Lavrovi rus tregon se fronti i ri luftës në Evropë është Ballkani

Lavrovi rus tregon se fronti i ri luftës në Evropë është Ballkani
Lavrovi rus tregon se fronti i ri luftës në Evropë është Ballkani

Muhamet Kelmendi

  • 23 March 2024 - 13:22

 

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Vizita e Daçiqit në Moske dhe takimi me Ministrin e Jashtëm të Rusisë, Lavrov, tregon lidhjet e pa shkëputura midis shtetit serb dhe rus. Serbia është historikisht e lidhur me shtetin rus. Formimi i Serbisë dhe zgjerimi i këtij shteti në tokat shqiptare është bërë me ndihmën ruse dhe francezo-angleze. Në takimin e Shën Stefanit të vitit 1877/78 në Kongresin e Berlinit i aneksohet tërë Kosova veriore deri në Nish Serbisë. Malit të Zi i ipet Plava e Guci, Hoti dhe Gruda, Ulqini dhe Tivari. Shteti grek merre territore jugore të Shqipërisë.

Në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, në vitin 1912/13, i aneksohet Serbisë tërë Kosova, territoret shqiptare në Maqedoni, ndërsa Greqisë i ipet Janina me Çamëri. Edhe më vonë veprohet dhe mbetet Rusia mike dhe mbrojtëse e Serbisë. Deklarata e Lavrovit në reklamë me Daçiqin se i "duhet Rusisë vlerësimi i Serbisë mbi situatën "serioze" në Ballkan", është përkrahje e drejtpërdrejtë ndaj Serbisë. Me këtë qëndrim u përkrah Serbia në ndërtimin e " botës serbe" me bashkimin e Republikës Serbe në BiH, të Malit të, Zi dhe me pushtimin e Kosovës me shtetin serb. Serbia e synon edhe aneksimin e Maqedonisë së Veriut. Ky pikësynim morri përkrahje nga Rusia. Me këtë Rusia do të dërgon edhe më shumë armë dhe forca speciale në Serbi dhe priten aksione terroriste serbe në Kosovë. Për NATO-n , BE-në dhe për SHBA-të është bërë Ballkani Perëndimor vatër e luftës. Dhe, priten për çdo ditë aksione të shtetit serb nëpër vendet që synon Serbia për t'i pushtuar dhe për të ndërtuar "botën serbe". Deklarata e Lavrovit të Rusisë përputhet me deklaratën e kriminelit të luftës Vuçiq për luftë. Bashkimi i tillë për luftë në Ballkan është pikësynim i Vuçiqit dhe Lavrovit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".