Lexoni edhe:
Euro kushtetutshmërisht është valutë e vetme ligjore dhe legale në Kosovë, këtu nuk ka kompromis
Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj - Zhuriani
Nëse Serbia nuk e pranon marrëveshjen për të cilën konsiderohet edhe e nënshkruar, sepse është pajtuar dhe e kanë pranuar, atëherë edhe ne shqiptarët do kërkonim lidhjen e Kosovës Lindore, Medvegjën, Bujanoc e Preshevë, territore të cilat janë ndarë padrejtësisht dhe neve as që na pyeti kush, dhe ato pjesë mbeten atje padrejtësisht dhe na copëtuan me gërshërë hartash, ndonëse edhe aty është gabimi ynë, se duhet pranuar deshëm apo s´deshëm, edhe ne kemi pasur shumë tradhtar dhe shpirtshitur që ia kanë bërë vetëm aminin, pa pyetur fare, sepse edhe ata që e kanë kundërshtuar i kanë burgosur dhe më pas i kanë humbur pa shenj e pa dok.
-Kur është fjala e marrëveshjes finale mes Serbisë dhe Kosovës për këtë vit, unë personalisht nuk e besoj se do të ndodhë një gjë e tillë. Dhe përse nuk e besoj? Nuk e besoj sepse kemi të bëjmë me një shtet fqinjë fashist serb, se ndryshe flet dhe mundet edhe të nënshkruaj, por ndryshe vepron. Se vërtetë është kështu po e marrim marrëveshjet e deritanishme që nga fillimi dhe pyesim se cilës i është përmbajtur.
Pra, ky shtet fashist serbe akoma e ka në Kushtetutën e saj preambulën e cila thotë se Kosova konsiderohet si pjesë e saj edhe pse janë të vetëdijshëm jo vetëm ajo por edhe Evropa, se ne jemi të okupuar padrejtësisht dhe po ashtu, padrejtësisht jemi të ndarë. Lehaqentë e këtij shteti akoma përmendin se si Kosova dhe Metohija janë tokë serbe, dhe hapur e thonë se nuk do e pranojnë kurrën e kurrës pavarësinë , dhe nuk do ta anëshkruajnë atë, bile këta e thonë me ironi se kinse atyre po ju dhemb dora. Shpresa është në qoftë se Evropa e bota, e sidomos Amerika, i bënë trysni të madhe dhe e mbështet seriozisht për muri, edhe pse nuk do ta lejoj në anën tjetër Rusia, se përndryshe do e bënë një gjë të tillë do bëhej hallakamë në Serbi që do mbijnë nga brenda mercenar rus sepse atje e kanë strofullën gati.
Edhe nëse do realizohen këto opsione Serbia prapë do të kërkon diçka tjetër që ajo do të zhagitet me vite. Me rëndësi që Kosova nuk duhet të pranoj asgjë dhe nuk duhet lëvizur asnjë milimetër në atë që nuk është me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe asgjë nuk duhet bërë lidhur me lëshimet, sa për të ja bërë qejfin Serbisë fashite që akoma nuk ka kërkuar falje për krimet që ka bërë dhe akoma deri më sot nuk është distancuar nga lufta në Rusi dhe nuk e dënon këtë ndërhyrje ushtarakisht duke vrarë me mijëra njerëz të pafajshëm në Ukrainë. Nëse Serbia nuk e pranon marrëveshjen për të cilën konsiderohet edhe e nënshkruar, sepse është pajtuar dhe e kanë pranuar, atëherë edhe ne shqiptarët do kërkonim lidhjen e Kosovës Lindore, Medvegjën, Bujanoc e Preshevë, territore të cilat janë ndarë padrejtësisht dhe neve as që na pyeti kush, dhe ato pjesë mbeten atje padrejtësisht dhe na copëtuan me gërshërë hartash, ndonëse edhe aty është gabimi ynë, se duhet pranuar deshëm apo s´deshëm, edhe ne kemi pasur shumë tradhtar dhe shpirtshitur që ia kanë bërë vetëm aminin, pa pyetur fare, sepse edhe ata që e kanë kundërshtuar i kanë burgosur dhe më pas i kanë humbur pa shenj e pa dok.
Ta zëmë dhe të përkujtojmë se në dimrin e vitit 1956 me mijëra shqiptare u vranë të burgosur. Aleksandër Rankoviqi, i kishte duart e lira që asnjë plis të bardhë mos ta lë dhe ta lëshoj kosën e vdekjes në kokat shqiptare. Këtë mos marrëveshje mundet ta qet në dyzen vetëm SHBA-ja, sepse Serbisë fashiste nuk duhet besuar asgjë që mban premtim, dhe kush e beson një gjëje të tillë të jetë i bindur se gabon rëndë sepse t´i referohemi kronologjisë me këtë shtet fashist, bindemi se faktet mbesin. Po të mos ketë ndërhyrë qeveria serbe te serbët e Kosovës ata që moti do të pranonin, dhe kjo punë do qetësohej me rehabilitimin e këtyre banorëve që janë në pjesën veriore , mirëpo bandat kriminele të nëntokës së urithit i kërcënojnë, i djegin i vrasin vetëm të mos pranohet realiteti në Republikën e Kosovës.
Kur i shtojmë kësaj që thash më larte se dyshoj shumë se nuk do bëhet marrëveshja këtë vit, kem parasysh se situata në Ukrainë po shkon keq edhe më tej po vazhdon, dhe bota më shumë është e përqendruar atje, dhe kohë pas kohe dërgojnë herë në Beograd e herë në Prishtinë ndonjë Grenell apo Eskobar, duke bërë disa selame dhe për t´i ulur gjakrat që të mos ndezin zjarre më tej . Qofsha i gabuar por nuk e besoj dhe nuk i besoj shtetit kriminel serb që do pajtohet, por në fund të fundit ne duhet të jemi syhapur dhe asgjë të mos pranojmë jashtë asaj që është në Kushtetutën e vendit, jo si më parë asaj race të poshtër që kanë bërë vetëm amin!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".