha Ortodokse Serbe me Millosheviqin në krye për shkatërrimin më luftë të ish-Jugosllavisë. Atëherë në krye të këtij institucioni fetar ishte racisti Pavle. Politikat kishtare për realizimin e idesë të “botës serbe”, po vazhdohen edhe sot më protagonistet e vjetër të politikës në krye të Serbisë. Edhe të gjithë fuqishmit në pushtet Aleksandër Vuçiq, Kisha po i shërben për homogjenizim të serbëve në Kroaci, Mal të Zi, BH dhe Kosovë. Kjo politikë religjioze me vite të tëra është përcjellë me propagandë të fuqishme për të shkatërruar popujt tjerë në Jugosllavi, në emër të gjoja rrezikimit të qenies serbe. Ata po promovojnë ide të rrezikshme raciste më së shumti ndaj shqiptarëve në rajon. Eksiton plani i kamotshëm në tentim për ri zgjerim të territoreve , për dalje të serbëve në Detin Adriatik në Mal të Zi, si dhe daljen në Portin e Durrësit të territoreve shqiptare. Paraprakisht po tentojnë që më luftë të rrënojnë shtetësinë e Kosovës. Ka disa vite që në Serbi, në Mal të Zi po shkruhen grafite dhe po këndohen këngë në ngjarje sportive” Kur do të kthehet ushtria serbe në Kosovë”.Vuçiqi është duke e shtyrë rajonin në një luftë të rrezikshme në emër të kishës dhe nacionalizmit serbomadh. E gjithë kjo ofensivë politike dhe ushtarake e Serbisë dhe të Rusisë në rajon , sikur ngapak po heshtet nga BE dhe Amerika. Apo ndoshta edhe ka mundësi,që të lejohet ndryshim kufijsh në Ballkan, që më shumë duket të jetë manipulim. Kohës i mbetet të tregon së cila është e vërteta. Hapja e frontit të ri të luftës në rajonin e Ballkanit më probleme etnike, siç po tentojnë Rusia dhe Serbia , megjithatë do të vihej në rrezik të madh ruajtja e paqes dhe stabilitetin në Evropë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".