Diskutimet për monedhën në Bruksel në kërkim të një modus operandi

Diskutimet për monedhën në Bruksel në kërkim të një modus operandi
Diskutimet për monedhën në Bruksel në kërkim të një modus operandi

Gjon keka

  • 03 April 2024 - 07:49

 

Shkruan:ANALISTI-Gjon Keka

Natyrisht se Kosova ka të drejtë të pakontestueshme në nxjerrjen e vendimeve të saj si shtet i pavarur e sovran për monedhën se cilën dëshiron ta ketë zyrtarisht të saj. Por, në rastin konkret do të duhej që në fillim që ky vendim të merrej në një koordinim të ngushtë me aleatët dhe miqtë e në këtë rast me ShBA.

-Në fakt çështja e monedhës nuk do të duhej të ishte pjesë e bisedimeve,por duke ditur se tanimë është futur brenda dialogut ,duhet bërë një zgjidhje ,por jo kthim prapa, pra një zgjidhje për mënyrën se si të transferohen paret në Kosovë pastaj si të lejohet pagesa dhe pranimi e konvertimi i dinarëve në euro për pagesën e qytetarëve në atë pjesë të Republikës së Kosovës. Ishte gabim që qeveria e Kosovës nuk mori për bazë këshillat dhe nuk pati një koordinim të ngushtë që në fillim me miqtë ShBA dhe vendet tjera mike mbi mënyrën ,afatin dhe rrugët më pakë të komplikuara të zbatimit të rregullores së BQK. Nxjerrja e vendimit dhe më pas hyrja në këtë proces të komplikuar të gjetjes së rrugës së zbatimit,bashkëngjitja e kësaj çështje në dialog po i kushton kohë Kosovës,rrugës së saj në procesin e integrimit evropian dhe anëtarësimin në institucionet tjera euroatlantike dhe ndërkombëtare.

Do të ishte gjë e mençur sikur në fillim të merreshin këshillat dhe propozimet e miqve si ShBA se si të dilet nga kjo situatë pa e lënduar aspak procesin dhe pa e dëmtuar rrugëtimin e saj Kosova drejt të ardhmes. Natyrisht se Kosova ka të drejtë të pakontestueshme në nxjerrjen e vendimeve të saj si shtet i pavarur e sovran për monedhën se cilën dëshiron ta ketë zyrtarisht të saj. Por, në rastin konkret do të duhej që në fillim që ky vendim të merrej në një koordinim të ngushtë me aleatët dhe miqtë e në këtë rast me ShBA.

Sidoqoftë tani edhe zyrtarët e lartë amerikan sikur ishte ndihmës sekretarit i Shtetit z.O Brien i cili kërkojë që të përmbushen të gjithë obligimet e marra nga marrëveshjet duke nënvizuar atë të Asociacionit dhe gjetjes së një mënyrë të zbatimit të monedhës , e cila në fakt duhet të jetë pa ndonjë kthim prapa të vendimit ,por të gjendet një mënyrë e zbatimit më e arsyeshme për të gjithë. Sikur shihet po të merreshin më parë këshilltar dhe sugjerimet e miqve amerikan rreth kësaj çështje dhe shumë çështjeve tjera në një koordinim me ta, çështja e monedhës nuk do të ishte politizuar ,as nuk do të hynte në tavolinën e dialogut sikur është tani. Por meqë tani ky hyrë në tavolinën e dialogut kërkohet të gjendet një zgjidhje për mënyrën e zbatimit dhe propozimet modus operandi duhet të jenë konform ligjeve dhe sovranitetit të shtetit të Kosovës, si dhe pa e prekur vendimin ,pra më saktësisht tani po bisedohet për mënyrë e zbatimit dhe jo për vendimin e Kosovës rreth monedhës së saj. Edhe një herë krejt në fund ajo që duhet të bëjë Kosova është që të mos lejojë që çështja e monedhës e cila është politizuar t'ia shterë energjitë në dialog dhe në proceset tjera që ka para në përmbushjen sa më të shpejtë të kushteve për anëtarësim në Këshillin e Evropës , pastaj përgatitja për anëtarësim në vitin 2026 në NATO dhe më pas pranimi i aplikimit të Kosovës si vend kandidat në Bashkimin Evropian me vizionin se në një të ardhme të bëhet anëtare e Bashkimit evropian aty ka viti 2032. Pra e gjithë energjia e institucioneve të shtetit të Kosovës duhet të përqendrohet në fokusin e anëtarësimeve në organizata evropiane e ndërkombëtare dhe në ato euroatlantike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".