Perspektiva e Kosovës është funksionimi shtet i pa varur nën ombrellën sigurisë nga SHBA dhe NATO-s

Perspektiva e Kosovës është funksionimi shtet i pa varur nën ombrellën sigurisë nga SHBA dhe NATO-s
Perspektiva e Kosovës është funksionimi shtet i pa varur nën ombrellën sigurisë nga SHBA dhe NATO-s

Blerim Burjani

  • 19 March 2024 - 21:32

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Nuk ka kthim prapa, as në gjendjen para vitit 1956,e as në atë të vitit 1999, madje as në gjendjen e para vitit 2007. Të gjitha këto etapa janë thjeshtë histori e cila ka sot një realitet tjetër. Që nga viti 2007 e këndej pas shpalljes së pavarësisë, pash 17 shkurtit, Kosova është shtet, ky që është ashti sikur që është shpallur, është përcaktuar me kushtetutë dhe është njohur ndërkombëtarisht nga shumica e vendeve të botës, atyre më me ndikim që paraqesin faktor ushtarako politik në botë.

 

Pra Kosova është shtet me përplot kushte të perëndimit, që po dalin kushte mbi kushte. Në këtë proces të deritashëm ka dy zhvillime: E para, na kanë çliruar, e ne ju kemi ndihmuar atyre me na çlirua, e kjo bënë që ne pa kushte duhet ti dëgjojmë e bashkëpunojmë me ta sepse ata kanë kryer punë për neve. Dhe e dyta, BE vendos kushte për anëtarësim në BE e jo të vendosim ne kushte për BE-në. Pra realiteti është ky, nëse kërkojnë ne duhet ti dëgjojmë dhe të bashkëpunojmë, dhe në njëfarë forme të jemi edhe argat të BE-së. Politikisht ne jemi të vegjël, ne asnjëherë nuk kemi me qenë të pa varur në paqen globale dhe paqen regjionale, ne vetëm kemi me dëgjuar dhe par ndonjë zhurmë jemi të detyruar për ti plotësuar kërkesat e faktorëve ndërkombëtar që na ndihmuan të çlirohemi nga Serbia dhe sponsorizuan shpalljen e pavarësisë së Kosovës , duke lobuar më pastaj e garantuar numrin e madh të njohjeve që e kemi. Kosova s’ka forcë te veten për tu mbrojtur nga askush, por siguria e shtetit të Kosovës, sovraniteti dhe integriteti varet nga mbështetja që i jepet Kosovës nga SHBA dhe NATO.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".