Është koha që Amerika ta sanksionon Serbinë hileqare, mbështetje e plotë shtetit të Kosovës

Është koha që Amerika ta sanksionon Serbinë hileqare, mbështetje e plotë shtetit të Kosovës
Është koha që Amerika ta sanksionon Serbinë hileqare, mbështetje e plotë shtetit të Kosovës

Dardan Grapci

  • 24 March 2024 - 08:49

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Ritheksimi i kushteve që Serbia duhet ti përmbushi në raport me Kosovën, nga i dërguari i Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, është një shpërfaqje e plotë dhe e pa kontestueshme e mbështetjes Amerikane për Kosovën drejtë cakut të arritjes së marrëveshjes për normalizim dhe njohje në mes të dy vendeve.

 

Escobar jo rastësisht i ka numëruar, pas vizitës në Prishtinë, të gjitha “vendimet e vështira” që po i kërkohen Serbisë në raport me Kosovën. Ai në një intervistë për medie ka deklaruar se kërkesa e parë është ndalimi i fushatës kundër njohjeve të reja për Kosovën, një fushatë në të cilën deri tash ka qenë fuqishëm e angazhuar Serbia dhe ka investuar për ta penguar procesin e njohjeve të reja për shtetin e ri të Kosovës. Vetë kërkesa ndaj Serbisë për ndalimin e fushatës kundër njohjeve të reja për Kosovën, në një mënyrë nënkupton që edhe Serbia duhet të pajtohet me këtë realitet të krijuar, që është pavarësia e shtetit të Kosovës e njohur ndërkombëtarisht, nga shtetet më me ndikim në politikën botërore, globale evropiane dhe rajonale, këtu në Ballkan. Po ashtu ai ka treguar se temë tjetër e rëndë për Serbinë mbetet edhe kushtëzimi për respektimin e të gjitha vendimeve, marrëveshjeve të dakorduara dhe pranuara deri më tash në procesin e dialogut. Edhe kjo kërkesë është goditje e fuqishme kundër qeverisjes nacionaliste në Serbi sepse me këtë, Serbisë i kërkohet të sigurohet që të gjitha vendimet që janë marrë nën marrëveshjen e Brukselit, duhet të zbatohen e jo të arkivohen e pastaj të zhvlerësohen, të refuzohen, sepse janë të pakthyeshme dhe të detyrueshme për zbatim. Është gjithashtu për tu mirëpritur dhe vlerësuar lart kushtëzimi tjetër që ka të bëjë me rastin e sulmit terrorist në fshatin Banjsk, në shtatorin e vitit të kaluar. Në këtë pako kushtëzimesh ndaj Serbisë bënë pjesë edhe masat ndëshkuese për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023. “Së pari që të ndalojë fushatën kundër njohjeve të Kosovës dhe të pranojë se sapo ta kemi Asociacionin, do të ketë njohje të reja. Përveç kësaj, ne po i kërkojmë Serbisë që të sigurohet që të gjitha vendimet që janë marrë nën Marrëveshjen e Brukselit, janë të pakthyeshme. Kjo përfshin çështjet e letërnjoftimeve dhe dokumenteve doganore dhe gjëra të tjera që duhet të futen në legjislacion. Pra, me fjalë të tjera, duhet të futet në strukturën juridike të Serbisë, jo thjesht të bëhet ad-hok. Kështu që ka goxha gjëra që po kërkojmë nga Serbia. Por, më e rëndësishmja, ka gjëra të tjera që nuk lidhen me dialogun që ne po i kërkojmë Serbisë. Më e rëndësishmja është që ne duam përgjegjësi për sulmin e 24 shtatorit. Jo vetëm Radoiçiq, por të gjithë ata që janë të përfshirë në atë [sulm] duhet të sillen para drejtësisë”, i ka numëruar Escobar kushtet një nga një që duhet plotësuar Serbia. Krejt këto deklarata të bëra nga Gabriel Escobar, duhet të jenë edhe qëndrime të shtetit amerikan që do ti paraqiten zyrtarisht në tavolinë Aleksandër Vuçiqit dhe të mos mbeten vetëm premtime e zotime, të mos jenë thjeshtë kurthe për Kosovën, kurse edhe një ndihmë tjetër për Serbinë që do të përfitonte nga pjesa e kompromisit që do ti bënte Kosova. Faktori ndërkombëtar duhet të vazhdon ti bëjë presion të pandalshëm Serbisë, të kujdestaron rreth zbatimit të marrëveshjeve sepse Serbia kurrë nuk i ka përmbushur zotimet, nuk i ka zbatuar marrëveshjet, prandaj edhe Gabriel Escobar mundë të gabon e mashtrohet nëse beson me aq lehtësi që Serbia do ti përmbushë tani. z.Gabriel Escobar duhet të deklarohet pa vonesë se edhe çka duhet me ndodhë në Kosovë që krejt Serbët të largohen nga Kosova sipas logjikës së Vuçiqit! Po ashtu ai duhet të tregon se a ka qenë Amerika ajo e cila ka “dhënë urdhër” për ti sulmuar Serbët në Kosovë. Mendoj që ka kaluar koha në pritje të Serbisë për politikë bashkëpunuese në zbatimin e marrëveshjeve, prandaj SHBA dhe BE duhet të ndëshkojnë dhe kushtëzojnë shtetin serb, për të filluar dhe mbështetur institucionet e shtetit të Kosovës, politikanët që janë në pushtet, dhe të gjithë së bashku të angazhohen në funksion ta paqes e stabilitetit, në të mirë të qytetarëve të Kosovës, dhe të mos mbështet tutje politika kriminale e xhenocidale, kurse shqiptarët dhe Kosova që janë viktimë e luftës, akoma më shumë të kushtëzohen dhe viktimizohen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".