Statuti për asociacionin komunal, obligim kontraktual i Qeverisë ndaj aleatëve në BE dhe SHBA

Statuti për asociacionin komunal, obligim kontraktual i Qeverisë ndaj aleatëve në BE dhe SHBA
Statuti për asociacionin komunal, obligim kontraktual i Qeverisë ndaj aleatëve në BE dhe SHBA

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 04 April 2024 - 19:57

Shkruan:ANALISTI-Reshat Badallaj- Zhuriani

Qeveria e Republikës se Kosovës sa me pare dhe pa humbur kohe duhet dhëne përgjigje adekuate shteteve te Bashkuara te Amerikës dhe Bashkimit Evropian qe kërkon pareshtur, fjala është lidhur me Asociacionin e Komunave në vendin tonë, por në kemi thënë vazhdimisht se duhet vepruar vetëm sipas Kushtetutës së vendit dhe assesi për të ledhatuar ose bërë qejfin shtetit më gjakatar në Evropë Serbisë fashiste që ka bërë krime dhe gjenocid në Kosovë.

 

Pra, mos përgjigjja dhe luajtja bisht është e tepërt dhe nuk na konvenon neve aspak, dhe natyrisht ka edhe kufi që të mos zemërohen Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, e veçmas Amerika. Askush nuk kërkon që të jepet përgjigje negative ose përgjigje që shkon në dëm të vendit dhe atë kemi besim të plotë se nuk do të ndodhë, por edhe vonesat e tepruara nuk na bëjnë mirë neve aspak, ndaj nuk duhet heshtur pa nevojë kur e kemi rastin më të volitshëm për t´ia mbyll gojën njëherë e përgjithmonë Serbisë kriminele para miqve tanë dhe botës së qytetëruar.

 

Ne e kuptojmë frikën e Qeverisë aktuale nga përvoja që bënë qeveritë e më pashme, e mos qofshin, që me fatin e Kosovës dhe komunave bënin bixhoz vetëm për interesa të tyre personale që jemi dëshmitar të kohës që interesat e tyre personale i bënin mbi interesat shtetërore dhe kombëtare dhe shisnin çdo gjë si plaçkë pazari dhe si të ishte malli i babës falnin çdo gjë në tavolinë, ndaj askush nuk po e kërkon këtë, por duhet shkurt e shqip dhe troç që të hedhen në tavolinë dhe të mos zhagitet dhe të ju epet përgjigje adekuate edhe Shteteve te Bashkuara të Amerikës si dhe Bashkimit Evropian.

 

Ndaj çdo vonesë kam frike se do merr drejtim të gabuar dhe të keq. Fjalën e kam të mos bllokohet ky rast që pikërisht këtë e pret edhe Serbia që të na e lë fajin neve para partnerëve dhe miqve tanë. ndaj duhet lëvizur sa më parë në këtë drejtim. Kosova, është përballur me pasoja ndaj, nuk kemi dhe nuk mundemi më të bartim barrën e rëndë në shpinën tonë. ndaj duhet vepruar pa hezitim dhe urgjentisht dhe atë në të mirë të vendit dhe sipas Kushtetutës së vendit dhe asgjë më shumë, por mos përgjigja e vonuar është e tepërt.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".