Paraqitja e statutit të Asociacionit nga Qeveria nuk është përmbushje e zotimeve ndaj Serbisë, por ndaj BE-SHBA-së

Paraqitja e statutit të Asociacionit nga Qeveria nuk është përmbushje e zotimeve ndaj Serbisë, por ndaj BE-SHBA-së
Paraqitja e statutit të Asociacionit nga Qeveria nuk është përmbushje e zotimeve ndaj Serbisë, por ndaj BE-SHBA-së

Xhevat Meha

  • 06 April 2024 - 08:13

Shkruan:ANALISTI - Xhevat Meha

Mos përmbushja e zotimeve të Qeverisë ndaj BE dhe SHBA po i dëmton marrëdhëniet e Kosovës me aleatët, sigurisht se ndikon edhe në humbjen e besimit. Kjo zvarritje po e ndihmon Serbinë që të mos e zbatoj pjesën e vetë të zotimeve ndaj BE-SHBA-së

-Qeveria i ka përpara kornizat për paraqitjen e versionit te saj te statutit të Asociacionit, i ka kornizat e qëndrimit të SHBA-ve. Nuk shoh arsye të bazuar për vonese. Marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, sidomos ajo e Ohrit, janë më tepër marrëveshje me BE-SHBA, si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia sesa marrëveshje Kosovë-Serbi.

Zbatimin e tyre e merr përsipër BE-SHBA. Paraqitja e statutit të Asociacionit nga qeveria nuk është përmbushje e zotimeve ndaj Serbisë po ndaj BE-SHBA. Njëjtë edhe Serbia, zbatimi ose jo-zbatimi i marrëveshjeve është përmbushje e zotimeve ndaj BE-SHBA dhe jo Kosovës. Mos përmbushja e zotimeve të Qeverisë ndaj BE dhe SHBA po i dëmton marrëdhëniet e Kosovës me aleatët, sigurisht se ndikon edhe në humbjen e besimit. Kjo zvarritje po e ndihmon Serbinë që të mos e zbatoj pjesën e vetë të zotimeve ndaj BE-SHBA-së. Kjo është duke e dëmtuar rëndë interesin e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".