Asociacioni i kushtëzuar de-fakto është skenar për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës

Asociacioni i kushtëzuar de-fakto është skenar për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës
Asociacioni i kushtëzuar de-fakto është skenar për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 23 May 2024 - 07:40

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Po paraqiten shqiptarët si popull i pa 'sigurt", i "egër" dhe që nuk bashkëpunon me BE dhe me faktorët tjerë? Çudi e vetvetes! Populli shqiptar, populli me evropian dhe më amerikan, bëhet lëndë e zgjidhjes së konflikteve midis shteteve të BE-së e NATO-s në interesa serbosllave. Për ti ruajtur raportet historike me Serbinë, sidomos nga Franca, po i epet forcë Asociacionit serb, një shteti të ri serb në Ballkan.

-Në kuadër të aktivitetit për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në KiE, doli në dritë treshja e BE-së, përkatësisht Franca, pas saj u kap Gjermania e Italia, për ndarjen e Kosovës. Në këtë pikësynim dolën sikurse shqiptarët e Kosovës të ishin "majmun", përkatësisht njerëz me "bisht", për t'i treguar botës serbosllave, se BE nuk është kundër. Kushti i dalë nga Franca, pasi z. Makron e pati në vizitë kriminelin e luftës Vuçiq, ku shkoj një ditë pas edhe z Rama, u paraqit në kusht dërgimi i projekt statutit të Asociacionit të BE-së në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, për të u anëtarësuar Kosova në KiE. Ky bashkëpunim i treshes, përkatësisht Makron, Scholz dhe Meloni, u bë pas takimit Makron-Vuçiq dhe Makron -Rama. Çështja doli tashmë në dritë. U pa se Franca nuk është në anën e sovranitetin të shtetit të Kosovës.

Çuditë fakti pse u bashkuan me shtetin e Francës edhe SHBA, Gjermania, Italia dhe Anglia? Po Edi Rama pse? Shtetet evropiane janë ato që e ndanë dhe e copëtuan Shqipërinë dhe shqiptarët. Në disa Konferenca mbi Ballkanin, u bë bashkë faktori evropian dhe e ndanë Shqipërinë midis shteteve të Ballkanit. Mbi 1/2 e territorit iu murr Shqipërisë. Shumë territore u futën nën Greqi, nën Malin e Zi, nën Serbi dhe tash nën Maqedoni. Këtë ndarje po e pëlqen edhe tash BE. Po z.Rama pse? Ky i ka disa shkaqe: 1. Konflikti permanent Rama-Kurti. 2. Tentimi i z.Rama për të dalë para shteteve dhe organizmave ndërkombëtare si forcë paqësore. 3. Paraqitja e propozimit të z.Rama për Asociacion. 4. Përpjekjet e z.Rana për miqësi me Serbinë, duke u lidhur me kriminelin e luftës Vuçiq dhe 5. Varshmëria e z.Rama ndaj faktorit ndërkombëtar. Shtetet që gjatë historisë, sikurse është Franca e Anglia, Rusia dhe Italia, që e kishin ndarë dhe copëtuar kombin shqiptar, u bënë bashkë që të veprojnë. Çuditë vetëm fakti pse u bë bashkë Gjermania dhe SHBA? Po Anglia pse? Tashmë dihet se midis këtyre shteteve, ka konflikte të mëdha. Disa prej tyre, si Gjermania e Italia, Anglia e SHBA, u bënë bashkë me Francën, si mjet i pajtimit, vetëm që të ruhet uniteti në BE.

Mos të ketë konflikte në NATO dhe kundruall Rusisë e Kinës. Për këtë shkuan pas Francës edhe Anglia dhe SHBA, Italia e Gjermania. Duket se për shqiptarët dhe mbi Kosovën nuk ka konflikte midis shteteve të UE-së. Por, konfliktet po rriten për ardhmërinë e BE-së, të luftës në Ukrainë, në Lindje të afërt e të Largët, edhe në raportet me Rusinë, me shtetet e ndryshme të BRISKUT. Në këtë katrahurë u bashkuan kundër Kosovës. Këto shtete, u bënë bashkë për të ruajtur një gjendje statike në Ballkan, pavarësisht të drejtës E këtu u "harrua" bota serbe dhe ideologjia serbomadhe! Doli në dritë përsëri platforma serbomadhe për shqiptarët si njerëz të "egër", me "bisht" dhe të "paformuar". Me këtë u shkel përsëri lufta për liri dhe shtet të shqiptarëve. Po paraqiten shqiptarët si popull i pa 'sigurt", i "egër" dhe që nuk bashkëpunon me BE dhe me faktorët tjerë? Çudi e vetvetes! Populli shqiptar, populli me evropian dhe më amerikan, bëhet lëndë e zgjidhjes së konflikteve midis shteteve të BE-së e NATO-s në interesa serbosllave. Për ti ruajtur raportet historike me Serbinë, sidomos nga Franca, po i epet forcë Asociacionit serb, një shteti të ri serb në Ballkan.

Për shkak të Francës, në njërën anë dhe, në anën tjetër, të forcës së kompanisë sllave, Asociacionin po e duan disa shtete të BE dhe edhe vetë SHBA-të. E mu këtë qëndrim e lufton Kosova dhe shqiptarët. Së këndejmi, po paraqiten shqiptarët kokëfortë dhe Qeveria e Kosovës e pandërgjegjshme dhe kundër planeve të BE-së. Nga BE nuk po merret parasysh realiteti aktual. Interesat, miqësia, afërsia dhe gjendja historike, si dhe raportet midis shteteve, po ndikojnë në ndërtimin e politikës mbi Ballkanin Perëndimor. Këtu u rritë interesi serb dhe po dalin në sipërfaqe qëndrimet pro-serbe dhe pro - sllave, thjeshtë antishqiptare. Shqiptarët po mbesin, si në histori, vetëm për vetëm. Popull i veçante. Kosova nuk është kundër BE-së. Por, nuk është për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës, sikurse e duan disa shtete të BE-së. Dhe, këtë duhet kuptuar, sepse frika nga ndarja e Kosovës e ka vërë në lëvizje pakënaqësinë shqiptare.

Asociacioni këtë e ka për qëllim. Shqiptaret shkojnë pas idesë së bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Këtu qëndron baza e zgjidhjes së çështjes. Me këtë realizohet një e drejtë historike. Por, këtu domosdo duhet të ketë kujdes mbi minoritetet në Kosovë. Të drejtat dhe liritë kërkohet të garantohen. Kosova dhe shqiptarët e pranojnë këtë status, e kurrsesi Asociacionin. Kjo zgjidhje do të qon në luftë. Nuk lejohet të bëhet “me thika” copëtimi i kombit shqiptar. Çka është mjaft... mjaftë është!!!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".