Premtimi për anëtarësim të Kosovës në KiE me ata 24 hektar tokë për Manastirin e Deçanit ishte një mashtrim i madh në besim

Premtimi për anëtarësim të Kosovës në KiE me ata 24 hektar tokë për Manastirin e Deçanit ishte një mashtrim i madh në besim
Premtimi për anëtarësim të Kosovës në KiE me ata 24 hektar tokë për Manastirin e Deçanit ishte një mashtrim i madh në besim

Blerim Burjani

  • 19 May 2024 - 08:56

Shkruan:ANALISTI-Blerim Burjani

Tash duhet bërë një analogji a fiton më shumë a më pak nëse e plotëson kushtin. Mendoj që për 24 hektarë tokë që iu dhanë Manastirit të Deçanit nga Kurti e kanë mashtruar se e kanë arritur atë kusht. Tash doli mashtrim , sepse ideja e ndërkombëtarëve perëndimor ishte sa për ta futur në lojë. 

 

Nga tash e tutje, se sa do të jetë rrugëtimi i vështirë i Kosovës për ta fituar anëtarësimin në KiE, pas dështimit që kjo çështje të futet në rend dite të Komitetit në takimin jubilar të 17 majit, varet shume nga plotësimi i kushteve, nëse nuk plotësohen mundësia mbetet e hapur por suksesi varet nga kriteri i kërkuar. Tash duhet bërë një analogji a fiton më shumë a më pak nëse e plotëson kushtin. Mendoj që për 24 hektarë tokë që iu dhanë Manastirit të Deçanit nga Kurti e kanë mashtruar se e kanë arritur atë kusht. Tash doli mashtrim , sepse ideja e ndërkombëtarëve perëndimor ishte sa për ta futur në lojë. Tash është futur në lojë Kryeministri Kurti dhe tash duhet plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim dhe për tu hequr masat. Ky është fundi, ose plotësojë të gjitha kushtet ose rri i izoluar.

 

Ata kanë kohë për të të pritur, e ne s’kemi kohë, se humben shumë gjasa, raste, vonohesh dhe mbetesh mbrapa me varfëri, pa integrim pa asgjë. Sigurisht që edhe Gjykata Kushtetuese do ta vlerësoj kushtetutshmërinë e draftit me Kushtetutën. Se a duhet dërguar draftin në Gjykatën Kushtetuese është çështje e vullnetit politik. Qeveria njërin prej drafteve, që ishin katër drafte, mundet ta dërgoj në gjykatë dhe të hiqet përgjegjësia politike. Pastaj të pritet për rekomandimet e gjykatës që ata e quajnë aktgjykim. Kjo gjykatë e vlerëson në mënyrë abstrakte draftin. Pra gjykon apo vlerëson normat e draftit. Përgjigja e gjykatës ka peshë dhe pasoja kushtetuese dhe politike, varësisht çka interpreton dhe qysh. Varet nga gjyqtari referues se si do ta përgatis konkluzionin gjyqësor. Pra kërkohet kujdes maksimal dhe përgjegjësi. Kam përshtypjen që ideja ndërkombëtare është që të dërgohet drafti në këtë gjykatë dhe pastaj për të bërë presion të madh mbi këtë gjykatë për ta dhënë ndonjë interpretim pozitiv për njërin nga dokumentet. Kjo mundë të jetë e pa pranueshme nëse ndodhë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"