Përpjekja për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në KiE është një betejë e humbur turpshëm nga ana e Serbisë

Përpjekja për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në KiE është një betejë e humbur turpshëm nga ana e Serbisë
Përpjekja për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në KiE është një betejë e humbur turpshëm nga ana e Serbisë

Nexhat Haziri

  • 06 April 2024 - 16:17

Shkruan:ANALISTI- Nexhat Haziri

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është një betejë ku do të përplasën jo Kosova me Serbinë, por perëndimi me Serbinë. Kosova këtë betejë e ka të fituar ndërsa Serbia edhe pse është e vetëdijshme për humbjen e kësaj beteje, presidenti i Serbisë po mundohet që të paraqitet para opinionit të brendshëm në Serbi si luftëtar i madh për interesat e serbëve dhe të vet Serbisë.

-E thash se është betejë ndërmjet perëndimit dhe Serbisë, për faktin se pas përjashtimit të Rusisë nga kjo organizatë, akoma ka një element të fort pro rus në këtë organizatë dhe anëtarësimi i Kosovës në KiE, forcohet blloku perëndimor në raport me bllokun pro-rus brenda KiE. Andaj aventurat e presidentit serb Vuçiq gjoja për këtë betejë të madhe politike është vetëm për konsum të brendshëm në Serbi. Ai (Vuçiqi) kishte paralajmëruar se në rast të anëtarësimit të Kosovës në KiE, Serbia më nuk do të jetë pjesë apo anëtare e kësaj organizate, por në ditët e fundit nuk po e dëgjojmë më një kërcënim të tillë. Ajo që është më rëndësi për Kosovën është t'i ndjekë procedurat e rregullta në këtë proces dhe bashkëpunojë ngushtë me aleatët tanë si nga BE-ja po ashtu edhe me SHBA. Anëtarësimin në këshillin e Evropës, është një betejë e fituar nga Kosova.

Kjo është dëshmuar edhe nga vet deklarata e presidentit serb Vuçiq gjatë takimit me emisarin gjerman për Ballkanin Manuel Sarrazin, ku teme e këtij takimi ka qenë edhe anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe kundërshtimi i Serbisë, për çka e deklaroi edhe vet Vuçiq se nuk janë pajtuar me emisarin gjerman Sarrazin, dhe kjo flet vet për pozicionin e Serbisë disfatist në raport me procesin e anëtarësimit të vendit tonë në KiE. Dhe për tej kësaj kjo manovër e Serbisë për ta penguar Kosovën në anëtarësim në KiE, është shkelje e marrëveshjes së dakorduar me Kosovën në Bruksel dhe sekuencimi i saj në Ohër me ndërmjetësimin e BE-se, dhe këta të fundit do të duheshin që t'i reagonin Serbisë fuqishëm dhe qartë për shkelje të marrëveshjes dhe në bazë të kësaj edhe ta sanksiononin. Ajo që sipas Vuçiqi se serbët janë "krenarë", këtë le të vazhdojnë ta mbajnë, askush nuk po ua merr dhe nuk po ua do këtë "krenari", me rëndësi Kosova do të jetë anëtari më i ri i Këshillit të Evropës, Serbia le ta mbanë "krenarinë"

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".