Kërcënimi i hapur i Aleksandër Vuçiqit kundër NATO-s dhe Kosovës duhet të merret seriozisht dhe sanksionohet urgjentisht

Kërcënimi i hapur i Aleksandër Vuçiqit kundër NATO-s dhe Kosovës duhet të merret seriozisht dhe sanksionohet urgjentisht
Kërcënimi i hapur i Aleksandër Vuçiqit kundër NATO-s dhe Kosovës duhet të merret seriozisht dhe sanksionohet urgjentisht

Gani Qarri

  • 21 March 2024 - 07:34

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Në paraqitjen në një të ashtuquajtur "akademi" gjoja kushtuar ngjarjeve të marsit të vitit 2004, Vuçiq la të kuptohet se nëse Perëndimi zgjedh Kosovën, atëherë Serbia do të detyrohet të "ndajë rrugën" me perëndimin dhe të veprojë për ti "mbrojtur serbët", siç tha ai, për të mos ndodhë ajo që ka ndodhur 25 vjet më pare, kur Serbia u dëbua nga Kosova. Kjo deklaratë e Vuçiqit është parë dhe po interpretohet, si kërcënim i hapur dhe i drejtpërdrejtë luftarak kundër Kosovës, por i drejtuar edhe kundër ndërkombëtarëve.

-Deklaratat e fundit të presidentit fashist të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, lidhur me raportet e perëndimorëve ndaj Serbisë dhe shfaqjen e tendencave të hapura, për ta sulmuar ushtarakisht Kosovën, nuk janë vetëm skajshmërisht cinike e të papranueshme, por edhe tepër të rrezikshme dhe të orkestruara me plane konkrete për eskalimin e gjendjes dhe destabilizimin e të gjithë rajonit! Madje këto deklarata, janë edhe testi deri më tani më serioz i provokimit publik edhe ndaj Bashkimit Evropian, si dhe vet SHBA-ve, emisarët e të cilave duke atakuar pareshtur, vetëm Kosovën, kanë vijuar ti nënçmojnë dhe mos e vlerësojnë si duhet, rrezikshmërinë e lartë të veprimeve ekspansioniste të Serbisë, duke filluar nga mos vendosje e sanksioneve ndaj Rusisë, kooketimit me Kinën, përzierjen e vazhdueshme në çështjet e brendshme të Bosnjës e Malit të Zi dhe vijuar provokimet e hapura ndaj Kosovës, me shpifje pa asnjë argument, gjoja për "keqtrajtim" e "rrezikim" të ekzistencës së minoritetit serb në Kosovë.

Për aq më tepër, Vuçiq duke shfrytëzuar përuljen e Eskobarit, Lajçakut e Borellit para Serbisë dhe atakimet e vazhdueshme të tyre të padrejta ndaj Kosovës, ka lanësuar së fundi edhe një paralajmërim kërcënues për Perëndimin, që sipas tij, paska ardhur koha të zgjedhin mes Kosovës dhe Serbisë!? Në paraqitjen në një të ashtuquajtur "akademi" gjoja kushtuar ngjarjeve të marsit të vitit 2004, Vuçiq la të kuptohet se nëse Perëndimi zgjedh Kosovën, atëherë Serbia do të detyrohet të "ndajë rrugën" me perëndimin dhe të veprojë për ti "mbrojtur serbët", siç tha ai, për të mos ndodhë ajo që ka ndodhur 25 vjet më pare, kur Serbia u dëbua nga Kosova. Kjo deklaratë e Vuçiqit është parë dhe po interpretohet, si kërcënim i hapur dhe i drejtpërdrejtë luftarak kundër Kosovës, por i drejtuar edhe kundër ndërkombëtarëve. “....o ne të jeni me ata dhe t’u ndihmoni atyre, jemi të mësuar dhe mjaft të mençur e trima dhe kemi fituar shumë përvoja, në 25 vitet e fundit, për ta pritur momentin më të mirë të mundshëm dhe të luftojmë për rastin tonë”, ka kërcënuar hapur krimineli Vuçiq.

Dhe pavarësisht faktit se ndërkombëtarët kanë kërkuar që autorët të kapen dhe nxirren nga Serbia para drejtësisë, ai ka përmendur edhe Banjën e Zveçanit të Kosovës ku më 24 shtator të vitit të kaluar një grup terroristësh serbë sulmuan Policinë e Kosovës dhe vranë në pritë rreshterin Afrim Bunjaku. Vuçiq shkoj aq largë, sa përveç se doli hapur në mbrojtje të ekzekutuesve ai edhe aktin e tyre terrorist, e konsideroi si akt heroik, dhe shpifi publikisht, se këta që po e ndihmojnë Kosovën, i kanë bërë shumë të këqija popullit serb, pa përmendur asnjë prej tyre..

Por ndaj kërcënimeve të tij, nga më të egrat deri më tani, ka reaguar Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut gjerman, Michael Roth, duke ia ka përkujtuar Vuçiqit se çka nënkupton perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, dhe bërë me dije atij se Serbia s’mund të hyjë në BE derisa atë e udhëheq Vuçiqi. “Presidenti Vuçiq duhet ta ketë të qartë, se perspektiva e anëtarësimit në BE nuk vlen vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën dhe se këtu nuk ka ndarje të tilla siç pretendon Vuçiq; “ose Serbia ose Kosova”! Dhe me Vuçiqin në krye, nuk ka asnjë mënyrë që Serbia të hyjë në BE”, ka shkruar Roth në një postim në X.

Kundër këtij shpërthimi të Vuçiqit ka reaguar edhe deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, duke pyetur direkt liderët e BE-së, nëse edhe ata po dëgjojnë deklaratën e Vuçiqit për Kosovën si dhe ka kërkuar që ndërmjetësit në dialog, pa vonesë të ndërmarrin masa ndaj Serbisë. “Hej, Joseph Borrel, Miroslav Lajçak dhe Oliver Varhelyi, a e dëgjuat edhe ju këtë qartë? Si mund të vazhdohet me pretendimin se “problemi” është kryeministri Kurti, kur Vuçiqi po lejohet të mbjellë farën e luftës?!” Ju pretendoni se ndiqni “stabilitetin”, por e lejoni Vuçiqin të mbjellë farën e luftës!

Si mund të vazhdoni të pretendoni se “problemi” është kryeministri Kurti? Vonderleyen ju duhet të ndryshoni kursin e BE-së! Tani!”, ka deklaruar deputeti i PE-së nga Gjremania , Reinhard Butikofer. Prandaj, BE dhe emisarët e dialogut Kosovë-Serbi, duhet përfundimisht ta sqarojnë para faktorit ndërkombëtar, se edhe çfarë tjetër duhet të zbulohet, në politikën e Serbisë e cila që nga fillimi është rreshtuar kundër BE-së dhe përkrah Rusisë, atë medoemos duhet sanksionuar e izoluar, dhe sa më herët aq më mirë, për të mos lejuar që të forcohet edhe më tepër dhe ti kundërvihet edhe perëndimit, me projeksion për grabitjen me luftë, të territoreve të vendeve fqinje, ka thënë Butikofer!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".