Lexoni edhe:
Asociacion komunal vetëm për qytetarët serb lojal të shtetit të Kosovës, jo për Serbinë
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Tani më është shumë e qartë dhe jo vetëm pritje por zyrtare dhe publik, se muaji maj, pra java e dytë . do të jetë historik dhe vendimtar për qartësimin e perspektivës evropiane të Kosovës, duke shpresuar dhe besuar për të marr edhe bekimin e Këshillit të Ministrave të BE-së për anëtarësim në KiE. Mirëpo për të arritur këtë hap të madh historik, të parin pas shpalljes së pavarësisë dhe aktgjykimit të Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë për legalitetin dhe legjitimitetin e deklarimit të pavarësisë nga të zgjedhurit e popullit, drejtuesit e institucioneve të shtetit duhet të tregohet serioz dhe shumë bashkëpunues me miqtë ndërkombëtar.
- Nuk është koha për të hezituar dhe kalkuluar, por duhet vepruar tutje me guxim dhe bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Qeveria ta dërgon në Gjykatën Kushtetuese draftin i cili parasheh kornizën e plotë ligjore të themelimit të asociacionit komunal, pasi që pikërisht për këtë temë Kosova akoma vazhdon të jetë në top agjendën e diplomacisë evropiane dhe amerikane, me kërkesë që kjo çështje të finalizohet dhe shteti çlirohet nga kjo barrë e trashëguar hiq më pak se 11 vjet të kaluara.
Asociacion komunal vetëm për qytetarët serb lojal të shtetit të Kosovës, jo për SerbinëLexoni edhe:
Tani Kosova është para shansit që nuk duhet humbur. Kërkohet kujdes maksimal politik e diplomatik për ta mbërri qëllimin final. Nuk kërkohet kokëfortësi por inteligjencë politike. Pra duhet shumë guxim dhe vigjilencë për ti shuar arsyet negative të mos përkrahjes. Pra nëse kërkesa është serioze e Kosovës atëherë kriteret e kërkuara dhe kushtet duhet të përmbushen , nuk ka lojë me shtete e organizata ndërkombëtare. Kosova duhet të jetë e kujdesshme në raport me rendin dhe ligjin, të drejtat e njeriut, demokracinë ,sistemin gjyqësor ,raportet me të drejtat e pakicave, gjetja e zgjidhjes për dinarin, zgjedhjet në veri. Po ashtu do të ishte shumë mirë që të aprovohet edhe Kodi Civil nga Kuvend ,për këtë duhet të mendojnë të gjithë mjaft seriozisht.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".