25 vite të ndritshme të punës informative të gazetës 'Kosova Sot'

25 vite të ndritshme të punës informative të gazetës 'Kosova Sot'
25 vite të ndritshme të punës informative të gazetës 'Kosova Sot'

Ismail Muçiqi

  • 24 March 2024 - 16:40

Shkruan Gazetari Ismail Muçiqi. 

Lirisht mund të themi se Gazeta "Kosova Sot" e cila kremton 25 Vjetorin e punës ishte dhe mbeti Abetare në informimin e popullit të Kosovës. "Kosova Sot" me politikën e saj redaktuese dhe editoriale asnjëherë erërat dhe furtunat nuk arritën ta luhatin vijën e saj gjenerale në shërbim të lexuesve Shqiptarë.

Kjo gazetë ishte udhërrëfyese për gazetat tjera dhe mjetet e informimit që ishin në skenën informative të Kosovës. Mjerisht okupatori Serb me 24 Mars të vitit 1999 e dogji shtypshkronjën më moderne të Gazetës "Kosova Sot" e cila kishte vlerën mbi 5 milionë euro. Goditja e armikut ndaj kësaj Gazete dhe Redaksisë – pronarit Ruzhdi Kadriut ishte hakmarrje kundër mendimit dhe shprehjes së fjalës së lirë e cila në fokus kishte aplikimin e dhunës dhe diktaturën e Serbisë ndaj mjeteve të informimit në Kosovë, këtë e përjetojë mësë keqi “Gazeta "Kosova Sot"”. Duhet theksuar se gjatë punës 25 vjeçare të botimit të “Gazetës "Kosova Sot"” politika redaktuese dhe programore e kësaj redaksie asnjëherë nuk u largua nga rruga dhe misioni i saj kulturor duke qëndruar jashtë interesave partiake dhe jashtë klaneve politike.

Në të gjithat periudhat e daljes së kësaj Gazete u trajtuan temat më të ndryshme të aktualitetit politik, shoqërorë, ekonomik duke i vu në pahë të gjitha proceset pozitive por duke mos i lënë anash edhe kritikat në luftimin e dukurive negative në shoqërinë Kosovare. Kjo Gazetë trajtoj, botoj shumë artikuj duke luftuar pa kompromis krimin e organizuar, korrupsionin dhe dukuritë tjera negative me të cilat u ballafaqua shoqëria Kosovare dhe Institucionet e Shtetit të Kosovës. Përmes këtij mediumi informativ (gazetaresk) detyrën e gazetarëve e ushtruan dhe e kryen shumë emra dhe personalitete të kulturës, të politikës, të ekonomisë dhe të sferave tjera që përmes kësaj gazete dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për të mirën e vendit. Në 25 vjetorin e Gazetës "Kosova Sot" të gjithë ata që punuan në këtë Redaksi fituan përvojë në sektorin e informimit dhe gjithnjë u avancuan duke krijuar emra të përveqshëm.

Nuk mund ta kapërcejnë kontributin që dha pronari i gazetës Ruzhdi Kadriu dhe vajza e tij Margareta Kadriu për ta mbajtur gjallë Gazetën e cila arriti të bëhet Gazetë e përditshme me cilësi dhe standarde të mediumeve tjera që botohen në Ballkan dhe në Shtetet e Evropës.

Me këtë rast marrë guximin që për nder të 25 vjetorit të fillimit të punës të Gazetës "Kosova Sot" në emër të gjithë Gazetarëve – Opinionist që kontribuan me vite me shkrimet me vlera idetoriale ti urojë punë të mbarë dhe suksese Redaksisë të kësaj Gazete, Gazetarëve e bashkëpunëtorëve e posaçërisht pronarit Ruzhdi Kadriut dhe familjes së tij.