Lexoni edhe:
Dorëheqje jo, zgjedhjet të bëhen me marrëveshje ose në përfundimin e mandatit
Shkruan:ANALISTI - Gani Qarri
Në fakt Kosovës, asociacionin si kushtëzim, ia imponoi emisari pro-serb amerikan, Gabriel Eskobar, i cili edhe pas shkarkimit nga posti i të dërguarit special, duke qenë se nuk ka siguruar akoma post tjetër, nuk pushon së trumbetuari, se asociacioni, është kusht për pranimin e Kosovës në KiE, sikur ai të ishte edhe drejtues i Këshillit të Evropës. Andaj hapi konkret i Qeverisë së Kosovës , përmes zotimit me shkrim, dërguar BE-së, se brenda muajit do ta finalizojë dhe dërgojë në Gjykatën Kushtetuese draftin e asociacionit të këmbëngulur prej tyre, është për tu mbështetur dhe përshëndetur, edhe nga faktori ndërkombëtar, pavarësisht se në dukje sikur janë paraqitur divergjenca dhe mos koordinim i mjaftueshëm me zyrën Presidentes, ndonëse edhe ajo vet, nuk e ka kontestuar këtë nevojë!
-Madje ky është edhe paralajmërimi më serioz i ekzekutivit të vendit tonë dhe një hedhje tejet e fuqishme e topit në fushë lojën e vendimmarrjes së BE-së që të merret vendimi adekuat, jo vetëm për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por edhe të diskutohet pa vonesë dhe të hiqen përfundimisht edhe sanksionet e saj, të cilat, edhe ashtu Kosovës iu vendosën padrejtësisht, vitin e kaluar, por që edhe pas organizimit të referendumit dhe zgjedhjeve në veri, vazhdojnë edhe sot e tutje, edhe më padrejtësisht, të mbeten barrë e rëndë për shtetin e Kosovës. Qeveria e Kosovës duhet ta ketë parasysh dhe të jetë shumë e kujdesshme që në këtë fazë delikate të hartimit të këtij dokumenti, të ofrojë në grupin punues ekspertët më, me përvojë dhe të mos lë asnjë hapësirë e mundësi për kompetenca "ekzekutive" të cilat do ta rrezikonin funksionimin unitar të shtetit tonë, të garantuar qartë dhe në hollësi me Kushtetutën e Kosovës.
Dorëheqje jo, zgjedhjet të bëhen me marrëveshje ose në përfundimin e mandatit Lexoni edhe:
Këtu duhet pasur kujdes të veçantë, që të mos u lihet hapësirë veçanërisht, manipulimeve të Serbisë, për ndërhyrjen e mëtejme të saj, në çështjet e brendshme të Republikës së Kosovës, përmes interferimit dhe ndikimit destruktiv me qëllim të destabilizimit të shtetit tonë të pavarur! Modeli ekzistues i asociacionit, mund të mbetet bazë për hartimin e draftit i cili do të finalizohet dhe dërgohet për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, duke konsultuar edhe modele të tjera, si “Këshilli Nacional i serbëve në Kroaci”, i cili nuk bie ndesh, as me bazamentin ligjor ekzistues të Kushtetutës së shtetit të Kosovës. Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz, duke folur për letrën e saj në të cilën si ministre e Jashtme zotohet në emër të Qeverisë, se Kosova do ta dorëzojë në fund të majit në Kushtetuese një Draft të Asociacionit të bazuar në Draftin e fondacionit FES, ka deklaruar me plot të drejtë, se për këtë proces Qeveria pret edhe mbështetjen ndërkombëtare, si dhe bashkëpunimin e sinqertë nga pala tjetër.
“Me këtë rast, ne presim që edhe partnerët tanë ndërkombëtare ta vlerësojnë këtë angazhim dhe zotimin e dhënë, dhe varësisht nga reagimi i palës tjetër, ne do të shohim se a do të jemi në gjendje që në fund të fundit ta draftojmë , edhe më pas ta paraqesim,një Draft të tillë. Tani për tani akoma nuk jemi në procese të avancuara, jemi tek zotimi, duke lobuar normalisht me shpresën, që zotimi ynë, të shihet me sy të sinqertë, e të pranohet dhe hapet dera për një zgjidhje, që më në fund, nuk bie ndesh me Kushtetutën e ligjet tona dhe njëkohësisht ofron shanse edhe për minoritarët e komunitetit serb”, ka deklaruar zonja Gërvalla!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".