Thirrja e QUINT-it e qartë për serbët e veriut, të hiqet dorë nga bojkoti i votimit, ka të bëjë me të ardhmen e qytetarëve që jetojnë në shtetin e Kosovës

Thirrja e QUINT-it e qartë për serbët e veriut, të hiqet dorë nga bojkoti i votimit, ka të bëjë me të ardhmen e qytetarëve që jetojnë në shtetin e Kosovës
Thirrja e QUINT-it e qartë për serbët e veriut, të hiqet dorë nga bojkoti i votimit, ka të bëjë me të ardhmen e qytetarëve që jetojnë në shtetin e Kosovës

Gjon Keka

  • 13 April 2024 - 09:04

Shkruan: ANALISTI - Gjon Keka

Tani mjegulla po i largohet para syve të gjithë faktorit ndërkombëtar në rastin e bojkotimit të zgjedhjeve nga partia politike serbe(Lista serbe) , pra tani QUINTI do t'i lëvizë gjërat më ndryshe dhe në drejtim më të qartë drejtë përkufizimit të plotë se si të sillet ndaj kësaj partie dhe problemit në përgjithësi në atë pjesë. 

-Është vërtetë e habitshme dhe e pakuptueshme kur dihet që deri dje partia politike serbe (Lista serbe) në atë pjesë kërkonte më ngulmë largimin e kryetarëve dhe gati sa se shkaktuan një konflikt me pasoja rajonale brenda asaj pjese të territorit të shtetit të Kosovës. Tani dalin kundër zgjedhje që vetë i kanë kërkuar, kundër kamerave që do të vendosen në zgjedhje sepse nuk ka kush më t'i fus duart në zgjedhje etj,kjo në fakt tregon se kush në fakt është pengesa kryesore që nuk po e lë komunitetin të shpreh vullnetin e tij , të zgjedh në mënyrë të lirë dhe demokratike dhe të integrohet në institucionet e republikës së Kosovës, pra është pikërisht kjo parti politike serbe(Lista serbe ) që nën dirigjimin e Serbisë i bënë të gjitha këto vetëm e vetëm ta mbajë këtë pjesë në tension dhe pjesë të problemit në mënyrë që çdo gjë t'ia ngjesin pastaj dialogut dhe ta problematizojnë si një mal të problemit.

Mirë që maskat e partisë politike serbe(Listës serbe) po bien ,dhe faktori ndërkombëtar po e kupton ngadalë dhe qartë se cili është problemi në atë pjesë të shtetit të Kosovës dhe kush është ajo që i pengon të gjitha lëvizjet pozitive ,integruese dhe demokratike në atë pjesë të republikës së Kosovës. Tani mjegulla po i largohet para syve të gjithë faktorit ndërkombëtar në rastin e bojkotimit të zgjedhjeve nga partia politike serbe(Lista serbe) , pra tani QUINTI do t'i lëvizë gjërat më ndryshe dhe në drejtim më të qartë drejtë përkufizimit të plotë se si të sillet ndaj kësaj partie dhe problemit në përgjithësi në atë pjesë.

Sigurisht që trysnia e QUINT-it do të ketë ndikim në këtë proces ,sepse nëse partia politike serbe(Lista serbe) nuk merr pjesë në zgjedhje edhe pas thirrjes së vendeve të QUINT-it atëherë ,zgjedhjet që do të mbahen pas tërheqjes së kryetarëve aktual,më pas do të nxjerrin një fitues të zgjedhje,pra atë që është kërkuar nga vetë qytetarët e asaj pjese dhe është vullneti i tyre i lirë demokratike e zgjedhor kë do ta zgjedhin që t'i përfaqësojë interesat e të gjithë qytetarëve në atë pjesë të republikës së Kosovës,dhe më pas po këto vende të QUINT-it do ta njohin rezultatin nëse ato shkojnë gjithçka në mënyrë të qetë .të lirë dhe demokratike. Me njohjen e zgjedhjeve nga QUINTI për shkarkimin e kryetarëve aktual dhe pastaj të fitueseve nga zgjedhjet e dala më pas në atë pjesë,atëherë do t'i humbin më shpresat Listës serbe dhe kështu më nuk do të ketë lojëra të tilla që edhe vetë nuk e din se çka duan në të vërtetë ata me këto pengesa dhe bojkote.

Sikur nënvizuan edhe vetë “Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e BE-së në Kosovë janë në dijeni se, në përputhje me kërkesat e saj ligjore, Kosova do të mbajë votimet për tërheqjen e kryetarëve më 21 prill në katër komunat në veri të Kosovës. Kjo votë kërkohet si rezultat i përpjekjeve të suksesshme nismëtare të bëra nga qytetarët brenda kuadrit ligjor ekzistues dhe të vërtetuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Na vjen keq për deklaratat e Listës Srpska dhe aktorëve të tjerë politikë serbë të Kosovës që bëjnë thirrje për tërheqje nga pjesëmarrja në këtë votim për tërheqjen e kryetarëve të komunave. Pjesëmarrja demokratike është thelbësore për të siguruar që institucionet e zgjedhura të jenë përfaqësuese të popullatës që u shërbejnë. Votimi është një liri kritike e shoqërive demokratike.“

Sikur shihet të gjithë jo vetëm QUINTI ,por edhe përfaqësuesi i BE-së ,pastaj ai i OSBE-s kanë dal kundër bojkotit dhe i kanë këshilluar ata që të marrinë pjesë në këto zgjedhje të cilat janë kërkuar nga vetë komuniteti atje për ta shpreh vullnetin e tyre të lirë e demokratik në këtë proces zgjedhor. Me pak fjalë sido që të jetë është në dorën e komunitetit serb në atë pjesë që të marrë pjesë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike,sepse kjo ka të bëjë me ta dhe të ardhmen e tyre brenda institucioneve komunale të republikës së Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".