'Kosova Sot' simbol i medias së lirë, të pavarur e patriotike

'Kosova Sot' simbol i medias së lirë, të pavarur e patriotike
'Kosova Sot' simbol i medias së lirë, të pavarur e patriotike

Skender Kapiti

  • 02 April 2024 - 16:15

Nga Skënder Sadri KAPITI

 Unë jam nga Durrësi dhe jam opinionist i Gazetës gjithkombëtare  “ KOSOVA SOT”, i kësaj gazete simbol qëndrese e përkushtimi të jashtëzakionshëm dhe shpreh mirënjohje e respekt ndaj saj për kontributin në kohët më të veështira ku gjëndej Kosova, si një gazetë e një stafi patriotik  dhe të  guximshëm në përballje, për demaskimin dhe në betejën mediatike të saj kundër regjimit genocidist dhe kriminal e antihuman  të serbosllavisë serbo-ruse, fakt ky i cili vertetohet edhe me barbarinë kriminale të regjimit të Milloshevicit  i cili u hakmorr barbarisht me shkatërrimin dhe djegijen e godinës dhe të infrastrukturës së kësaj gazete pikërisht në ditën kur NATO ndërmori sulmet mbi ish-Jugosllavi  për clirimin e Kosovës.

 

Kjo Gazetë ka meritën e jashtëzakonshme edhe për kontributrin real që ka dhënë edhe pas clirimit e pavarësimit të Kosovës, si një media e lirë , e pavarur , patriotike dhe edukative , si media e cila i ka dhënë leksion edhe politikës kosovare për shtetndërtimin, për luftën kundër korrupsionit dhe për domosdoshmërinë e e miratimit të një reforme Vetting-u për drejtësinë.Gazeta “Kosova sot” ka meritën e paraqitjes dhe dhënies së informacioneve të sakta dhe të vërteta për publikun , dhe nga ajo mësojmë edhe ne në Shqipëri mbi të vërtetat dhe realitetin e vërtetë cfarë ndodh në Kosovë.

 

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nuk është se politika kosovare pati suksese në forcimin dhe konsolidimin e shtetit e të pavarësisë së Kosovës. Për dobësitë dhe papërgjegjshmëritë  dhe për korrupsionin politik e pushtetor që përbënin kërcënim për stabilitetin dhe sovranitetiun e Kosovës vazhdimisht dhe pandërprerë ka demaskuar kundër asaj politike e pushteti gazeta “Kosova Sot”, e cila ka qenë dhe është media në pararojë të betejës për shtrirjen dhe forcimin e e sovranitetit të Kosovës në tërë territorin; ka kundërshtuar ashpër plani për coptimin dhe për ndarjen e Kosovës, ka kundërshtuar fuqishëm Demarkacionin me Malin e Zi, ka qenë kundër marrrëveshjes antikombëtare  të Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe; kundër “Open Ballkanit”, ka kritikuar dhe demaskuar korrupsioni e lartë shtetëror dhe atë vendor, ka mbështetur sistemin e drejtësisë për një Vetting në drejtësi dhe në politikë. Është  gazeta që të parin ka interesin kombëtar, ka Kosovën të parën,  dhe ka vizionin proeuroatlantik  dhe sidomos pro-SHBA.