Mbështetja për Kosovën nga Komiteti Politik i Këshillit të Evropës është goditje vdekjeprurëse për regjimin kriminal të Vuçiqit

Mbështetja për Kosovën nga Komiteti Politik i Këshillit të Evropës është goditje vdekjeprurëse për regjimin kriminal të Vuçiqit
Mbështetja për Kosovën nga Komiteti Politik i Këshillit të Evropës është goditje vdekjeprurëse për regjimin kriminal të Vuçiqit

Skender Mulliqi

  • 03 April 2024 - 07:57

 

Shkruan:ANALISTI-Skënder Mulliqi

Paraprakisht Komiteti Politik i Këshillit të Evropës, ka mbështetur Kosovën për ta pranuar në këtë organizatë të rëndësishme evropiane . Sigurisht së kjo ishte një ditë historike për Kosovën në rrugën e saj euroatlantike. Natyrisht së kjo është meritë e klasës së re politike në pushtetin e Kosovës, pas liberalizmit të vizave për qytetarët tanë. Kosova gjithmonë ka qenë dhe është pro evropiane edhe pro amerikane, në krahasim më Serbinë e cila kurrë nuk u reformua si shtet edhe pse tashmë kanë kaluar 30 vite nga përfundimi i luftës në ish-Jugosllavi.

-Serbia e shovinistit, Aleksandër Vuçiq po shihet ashiqare se nuk e ka vendin në BE. Se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq BE-në e sheh vetëm si mjet përfitues dhe asgjë më shumë, ishte deklarimi së “ Serbia do të largohet nga Këshilli i Evropës, nëse i hapën dyert Kosovës të inkuadrohet në këtë organizatë evropiane” .Dhe, është fakt se Serbia nuk e ka vendin në BE. Ajo po drejtohet gjithnjë e më shumë kah Rusia dhe Kina. Një vend më logjikë ekspansioniste dhe pushtuese ndaj Malit të Zi, Bosnjës dhe Kosovës, sigurisht që nuk përputhet më interesat për një Evropë të Bashkuar. Kjo logjikë edhe pse gjatë u tolerua nga BE- dhe Amerika , megjithatë nuk do të pranohet nga bota e qytetëruar. Serbia po tenton zhbërjen e këtyre shteteve, për ti lëshuar rrugë Serbisë të Madhe. Paraprakisht Komiteti Politik i Këshillit të Evropës, ka mbështetur Kosovën për ta pranuar në këtë organizatë të rëndësishme evropiane . Sigurisht së kjo ishte një ditë historike për Kosovën në rrugën e saj euroatlantike. Natyrisht së kjo është meritë e klasës së re politike në pushtetin e Kosovës, pas liberalizmit të vizave për qytetarët tanë. Kosova gjithmonë ka qenë dhe është pro evropiane edhe pro amerikane, në krahasim më Serbinë e cila kurrë nuk u reformua si shtet edhe pse tashmë kanë kaluar 30 vite nga përfundimi i luftës në ish-Jugosllavi. Këtë shtet është duke e drejtuar politika pro millosheviqiane, një politikë fashiste ndaj shqiptarëve. Rusia dhe Serbia po i vringëllojnë shpatat mesjetare mbi popujt tjerë në vendet e tyre. Duket që BE dhe Amerika e kanë tashmë të qartë së tendenca për ta kthyer Serbinë në gjirin e saj, nuk po funksionon.Vuçiqi, nuk e dënojë agresionin ushtarak rus ë Ukrainën sovrane , dhe as që ju bashkua botës demokratike për ti vu embargo. Logjika putiniste është ngulitur thellë në mendjet jo vetëm të regjimit ,por edhe të shumica e serbëve. Putin dhe Vuçiqi janë duke tentuar një rend të ri botëror sipas kutit të tyre, e që nuk do të lejohet nga NATO. Serbisë ju kanë shtuar apetitet për ri zgjerim të territoreve, nga shpresa që Rusia do të dalë fituese e luftës në Ukrainë. Tjetër. Dihet se me marrëveshjen e Dejtonit në Bosnje u ndalua lufta , por që nuk po ndërtohet ashtu si duhet paqja. Serbëve të Bosnjës ju dha mundësia që të përfitojnë nga lufta më Republika Srpska, në krye të së cilës gjendet Millorad Dodik, i cili çdo ditë po kërkon ndarjen nga BH-ja. Ky është bërë njeriu më i besueshëm i Putinit më Vuçiqin dhe Vulinin në rajon. Në Mal të Zi me ardhjen në pushtet të klikës pro serbe të ish Momir Bullatoviqit, presidentit Milatoviq dhe krye kuvendarit Mandiq, Serbia po e sheh si mundësi të mirë realizimin e idesë të botës serbe. Në veri të Kosovës më shumicë serbe, Vuçiqi, po tenton më luftë t’ia bashkëngjit këtë pjesë më të pasur dhe më vitale të vendit tonë, Serbisë. Kjo gjithnjë po bëhet sipas udhëzimeve të diktatorit Vladimir Putin, i cili jetikisht krejt për interesa të veta, po dëshiron të ndezë zjarrin e luftës edhe në Ballkan. Dhe, nuk është aspak çudi pse përfaqësuesit e orientimit pro serb, në Mal të Zi dhe në BH-në ishin kundër mendimit të Këshillit të Evropës për inkuadrim të Kosovës. Me gjithë tendencat e Vuçiqit dhe kamarrillës të tij shoviniste, Kosova do të jetë pjesë e familjes evropiane , dhe do të jetë edhe pjesë e NATO-s.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".