Lexoni edhe:
Kërcënimi i hapur i Aleksandër Vuçiqit kundër NATO-s dhe Kosovës duhet të merret seriozisht dhe sanksionohet urgjentisht
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Lufta Serbisë që dinari serb të mbetet dhe të vazhdon si mjet financiar i pagesës, si euroja në Kosovë, ka prapavijë serioze kundër sovranitetit të shtetit, sepse dinari është mjet që e cungon sovranitetin e shtetit të Kosovës, në llogari të shtetit serb. Në Kushtetutën serbe përcaktohet dhe identifikohet Kosova si Krahine Jugore e Serbisë. Mbi këtë përkufizim juridik fiton dinari një peshë të madhe në kufizimin e sovranitetit të shtetit të Kosovës në llogari të shtetit serb.
Valuta është mjet i sovranitetit të shtetit. Përdorimi zyrtar i dinarit tregon sovranitetin e shtetit serb në Kosovë. Në Kushtetutën e Kosovës përcaktohet një valute si mjet pagese në Kosovë. Republika e Kosovës si mjet të tillë e zgjodhi euron. BQK me Rregullore ka caktuan euron si mjet të vetëm pagese në Republikë. Këtë po e kundërshton Serbia. Kundër Rregullores së BQK-së ka dalë edhe SHBA-a. BE po kërkon që edhe dinari të mbetet si mjet pagese në qarkullim. Pse dhe ku dërgon ky vendim i anti sovranitetit të Kosovës? Kosova e ka një valutë. Këtë e sanksionojë edhe BQK me Rregullore. Presioni mbi Kosovën këtu është krejtësisht i pa drejtë.
Serbia po bënë presion për dinarin për të treguar se po i zbatohen dispozitat e Kushtetutës së Serbisë në "territorin" serb. Këtë logjikë nacionaliste të shtetit serb nuk mundë ta pranon Kosova. Mund të diskutohen modalitetet se si të zbatohet qëndrimi i BQK-së? Sa të zgjatë afati transitor i zbatimit të vendimit etj.? Mirëpo, nuk mund të lejohet valuta serbe, përkatësisht dinari serb të mbetet si mjet pagese në qarkullim në Republikën e Kosovës. Me Kushtetutën e Kosovës, neni 11, përcaktohet si mjet pagese vetëm një valutë. Kosova e ka zgjedhur euron si valutë të vetme dhe mjet pagese. Kjo është e drejtë sovrane e Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".