Thirrja e ambasadorit gjerman për Asociacionit të merret parasysh miqësisht dhe urgjentisht

Thirrja e ambasadorit gjerman për Asociacionit të merret parasysh miqësisht dhe urgjentisht
Thirrja e ambasadorit gjerman për Asociacionit të merret parasysh miqësisht dhe urgjentisht

Nexhat Haziri

  • 12 April 2024 - 07:20

Shkruan: ANALISTI-Nexhat Haziri 

Thirrjet e ambasadorëve të shteteve mike dhe partnere të Kosovës, siç është rasti edhe me ambasadorin gjerman Rohde, drejtuar qeverisë së Kosovës për të lëvizur përpara me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, do të duhej të merren shumë seriozisht nga ana e Kosovës, konkretisht nga kryeministri Kurti.

- Kjo kërkesë e ambasadorit gjerman Rohde, vije në këtë moment shumë domethënës për Kosovën, kur vendi po shkon suksesshëm drejtë anëtarësimit në Këshillin e Evropës, dhe kjo falë edhe mbështetjes nga Gjermania dhe aleatët e tjerë, andaj them se injorimi i këshillave dhe thirrjeve sikur kjo e ambasadorit Rohde, do të ishte si një lloj "vetëvrasje" për Kosovën në raport me dështimin për tu bërë natarë e kësaj organizate. Kjo thirrje, kërkesë e ambasadorit Rohde, nuk është diçka e re, pasi që një kërkesë e tillë iu është parashtruar krerëve shtetëror të Kosovës edhe në një takim para ca ditësh të ambasadorëve të vendeve të QUINT-it që patën me Presidenten Osmani, kryeministrin Kurti, krye kuvendarin Konjufca, dhe po ashtu vet këta të fundit me anë të një letre drejtuar raportueses për Kosovën Dora Bokoyanis, zotohen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Dhe tani kjo duhet të bëhet, duhet të fillohet me këtë proces dhe kryeministri Kurti duhet të pushoj se llogarituri vetëm çështjet elektorale, mbi interesat e tij politike e partiake duhet ti vë ato të Kosovës. Bashkëpunimi dhe koordinimi me aleatët tanë në këtë proces, pra të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, është e vetmja mundësi për ta anëtarësuar Kosovën në këtë organizatë dhe për ta mundur mposhtur Serbinë në këtë betejë shumë të rëndësishme diplomatike. Kosova duhet t;i ndjek hapat në këtë proces, siç është 16 prill e deri në finalizim të këtij procesi në muajin maj, duke e marrë seriozisht çdo këshillë, çdo kërkesë që vije nga partnerët tanë ndërkombëtar. Koha është për veprim!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"