Diktatorët nuk njohin gjuhën e dialogut, ata i ndalë vetëm forca e NATO-s

Diktatorët nuk njohin gjuhën e dialogut, ata i ndalë vetëm forca e NATO-s
Diktatorët nuk njohin gjuhën e dialogut, ata i ndalë vetëm forca e NATO-s

Skender Mulliqi

  • 09 April 2024 - 07:52

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Ideologët e botës serbe në mënyrë permanente po përsëritin që Republika Srpska duhet ti bashkëngjitet Serbisë, pjesa serbe e Malit të Zi, dhe veriu i Kosovës më shumicë serbe. BE-ja edhe më tutje po mendon që më garniturën më famëkeqe në pushtetin e Serbisë , do të arrihet paqja dhe stabiliteti në Ballkan. Kjo tregon mos gjeturin politike të BE-së edhe në maratonën e bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

-Si duket BE-së nuk i mjaftuan ngjarjet tragjike të cilat i shkaktojë Serbia me rastin e shpërbërjes më dhunë të ish-Jugosllavisë. Nuk po i mjaftojnë as këto 35 vite pas kësaj lufte, për të kuptuar së cila është në fakt Serbia, e cila shkaktoj gjenocid në Bosnje dhe Hercegovinë e në Kosovë. Apo ndoshta e kanë kuptuar mirë, por kanë ndryshuar qëndrim politik ndaj Serbisë pas millosheviqiane. BE-së sikur preokupim kryesor në Ballkan i është bërë korrupsioni. E natyrisht së problemi kryesor në rajon është nacionalizmi serbomadh. Në Bosnje e Hercegovinë po tolerohet loja e rrezikshme politike për shkëputje të Republika Srpska nga Bosnja , në krye më Milorad Dodikun. Po tolerohen nga BE-ja por edhe nga Amerika, Vuçiq, Dodik, Vulin, Daçiq etj. Serbia sikur e ka qitur në pazar Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kosovën. Putinit dhe Vuçiqit, ju interesojnë që sa më shumë të komplikojnë situatën në Ballkan. Kjo është rrugë që e futë rajonin në jo stabilitet afatgjatë dhe konflikte ndëretnike.

Në mënyrë paradoksale kësaj situate veç Rusisë dhe Serbisë, po i kontribuojnë më neglizhencë edhe bota perëndimore. Serbia është faktor jo stabiliteti në rajon, është përgjegjësja për lufta, ku konsiderohet së janë vrarë afër 200 mijë njerëz dhe miliona janë zhvendosur nga vatrat e tyre shekullore. Nacionalizmi serbomadh është bërë problemi kryesor. Bartësit e kësaj ideologjie kurrë nuk janë qetësuar, edhe pse i humben pesë lufta radhazi në periudhën e viteve 1991 deri në vitin 1999. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, nuk do të bënë asnjë kthesë pozitive politike , çka edhe po shpreson BE dhe Amerika.

Serbia karshi BE-së po vepron në stilin e hajdutërisë, na jepni para së shkaktojmë probleme. Në fakt edhe pse po marrin donacione nga Evropa,Serbia gjithnjë e më shumë po orientohet nga Rusia dhe Kina. Ky shtet së bashku më Bjellorusinë janë të vetmet shtete të cilat Federatës Ruse , nuk i kanë vu sanksione për shkak të agresionit ushtarak në Ukrainë. Ideologët e botës serbe në mënyrë permanente po përsëritin që Republika Srpska duhet ti bashkëngjitet Serbisë, pjesa serbe e Malit të Zi, dhe veriu i Kosovës më shumicë serbe. BE-ja edhe më tutje po mendon që më garniturën më famëkeqe në pushtetin e Serbisë , do të arrihet paqja dhe stabiliteti në Ballkan.

Kjo tregon mos gjeturin politike të BE-së edhe në maratonën e bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Sa po kalon koha po krijohet përshtypja për mos gjeturinë përfundimtare të BE-së karshi këtyre proceseve. Stabilokracia politike është treguar së është qasje e gabuar .Gjatë kësaj periudhe shumëvjeçare dolën në sipërfaqe diktatorët Putin, Vuçiq e Orban i Hungarisë, i cili mori edhe shpërblim të lartë këtyre ditëve nga Dodik gjatë vizitës në Bosnje, e të cilët Evropës janë duke i sjell telashe të mëdha me politikat e tyre autokratike e luftënxitëse. Diktatorët nuk njohin gjuhën e dialogut, ata i ndalë vetëm forca e NATO-s.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".