Krimet e rënda serbe të luftës vetëm në Gjykatën Ndërkombëtare për ta nxjerr verdiktin meritor për kompensimin e dëmit material dhe moral

Krimet e rënda serbe të luftës vetëm në Gjykatën Ndërkombëtare për ta nxjerr verdiktin meritor për kompensimin e dëmit material dhe moral
Krimet e rënda serbe të luftës vetëm në Gjykatën Ndërkombëtare për ta nxjerr verdiktin meritor për kompensimin e dëmit material dhe moral

Muhamet Kelmendi

  • 04 April 2024 - 19:56

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Demi i krijuar në luftë në Kosovë zakonisht vendoset në bazë të marrëveshjes apo të ndonjë gjykate ndërkombëtare që është apo që formohet enkas për këtë çështje. Është e kuptueshme së edhe dëmi moral i krijuar shpërblehet në bazë të një vlerësimi psikologjik nga ana e ekspertëve në gjykata. Në Kosovë kemi dëme matetiale dhe morale të krijuara gjatë pushtimit serbomadh dhe të luftës çlirimtare. Mendohet se janë rreth 150 mijë objekte të rrënuara nga veprimet gjenocidiale të shtetit serb.

 

Dëmi i tillë i ndërlidhur me atë moral në Kosove, sepse janë mbi 13 mijë civil shqiptarë të mbytur nga forcat militare, paramilitare dhe ushtarake serbe. Janë kështu me miliarda euro dëme të bëra në Kosovë. Gjykatat e Kosovës e kanë të vështirë për të vendosur lidhur me dëmin material dhe atë moral. As që pritet që nga Gjykata Kushtetuese të kemi verdikt pozitiv. Shpresohet se me anëtarësimin e Kosovës si shtet në Këshillin e Evropës hapet mundësia që si shtet, grupe a subjekte kolektive e individuale të ngritin padi në Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Sa do të vendosi kjo gjykatë mbetet të shihet!

 

Por, nëse nuk vendos kjo gjykatë, nuk ka më ndonjë gjykatë kompetente për të vendosur. Mbetet që të kërkohet nga Kosova në dialog me shtetin serb të paraqes kërkesën e dëmit material dhe moral për përgjegjësinë e shtetit serb. Mund dhe duhet të kërkohet në Bruksel dhe kudo në takime me ndërkombëtarët që të ndërtohen dy gjykata për përgjegjësinë penale dhe materiale e financiare të shtetit serb. Dy gjykata duhet formuar: 1. Gjykate e përgjegjësisë penale për krimet, dhunën dhe gjenocidin e bërë mbi shqiptarët në Kosovë dhe 2. Gjykate për të vendosur mbi dëmin material dhe moral. Gjykata të tilla janë krijuar në të kaluarën. Aktualisht është Gjykata Speciale në Dene Hag e vendosur për gjoja krimet e UÇK-së. Përkatësisht fakte ka për formimin e këtyre gjykatave ndaj subjekteve dhe shtetit serb.

 

Gjykata e veçantë për krimet e luftës dhe gjenocidin serbomadh, sepse janë mbi 13 mijë civil të vdekur dhe për demin material, sepse janë mbi 150 mijë objekte të shkatërruara nga okupatori serb. Me këto gjykata ka mundësi të vendoset drejtësia. Zgjatë në kohë por realizohet e drejta. Në të kundërtën, pa përgjegjësi, kurrë nuk realizohet drejtësia. Populli shqiptare nuk krijon mendim se BE e mekanizmat tjerë i shohin shqiptarët të barabartë me popujt tjerë. Kjo është puna që duhet kërkuar Kosova. .

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".