Padia kundër Serbisë për krime lufte pa vonesë dhe me urgjencë

Padia kundër Serbisë për krime lufte pa vonesë dhe me urgjencë
Padia kundër Serbisë për krime lufte pa vonesë dhe me urgjencë

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 01 April 2024 - 17:53

Shkruan:ANALISTI-Reshat Badallaj-Zhuriani

Qeveria e tashme e Republikës së Kosovës, në fushatën parazgjedhore ka dhënë shumë premtime para popullit dhe sidomos para elektoratit të saj. Ndër ta ka premtuar edhe një gjë shumë të rëndësishme dhe fjala është për çështjen e krimeve të luftës ndaj shteti me kriminal dhe me gjakësor në planet që tregoi gjatë luftërave në të gjithë ish- Jugosllavinë e asaj kohe, duke filluar që nga Sllovenia e deri ku u ndal në Kosovë.

 

 

Kjo bishë e ardhur nga Karpatet nuk zgjodhi mjete duke djegur tokën e Kosovës shkrumb e hi dhe çdo gjë të gjallë, për të mos i numëruar dëmet materiale një nga një, kjo kulçeder sllvoortodokse dogji dhe preu me sakicë e hanxhar edhe foshnja, pleq e plaka,djem hasreti, dhunoi femra, pra një popullatë të pambrojtur veç se ishin shqiptar dhe ne trojet e tyre. Ndaj, e tërë bota e qytetëruar e pa këtë gjenocid të paparë dhe u ngrit në përkrahje të popullit shqiptar dhe kërkohej nga shumë miq dhe shtete ndërkombëtare që kjo shtrigë e zezë të paditet për krime dhe gjenocid që ka bërë në Kosovë. Ndër ta edhe në Kosovë, bëhej vetëm fjale dhe asgjë, me fjalë të tjera asgjë përpos pallavrave.

 

Mjerisht, një gjë të tillë e bëri edhe Qeveria aktuale, që dorën në zemër kjo qeveri ndryshon shumë nga ato të tjerat e mos ia dëgjofsha emrin dhe gurit e drumit mos i raft, dhe shkofshin në theqafje e mos u kthefshin për jetë e mot, (Autori, nuk ka qenë dhe kurrë nuk do të jetë anëtar i ndonjë bande politike). Kryeministri, Albin Kurti, ka kohë që është zotuar që për dallim nga qeveritë e kaluara të shkoflargëve e mos qofshin e ka marrë për obligim që do ta bëjë padinë kundër Serbisë fashiste dhe do kërkoj dëmshpërblimin që ja ka bërë popullit dhe shtetit të Republikës së Kosovës, por, mjerisht deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Ndaj duhet ngritur zëra nga populli, nga familjaret dhe nga shumë sosh që edhe ka që të trazohen nga gjumë që të mblidhen ekspertët më të njohur të kësaj lëmi, qofshin edhe nga viset tjera të banuara me shqiptar dhe të bëjnë gati padinë penale dhe ta dorëzojnë në vend të caktuar, që Serbia fashiste të vihet para drejtësisë.

 

Në fakt kohëve të fundit, Kryeministri ka folur dhe ka dhënë detaje se për këtë punë janë duke bërë përgatitje që të akuzojmë Serbinë për krime lufte, por nuk ka qenë pak më preciz sipas mendimit tim, nejse askush dhe as unë nuk po kërkojmë ndonjë datë të caktuar se kur do bëhet, por dorën në zemër nuk bënë vetëm fjalë e premtime se kanë kaluar shumë vite dhe popullit të dëmtuar u ka ardhur deri në maje të hundës, sepse populli dua të them se po e pret lajmin e mirë se kur do e marrë atë lajm, sepse Padia kundër Serbisë fashiste për krime dhe gjenocid është dërguar në tavolinë! Vetëm diçka më serioze dhe më e besuar më është dukur kur është thënë se për këtë padi është duke punuar edhe në Ministrin e Drejtësisë që sipas tij janë duke punuar edhe ekspertët ndërkombëtar, këshilltar ligjor në këtë drejtim që Serbia kreu krime kundër njerëzimit dhe gjenocid dhe që për asnjë rast nuk dyshohet se nuk ka fakte.

Fakte ka shumë dhe faktet mbesin! Pra, jemi të gatshëm të gjithë të japim kontributin tonë për të mbështetur dhe dërguar fakte aty ku tha kryeministri Albin Kurti, tha se ekziston Instituti që pret të gjitha materialet dhe dëshmitë e mbledhura. Ne duhet të bëjmë çmos që të ndihmojmë vetë vetëm shtetin kriminal serb të vihet në bankën e zezë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".