E vërteta del në shesh, KGJK e pranon dështimin

E vërteta del në shesh,  KGJK e pranon dështimin
E vërteta del në shesh,  KGJK e pranon dështimin

Hasan Preteni

  • 13 April 2024 - 09:15

Shkruan: ANALISTI-Hasan Preteni 

KGJK tani pas këtyre deklaratave duhet të reflektoj, të mos mbeten vetëm raportime e konstatime, ti merr masat ndaj titullarëve të gjykatave dhe gjyqtarëve në përgjithësi. Të shpërblehen dhe të avancohen ata që kanë rezultate dhe të sanksionohen dhe të shkarkohen ata që nuk reflektojnë.

-Është hera e parë që KGJK ta pranon dështimin e vetë-mos realizimin e misionit të vetë. Të gjitha negativitetet e konstatuara janë reale por ka edhe shumë të tjera që nuk i kanë pranuar ndër vite. Detyrimi i prokurorive që të raportojnë në Kuvend është mangësi e madhe. Tek kur do të raportonin edhe ato se çfarë problemi kanë në raport më gjykatat, të gjitha do të dalin në dritë. Prokuroria duhet të "luftoi" për ti fituar rastet në gjykata, nuk e kanë vetëm detyrim të na ngarkojnë me të dhëna statistikore por të na informojnë se sa raste i kanë fituar, të luftojnë që të kenë sa më shumë fitore.

Në rast të humbjeve të rasteve duhet ta informojnë opinionin se çfarë po ngec tek gjykatat. Detyrimi për raportim do të ngriste nivelin e performancës. KGJK tani pas këtyre deklaratave duhet të reflektoj, të mos mbeten vetëm raportime e konstatime, ti merr masat ndaj titullarëve të gjykatave dhe gjyqtarëve në përgjithësi. Të shpërblehen dhe të avancohen ata që kanë rezultate dhe të sanksionohen dhe të shkarkohen ata që nuk reflektojnë. Kryetari i KGJK-së vetëm nëse merr masa pas konstatimeve të publikuar, do të trajtohet nga publiku si serioz dhe i përkushtuar për punë, përndryshe mbetet edhe një hipokrizi e rastit dhe kaq.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".