24 marsi i vitit 1999 është datë historike për Kosovën

24 marsi i vitit 1999 është datë historike për Kosovën
24 marsi i vitit 1999 është datë historike për Kosovën

Muhamet Kelmendi

  • 23 March 2024 - 15:46

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Bombardimet e NATO-s që filluan më 24 mars të vitit 1999 ishin domosdoshmëri e gjendjes së rëndë dhe gjenocidiale të krijuar në Kosovë nga forcat serbe. Forcat militare, policore dhe vullnetare serbe bënin terror dhe gjenocid ndaj popullit shqiptar. UÇK ishte forca ushtarake që luftonte për çlirimin e vendit. Ne këtë veprimtari çlirimtare UÇK ishte e pa barabartë me forcat okupuese serbe.

Dhuna gjenocidiale ishte e rëndë. Serbia vepronte me dhunë të ashpër fashiste. Masakronte fëmijë dhe gra, nëna , pleq dhe edhe beba në djep. Përdhunonin burra dhe femra shqiptare. I tërë kombi shqiptar ishte në dëbim. Gjendja ishte e rëndë. Bombardimet filluan më 24 mars të vitit 1999. Me bombardimet e NATO-se rreth 3 muaj, si dhe me luftën heroike të UÇK-së u çlirua vendi. Ushtria dhe forcat tjera kriminale dhe gjenocidiale serbe u dëbuan me dhunë nga Kosova. U vendos emisioni i NATO-s, KFOR. Kjo ishte një ndërhyrje ushtarake e NATO-s për të mbrojtur popullin shqiptar nga gjenocidi. Ai është aksion që Kosova kurrë nuk e harron. Përkujtohet për çdo vit me krenari dhe me respekt ne Republike. Do të mbetet 24 marsi i vitit 1999, kur ndërhyri NATO me bombardime të caqeve serbe, në historinë e Kosovës, ngjarje e pa harruar. Por, përkujdesja e NATO-se vazhdoj. KFOR-i u vendos në Kosovë si force ushtarake. Kosova e shpalli pavarësinë. Po ndërton Republikën e pavarur dhe sovrane. Edhe sot gjendet KFOR-i në detyrën e ruajtjes së paqes dhe të lirisë së Kosovës. Sa është KFOR në Kosovë, paqja dhe vetë Kosova ka garanci nga NATO. Mbetet të punojmë dhe të angazhohemi që së bashku me NATO-n të përkujdesemi për lirinë e fituar në vitin 1999. Këtë duhet ta ruajmë si sytë e ballit.