Gjermani Sarrazin e gozhdon Aleksandër Vuçiqin, të pranohen dhe kompensohen krimet e luftës

Gjermani Sarrazin e gozhdon Aleksandër Vuçiqin, të pranohen dhe kompensohen krimet e luftës
Gjermani Sarrazin e gozhdon Aleksandër Vuçiqin, të pranohen dhe kompensohen krimet e luftës

Gani Qarri

  • 09 April 2024 - 07:35

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Fjalimi i Emisarit gjerman në mes të Beogradit, që flet për dëmet dhe krimet e luftës, është një rikujtim goditës për regjimin kriminel të Aleksandër Vuçiqit duke ja rikujtuar atij, se e kaluara vonohet, por nuk mund të harrohet. Edhe Gjermania vet, me kohë është detyruar të pranojë kompensimin e dëmit moral e material ndaj individëve dhe shteteve në rajon e më gjerë.

Siç raportuan mediet serbe Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, gjatë vizitës së tij në Beograd ka mbajtur një fjalim ku foli për bombardimin e Beogradit nga Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në fakt, me këtë fjalim, Sarrazin i përçoi mesazhin e drejtpërdrejtë edhe Serbisë, se përballja me të kaluarën duhet të ndodhë, për krimet në Kosovë dhe territoret tjera në ish Jugosllavi. Fjalimi i Emisarit gjerman në mes të Beogradit, që flet për dëmet dhe krimet e luftës, është një rikujtim goditës për regjimin kriminel të Aleksandër Vuçiqit duke ja rikujtuar atij, se e kaluara vonohet, por nuk mund të harrohet.

Edhe Gjermania vet, me kohë është detyruar të pranojë kompensimin e dëmit moral e material ndaj individëve dhe shteteve në rajon e më gjerë. Kështu që herët a vonë edhe kryesit serb, të gjenocidit dhe të krimeve makabër, duhet të përgjigjen, qoftë si individ apo edhe si shtet, ashtu sikur që është vepruar në të kaluarën me luftën që dikur e kishte zhvilluar Gjermania. Por nga takimi me presidentin serb, Vuçiq, ky i fundit tha se me emisarin gjerman Sarazin, s’u pajtua për asgjë, përpos për rëndësinë e “mbajtjes së paqes në Ballkan”?! Megjithatë Sarazin ia kujtoi Vuçiqit, se me kalimin e kohës, ne të gjithë duhet ta përballemi me të kaluarën tonë me ndershmëri, si nevojë për të ndërtuar një të ardhme drejtësie, pajtimi dhe mirëkuptimi reciprok”!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".