Popullzimi i tepruar lidershipit politik kosovar po i dëmton seriozisht interesat madhore të shtetit

Popullzimi i tepruar lidershipit politik kosovar po i dëmton seriozisht interesat madhore të shtetit
Popullzimi i tepruar lidershipit politik kosovar po i dëmton seriozisht interesat madhore të shtetit

Agim Bajrami

  • 19 May 2024 - 08:56

Shkruan:ANALISTI-Agim Bajrami

Politikë bërja kosovare, meritat e ndërkombëtarëve kur Kosova avancohet në integrimet dhe anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare, përpiqen ti përvetësojnë si merita të tyre, dhe kur stagnohet në përparmin e integrimeve ndërkombëtare për fajin e tyre ,përgjegjësin e adresojnë tek ndërkombëtarët apo me kënaqësi tek Serbia.

 

Llogaridhënie, në mendësinë e politikës kosovare, nuk ekziston. Përgjegjësia për mos sukses të qeverisjes shtetërore,dhe për rrjedhojë edhe të shkaktimit të regresit dhe dëmit shoqëror e shtetëror,dhe faji si zakonisht i hidhet Serbisë dhe tanimë komunitetit ndërkombëtar, edhe për çështjet banale të përgjegjësive lokale, në mos pastrimin e rrugëve, mirëmbajtjen e tyre, në mos rregullimin e gjelbërimit,mos largimin bërllogjeve nga kontinjerët , e për çështjet më elementare të jetës njerëzore që shoqëria kosovare vuan nga përfitimi i shërbimeve cilësore publike. Politikë bërja kosovare, meritat e ndërkombëtarëve kur Kosova avancohet në integrimet dhe anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare, përpiqen ti përvetësojnë si merita të tyre, dhe kur stagnohet në përparmin e integrimeve ndërkombëtare për fajin e tyre ,përgjegjësin e adresojnë tek ndërkombëtarët apo me kënaqësi tek Serbia.

 

Kur asambleja parlamentare e KiE, e votoj kërkesën e Kosovës për 'rekomandim anëtarësimi' ,dhe në sjelljen dhe formimin e mendësisë të politikës kosovare është të bëhet gara lavdëruese, se kush ka më shumë merita në miratimin e 'rekomandimit të votuar' për anëtarësimin e Kosovës në KiE, e që në të vërtet, kjo meritë është absolutisht e 'pajtueshmërisë të politikë bërësve ndërkombëtare'. Dhe për dështimin e paraqitjes së Kosovës për votim në agjendën e 'Komitetit të ministrave', pasi nga Kosova u kërkua të bëhej dërgimi i versionit të statutit evropian për formimin e Asociacionin të komunave serbe në gjykatën kushtetues të Kosovës, nga edhe qeveria e Kosovës e refuzoi, duke u shprehur se kjo është kërkesë absurde ,dhe në ditën e fundit të mbajtjes së takimit nga 'komitetit i ministrave të KiE ', qeveria e Kosovës në tallje me vetë veten, i dërgoj komitetit të ministrave letrën, se po e dërgoj draft statutin e hartuar nga qeveria në gjykatën kushtetuese.

 

Dhe kjo më shumë ishte politikë e brendshme popullsitë e qeverisë së Kosovës për arsyetimin e dështimeve të veta, tek votuesit e vetë, e duke i fajësuar zyrtarët ndërkombëtar dhe Serbinë. Dhe zyrtarët e KiE, duke e parë jo seriozitetin e qeverisë kosovare, u përgjigjen në letrën qeveritare, "se tani është vonë, dhe draft statuti për formimin e Asociacionit të komunave serbe është i hartuar nga BE-ja dhe ky version duhet të dërgohet në gjykatën kushtetuese për të vërtetuar formën ligjore të përputhshmërisë procedurale të draft statutit me kornizën kushtetues të Kosovës. Dhe kujt i shërben popullzimi i qeverisë së Kosovës, kur shteti shndërrohet në jo funksionalitet ,dhe i izoluar nga bashkësia ndërkombëtare?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"