Secili shtet që ka bërë krime duhet të përballet me të kaluarën e tij, të merret shembulli nga ish-kancelari gjerman Willy Brandt

 Secili shtet që ka bërë krime duhet të përballet me të kaluarën e tij, të merret shembulli nga ish-kancelari gjerman Willy Brandt
 Secili shtet që ka bërë krime duhet të përballet me të kaluarën e tij, të merret shembulli nga ish-kancelari gjerman Willy Brandt

Gjon Keka

  • 16 April 2024 - 07:39

Shkruan: ANALISTI - Gjon Keka

Është e rëndësishëm që tani e gjithë bota demokratike dëshiron që Serbinë ta edukojë dhe ta mësoj se si të përballet me të kaluarën e saj,si nëpërmjet rezolutave ashtu edhe nëpërmjet diskutimeve të vazhdueshme në tavolina dhe biseda të brendshme.

-Është në të mirë të secilit shtet që ka bërë gjenocid që t'i ulë gjunjët dhe të kërkoj falje dhe të marrë barrën e së kaluarës mbi kurrizin e tij që mos t'i lë brezave një kurriz në të ardhmen. Pra është shumë më rëndësi që Serbia të përballët me pasqyrën e së kaluarës së saj gjenocidale, sepse kjo së pari e çliron atë nga brenda e bënë të njoh gabimet e saj dhe i jep mundësi t'i ul gjunjët dhe të kërkoj falje e mbi të gjitha të përballet më realitetin e saj historik dhe t'i hap derën brezave të saj që të jetojnë në të ardhmen, në paqe dhe fqinjësi të mirë dhe në një të ardhmen edhe si pjesë e Bashkimit Evropian.

Disa shtete që kanë bërë gjenocid sikur është rasti i Serbisë dhe Perandorisë Otomanë(Trashëgimtare e Perandorisë së asaj kohe ,sot është Turqia e sotme) ende nuk duan as të dëgjojnë për krimet e tyre ndaj popujve të pafajshëm dhe as që duan të përballen me të kaluarën e tyre gjenocidale. Pra i mora dy shtet sot që në të kaluarën kanë bërë krime të papara ndaj popujve të pafajshëm dhe ende nuk i kanë ul gjunjët dhe së paku t'i kërkojnë falje për gjakun e pafajshëm të derdhur ,por këto vazhdojnë me avazin e vjetër të mohimeve, mospranimit të shikimit të vetes në pasqyrën e historisë dhe të përballjes me faktet dhe realiteti historik dhe atë gjenocidal që ata kanë bërë përgjatë historisë së largët dhe të afërt. Serbia sot udhëhiqet nga një garniturë që i ka duart e përgjakura , nga një garniturë që ka qenë pjesë e projektit për spastrimin e popullit shqiptar të Kosovës dhe popujve tjerë në Ballkanin Perëndimor.

Pra edhe goditja që sot po i vije këtij shteti dhe garniturës së tij nga Franca dhe të tjerët me rezoluta është për t'ia pastruar duart Pilatit. Por, edhe Kosova në të ardhmen nëse bëhet anëtare e OKB-së mund të nxjerrë rezoluta për gjenocidin ndaj saj që i është bërë por jo vetëm ndaj Serbisë , por edhe ndaj Turqisë sepse ne kemi dy vende apo shtete si Turqia dhe Serbia që nuk i kanë kërkuar popullit tonë falje për krimet e tyre , prandaj për ta vendos drejtësinë ne peshoren e moralit dhe shpirtit human duhet që këto shtete të ulin gjunjët dhe të kërkojnë falje sidomos ndaj popullit tonë.

Është e rëndësishëm që tani e gjithë bota demokratike dëshiron që Serbinë ta edukojë dhe ta mësoj se si të përballet me të kaluarën e saj,si nëpërmjet rezolutave ashtu edhe nëpërmjet diskutimeve të vazhdueshme në tavolina dhe biseda të brendshme. Përballja e me të kaluarën e Serbisë , por jo vetëm e saj edhe e Turqisë për gjenocidin ndaj popujve të pafajshëm e sidomos ndaj popullit tonë është e rëndësishme dhe i shërben të ardhmes dhe vendosjes së drejtësisë në peshoren e moralit dhe të shpirtit human e të pafajshëm përballë mizorive e padrejtësive historike e gjenocidale.

Këto dy vende si Serbia ashtu edhe Turqia duhet të marrin shembull Gjermanin e cila nën udhëheqjen e Willy Brandt uli gjunjët dhe i kërkojë falje publike për gjithë atë që kishte bërë Gjermania e Hitlerit ndaj popullit izraelit apo judenjëve.

Një shembull ky i madh i vendosjes së drejtësisë dhe pranimit të gabimeve të së kaluarës, ky gjunjëzim i tij e çliroi Gjermaninë nga vetja e saj, dhe i dha mundësinë asaj të hapet, të pranohet të bëhet një nga shtetet e rëndësishme të Bashkimit Evropian. Duhet ditur se ky gjunjëzim i saj nuk e shleu fajin në mënyrë automatike ,por e njohu gabimin e saj të madh dhe ia hapi derën vetes që të ecet përpara dhe brezave mundësinë ta shikojnë të ardhmen duke mësuar nga e kaluara.

Kështu do të mund të veproj edhe Serbia ,por edhe Turqia që të përballen me të kaluarën ,të pranojnë krimet dhe të ulin gjunjët e t'i kërkojë falje popullit tonë, vetëm kështu do t'ia hapin derën vetes për të ardhmen e mirë në mes shteteve ,fqinjësisë së mirë dhe brezave një pasqyrë më të mirën për të ardhmen duke mësuar gjithnjë nga e kaluara. Me pak fjalë secili shtet që ka bërë gjenocid ndaj një populli duhet të përballet me të kaluarën e tij. Të merret shembulli i burrë shtetit dhe politikanit e udhëheqësit vizionar gjerman Willy Brandt.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".